Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Katër informacione të vërteta dhe një pyetje

Opinione

Nga Artan Fuga/ Katër informacione të vërteta dhe një pyetje

Publikuar

-

Artan fuga akademik

1. Sindromi i të burgosurit si virus është hapur shumë ndër burrat. Cfarë është? Kam folur në telefon me rreth 30 vetë, nga të cilët 10 flisnin si më parë, kishe qejf t’i dëgjoje. Por 20 të tjerët zgjasnin muhabetin, flisnin kot, përsërisnin nga njëqind herë gjërat, hynin në monologje, të ndërprisnin fjalën, nuk dëgjonin, flisnin pa fund, nisnin të harronin emrat e përveçëm, kishin hyrë në teorinë e komplotit hebreo – frankmason, thoshin : e pe doli fjali ime!, tregonin se çfarë bëjnë ata të përkryer, sesi të tjerët nuk i kuptojnë, etj. Disa lavdëronin ose shanin edhe qeverinë. Jepnin parashikime se kur do të përfundojë pandemia. Sindromi i mbylljes në shtëpi. Sindromi i të burgosurit!

Kur të dalin në liri këta mos i llogarisni më! 🙂

2. Rritur me 20 deri 30 përqind aktet e dhunës familjare ku burri rreh gruan në shtëpi në disa vende europiane. Statistikat vijnë nga denoncimet e grave në polici.

3. Në Itali, Spanjë etj, ndonëse jeni në pikun e epidemisë ka një stopim të rritjes të paraqitjes të të sëmurëve në spitale. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një pikë vertikal në ulje apo linear horizontal. Tregues shumë pozitiv.

4. Në Francë autorizohet që edhe të sëmurët me simptoma të lehta nën kujdesin e mjekve dhe me recetë, nën vëzhgimin edhe të mjekve të familjes mund të marrin plakenil. Testimi bëhet gjithashtu në disa dhjetra spitale njëkohësisht.

LEXO EDHE:  Nga Bislim Ahmetaj/ Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën

Pyetje:

si është e mundur që në shoqëritë demokratike epidemia zhvillohet me një kurbë që është rritur gjeometrikisht kurse në vende diktatoriale, gjysëm diktatoriale, ose piramidale të vdekurit dhe të infektuarit rriten si numur gradualisht, pra me shifra të vegjël?

Cfarë do të thotë kjo? Sa më diktatoriale shoqëria aq më mirë me shëndet janë njerëzit? Apo… Këtej e tutje ja një kriter bio-imunitar për të dalluar një pushtet arbitrar nga një pushtet demokratik. Në demokraci njerëzit sëmuren dhe shkojnë në spital. Kurse në diktatura ose shoqëri piramidale njerëzit sëmuren dhe kush thotë se jam sëmurë rrezikon të ndëshkohet për agjitacion e propagandë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

10 propozimet e Artan Fugës/ Ja si mund të përballohet kriza nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Nga Artan Fuga

Ata që kanë detyrë të shprehen shkencërisht publikisht, kur bëjnë deklarata boshe, apo politizojnë, tradhëtojnë misionin e tyre!

Në planin e aktivitetit shkencor, unë i qendroj rezultateve të kërkimit tim shkencor, personal ose kolektiv, të raportuar rregullisht dhe të bërë me dije në media për opinionin publik.

Unë kam vazhduar të theksoj qe ka edhe arsye urbane që epidemia është e ndjeshme sidomos në zonat e dendura urbane. Nuk është rastësi siç e kam analizuar hollësisht te botimi im Rënia e Qytetit, që siguria sanitare, sociale, ekonomike në një qytet të urbanizuar keq të japi një përkeqësim të situatës.

Po kështu kam theksuar në vite që boshatisja e territorit dhe heqja dorë nga nxitja e ekonomisë kombëtare do të ishte e rrezikshme për një ekonomi që sigurisht aspiron integrimin e saj global. Këtë e kam paraqitur hollësisht te punimi im Shoqëria Periferike.

Nga ana tjetër, te libri Shoqëria Piramidale kam venë në dukje që përqendrimi piramidal i kompetencave sjell mosfunksionimin e shtetit si një organizëm që në bazë duhet të ketë si cdo shtet demokratik decentralizimin dhe inciativën qytetare. Ne sot shohim paralizën e veprimtarisë të Kuvendit dhe sidomos të pushtetit lokal pa asnjë legjitimitet qytetar dhe politik.

