Connect with Us

Pezullohen tenderët/ APP: Të vijojnë vetëm ato që kanë lidhje me nevojat e COVID-19

Lajme

Pezullohen tenderët/ APP: Të vijojnë vetëm ato që kanë lidhje me nevojat e COVID-19

Publikuar

-

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi institucionet se të gjitha procedurat e prokurimeve do të pezullohen me përjashtim të atyre që vijnë si domosdoshmëri e situatës së krijuar nga COVID-19. Në njoftimin e fundit APP nënvizon se insitucionet duhet të marrin masa edhe për pezullim e procedurave që njihen si blerje të vogla.

“Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

LEXO EDHE:  Sërish shifra shqetësuese nga Maqedonia e Veriut/ Humbin jetën 8 persona

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Publikuar

-

Nga

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Në kuadër të 21 Qershorit “Ditës së Liqenit” kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka pritur sot në një takim kryetarin e Bashkisë Strugë Ramiz Merko dhe Bashkisë Ohër  Kostandin Georgievski.

Në takim është diskutua për një paketë turistike të përbashkët në vijim dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike e kulturore në qytetet që lagen nga i njëjti liqen.

Fokusi kryesor është kalimi i bashkëpunimit turistik në një tjetër fazë.

Lëvizja ujore në të dyja anët e liqenit gjithashtu ishtë një prej prej çështjeve të diskutuara dhe që tashmë ka marrë dritën jeshile.

LEXO EDHE:  Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

LEXO EDHE:  Britania nis sot vaksinimin me AstraZeneca/ Gjysmë milionë doza janë gati për përdorim

Këto bashki kanë fatin që shtrihen përgjatë një prej liqeneve më unikalë në botë, prandaj edhe zhvillimi i turizmit duhet të jetë në sinkron mes tre qyteteve.

Pas diskutimit, vizitat vijuan në panairin artizanal dhe në mbyllje një shëtitje me anijen “Lyhnidas” ku Qendra Kulturore shoqëroi me këngë qytetare udhëtimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Linda Rama nuk mban dot lotët kur flet për nënën e kryeministrit/ ”Jemi me plagë të hapur”

Publikuar

-

Nga

Linda Rama nuk ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për largimin nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews, Linda Rama tejet e prekur është shprehur se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe se ikja e saj ka lënë një plagë të dhimbshme në jetën e tyre.

Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte kurajoze në të gjitha sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë, ishte dinjitoze, ishte madhështore si e përballoi të papërballueshmen për shkak të gjuhës së egër politike, mbështetsja më e madhe e Edit, kërkuesja më e madhe edhe besimplotë që Edi në politikë i bën mirë Shqipërisë”, u shpreh Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Publikuar

-

Nga

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar ndjesitë e saj pas fitimit të mandatit të tretë të PS.

Në një intervistë ekskluzive në “Euronews” me Ilva Taren, Linda Rama shprehet se ajo dhe familja e saj nuk kanë festuar asnjë fitore nga zgjedhjet pasi politika për ta është një privilegj për të cilin duhet bërë shumë punë.

Sigurisht ajo e para gjë që mund tëthem që provon një sens lëhetësie. Pasi mandate i tretë i Edit është i rëndësishëm për të çuar përpara me një axhendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Ne nuk kemi fituar asnjëherë një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të vijuar për të bërë punë. Është një konfrimim që pret ta marrësh çdo ditë të jetës tënde”, shprehet Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE