Connect with Us

Pas rritjes artificiale të dy javëve të fundit, euro pëson rënie

Ekonomi

Pas rritjes artificiale të dy javëve të fundit, euro pëson rënie

Publikuar

-

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.52 lekë, me një rënie prej 2.14 lekë në raport me ditën e mëparshme. Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë me 2.5 lekë.

Gjatë ditës së sotme në rënie ishin të gjitha valutat, ku dollari u këmbye me 117.26, me nënçmim prej 1.49 lekë në raport me ditën e mëparshme dhe paundi ra me 1.4 lekë, ne 144.85 lekë.

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

LEXO EDHE:  Afër 100 mijë euro për serbët e Hoçës së Madhe

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg. Në një prej agjencive kryesore valutore në vend, euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 130.3 lekë, me një diferencë prej 4.3 lekësh, kur normalisht diferenca në shitblerje varion midis 0.5 dhe 1 lekë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara nga COVID-19”/ Tabaku ngre 4 pyetje për qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e Standart and Poors, ndërsa thekson se sipas tij, vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Tabaku thotë se prej kohësh PD ka shprehur shqetësimin e evidentuar në këtë raport, se ekonomia jonë është më e rrezikuara në të gjithë rajonin.

“Shqipëria është një nga 20 vendet më të rrezikuara edhe në lidhje me mungesën e të ardhurave për qytetarët e Shqipërisë. Kjo mungesë të ardhurash nëse nuk veprohet nga qeveria MENJËHERË do të godasë shumë rëndë qindra mijë familje shqiptare.
Ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë. Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur. Nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është E PAMJAFTUESHME”, shkruan Tabaku.

Me tej, ish deputetja ngre katër pyetje përsa i përket biznesit të vogël, të papunëve, familjeve që u është hequr ndihma ekonomike dhe shitësve ambulantë.

“1. Çfarë do të bëhet me të paktën 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?
2. Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?
3. Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?
4. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?”, janë pyetjet që ngre Tabaku.

LEXO EDHE:  Euro forcohet përkundrejt lekut/ Ja çfarë po ndodh në treg

LEXO EDHE:  Euro në rënie/ Tregu i pasigurtë nga luhatjet e forta

Ajo thekson se për këto pyetje qeveria nuk ka një përgjigje dhe nuk ka buxhetuar kurrgjë për këto shtresa vulnerabël dhe për pjesën më të madhe të punësuarve edhe bizneseve.

“Qeveria që vetëm këtë vit do t’i japë 120 mln euro koncesioneve të oligarkëve ka disbursuar vetëm 40 mln euro për qytetarët e këtij vendi. Qeveria duhet të të ndalë menjëherë çdo tender e koncesion që sot po gërryen buxhetin e shtetit, dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarve, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti si dhe të përdorë lehtesimet fiskale që Partia Demokratike ka propozuar për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë.
Sot është dita që të paktën një herë në këto 7 vite të mendojnë për qytetarët.Nesër do jetë SHUMË VONË”, shkruan Tabaku në postimin e saj në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota pas coronavirusit, me ekonomi ndryshe

Publikuar

-

Nga

Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.

“Ky është momenti i së vërtetës,” thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t’i përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.

Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale,” tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.
5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë

I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit,” tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”. Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global,” thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar. “

LEXO EDHE:  Zbulohen shijet e shtrenjta të zyrtarëve/Qindra euro për një darkë

LEXO EDHE:  Zbulohen shijet e shtrenjta të zyrtarëve/Qindra euro për një darkë

Covid 19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global,” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.

Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 20 mijë vetëve. /DW

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nis sot, ja proçedura si të aplikoni për “pagën e luftës”/ Kush përfiton

Publikuar

-

Nga

Nga data 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”. Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat  e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, (listën e aktiviteteve të lejuara e të mbyllura e gjeni në  link). Një listë më e detajuar po hartohet nga tatimet dhe pritet të publikohet së shpejti.

-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit përkatës.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Në total është deklaruar zyrtarisht se përfitojnë 60 mijë të punësuar/vetëpunësuar, nga 176 mijë që janë gjithsej, ose rreth 34% e të punësuarve gjithsej në subjektet e vogla.

Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.

Si aplikohet

Monitor ka ndjekur procedurat që duhen ndjekur për aplikimin

Hapi i parë

Plotësoni formularin i cili gjendet në fund të link  https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pagesrmulari

Formulari përfshin:

  1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
  2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:

-emrin, atësinë, mbiemrin

-numrin personal të identifikimit të përfituesit

-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare

-IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Tatimet kujtojnë që aplikuesit duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

LEXO EDHE:  RREFIMI / Ja se si u arrit në monedhën e quajtur Euro

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit “rrëzojnë” euron / Me sa u këmbye sot

Ruajeni formularin si dokument.

Hapi i dytë

Hyni në sistemin tuaj e-filing, kliko këtu  https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn

Pasi të vendosni NIPT dhe password dhe të hyni në sistem, shkoni tek eFilingim, pastaj zgjidh “çështjet e mia”

Te çështjet e mia, krijo çështje dhe pastaj zgjedh skedar (formularin e plotësuar) dhe dorëzon formularin.

Tatimet kanë bërë të ditur se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Tatimet kanë njoftuar se të gjithē pêrfituesit duhet të kenë llogari bankare në emrin e tyre, ku do i kalojë pagesa.

Vetëm një e treta e të punësuarve në biznesin e vogël përfitojnë

Sipas të dhënave nga tatimet, në të gjitha bizneset e vogla në vend (rreth 99 mijë në total) deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël, të cilët janë të punësuar në 30 mijë subjekte.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, përfshirë dhe pagesën e papunësisë. Ky fond nis efektin që nga 1 prilli, duke lënë të pambuluar pjesën e marsit, kur filloi dhe mbyllja e bizneseve.

Ndonëse mund të ketë shumë biznese që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale./ Monitor

LEXO TE PLOTE