Për të mos u zgjatur në analizat lidhur me funksionomin e mediave, ku informacioni i thellë dhe i verifikuar masiv, me karakter edukues dhe shkencor, është në zgrip të programacionit.

Nuk është sot koha për të analizuar të kaluarën. Kjo do të bëhet në mos sot ose nesër kur koha të vijë e të jetë e mundur dhe e përshtatshme. Në atë kohë sigurisht do të analizohet edhe mosfunksionimi, qendrimi deklarativ, bllokimi i hallkave shkencore të saj, dhe më tej.

Në planin afatshkurtër mirë a keq, por bazuar te studimet e mia, kam propozuar masa të ndryshme, kam dhënë rekomandime të ndryshme, që nuk kanë dashur t’i dëgjojnë. Vecoj :
1. Qysh në fillimin e dhjetditëshit të dytë të shkurtit duke parë se çfarë po ndodhte në Itali, kam rekomanduar me shumë forcë mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve publike kolektive dhe masive jo të domosdoshme. Duhet thënë që askush nuk e vuri ujin në zjarr, madje media proqeveritare më kanë sulmuar dhe fyer ashpër! Cfarë bëri akademia e shkencave për këtë ? Asgjë!
2. Kam mbështetur mediatikisht të gjitha masat e qeverisë për distancimin social duke e shpjeguar si koncept në media dhe duke bërë thirrje të respektohet pa paragjykime politike.
3. Kam propozuar jo thjesht të përcaktohen sektorët strategjikë që duhet të vazhdojnë të punojnë, por të përcaktohen, dallohen, kartografohen, të gjitha bizneset konkrete të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj që në kushtet e sotme të përballimit të një situate të jashtzakonshme duhen shpallur biznese strategjike me rëndësi kombëtare dhe të realizohet kalimi i tyre në një kuadër normativ të veçantë.
4. Të vendoset në shërbim të funksionimit të tyre, si edhe të merren masa lehtësue ekonomike, për këto biznese prioritare, duke nisur që me vendosjen në shërbim të transportit të punonjësve të tyre në vendet e tyre të punës, higjenizimin e tyre, etj., biznes pas binzesi.
5. Kam kërkuar të kalohet në sektorë dhe biznese konkrete në gjendjen e “ekonomisë të luftës”, pra që shteti të subvencionojë jo për prodhim avionash, tankesh, kallashnikovësh !!!, si në një luftë me armë, por që shteti, fuqia publike, të subvencionojë dhe të blejë, magazinojë ushqime që i rrezistojnë krizës: pluhur vezësh, qumësht pluhur, sardele, mish i tharë, konserva perimesh, frutash të thata, etj., etj.
6. Kam propozuar që në fishat e pacientëve me virusin covid19 të shtohen me përparësi të dhëna sociodemografike dhe bihevioriste që do të na jepnin një tablo të shpërndarjes territoriale, dhe sociologjike të epidemisë. Kjo do të kërkonte përpilimin e një pyetësori me këto të dhëna.
7. Kam propozuar që të krijohet një celulë e përbashkët ndërinstitucionale për vjeljen, klasifikimin dhe shpërndarjen e informacionit shkencor më të përparuar planetar, të përvojave më të mira epidemiologjike, duke bashkërenduar punën e rtsh, ama, atsh, akademisë të shkencave që e kanë për detyrë të jenë antena të marrjes të informacionit me karakter shumë sensibël nga jashtë.
8. Kam propozuar në bazë të përvojave të vendeve më të përparuara që Ministria e Shëndetësisë të kontaktojë dhe të marrë një vendim për përdorimin ose jo të cloroquine-s, nën kontrollin e rreptë hospitalor, gjithsesi thjesht në rolin e informuesit, dhe aspak të specialistit në fushat e shkencave mjeksore.
9. Kam kërkuar që të rialokohen të gjitha fondet buxhetore të akorduara në kuadrin e PPP duke u rivënë me transparencë në shërbim të përballimit të krizës ushqimore, sanitare, sociale dhe ekonomike e financiare që po afrohet!
10. Propozoj që autorizimet për daljen e këmbësorëve për të kryer nevoja të domosdoshme në hapësirën publike të bëhen të mundura, sipas përvojës së përparuar në vende europiane të organizuara, duke përdorur telefonin personal të cdo qytetari, ku me sms ose aplikacion tjetër të dërgohen formularët që qytetari shkarkon, merr, çekon dhe paraqit përpara forcave të rendit. Procedura të mos jetë e bazuar në transferimin e përmbajtjes të autorizimit online, por në sinjalin telefonik. Kjo do ta bënte efektive procedurën duke pasur ndihmën e operatorëve telefonikë të vendit. Përndryshe një procedurë e centralizuar dhe online jo vetëm është piramidale, jofunksionale, por edhe shkakton shumë vështirësi për jetën sociale si edhe nuk e ndihmon politikën e distancimit social./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Pse burrat infektohen më shumë se gratë nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Kush infektohet më shumë me covid19?

Nga krahasimet e informacioneve shkencore që mbledh nga qendra spitalore evropiane dhe nga intervista me mjekë shumë të njohur europianë që transmetohen nga media të huaja rezulton se gratë po infektohen deritani më pak se burrat!

Infeksioni kuptohet që është i përhapur në qendrat më të mëdha urbane.

Disa thonë se meqë në këto qendra shkëmbimet dhe lidhjet mes njerëzve janë më të shpeshta virusi përhapet më fort. Mundet. Por ka edhe të tjerë, po aq me reputacion, që kanë hipotezën që në zonat urbane ndotja ambjentale më e madhe i ka pas dhënë më shumë forcë sherndarjes të virusit.

Të shohim. Hipoteza janë.

Pse gratë janë më pak të infektuara? Përse burrat mbushin më shumë krevatet e sallave të reanimacionit sesa gratë? Ende nuk ka shpjegim.

Eva doli më e fortë se Adami të paktën në këtë pikë.

Të shohim. Hipotezat janë. Puna është të kemi informacione me parametra të gjithanshëm dhe të saktë ne në Shqipëri. Bota le të bëjë punën e vet. Ne sigurisht nuk shpikim dot vaksinën, por një kontribut të vogël mund t’a japim.

Ne duhet të kemi të dhëna të plota :

Nga të infektuarit të shtruar në spital, nga ata me simptoma të lehta që janë paraqitur te mjeku i lagjes, nga ata me simptoma të rënda, nga ata që kanë humbur jetën etj., nga ata që testohen dhe dalin pozitivë, por pa simptoma :

Sa janë gra dhe sa janë burra?
Sa janë nga zonat e dendura urbane, sa janë nga periferia dhe sa janë nga zonat rurale?
Sa janë nga zonat fushore, sa janë nga zonat kodrinore, sa janë nga zonat malore?
Sa janë shpërndarë sipas grupmoshave?
Si janë shpërndarë sipas profesioneve?
Sa janë nga Jugu, nga Qendra, nga Veriu?
Si janë shpërndarë sipas tipologjisë të familjeve dhe kontaktit me emigrantët?
Si janë shpërndarë sipas sëmundjeve të mëparshme?

etj.

Pra, të dhëna socio-demografike të sakta, të bollshme, lëre pastaj të dhëna të parametrave mjeksorë që mund të shtohen në këtë informacion.

Në këtë mënyrë ne do ta zhvillojmë shkencën e epidemiologjisë duke e kryqëzuar atë me sociologjinë, me teknikën e big datave, me gjeografinë, me shkencat e administrimit të territorit, etj.

Pra, na duhet pikërisht ajo që insistoj, zhvillimi i kërkimit shkencor si kryqëzim metodash shkencash të veçanta, ndërtimi i laboratoreve të kërkimit shkencor ndërdisiplinarë, integrimi i dijeve teorike me të dhëna të mëdha informative të klasifikuara dhe të kuptuara si duhet.

LEXO EDHE:  Raporti i DASH/ Paloka pyet diplomatët…

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Ne na duhet që tani të kërkojmë këto të dhëna të përmbushen në formularët për cdo të infektuar. Tani, sepse pastaj, më vonë këto të dhëna do të humbasin në pluhurin e asgjësë.

Vetëm në këtë mënyrë duke bashkuar shkencat e territorit, me shkencat sociale, me teknologjitë e komunikimit, me big datat, me shkencat mjeksore ne do të ndërtojmë politika publike që duhet të konceptojnë strategjitë tona të menaxhimit të territorit, të ekonomisë, etj.

Na duhen doktoratura shteti me tema që i imponon ose propozon shteti të subvencionuara fort! Doktoraturat e zakonshme le të jenë thjesht diploma të ciklit të tretë.

Ne nuk kemi tema studimesh shkencore prioritare dhe strategjike.

Na duhen grupe kërkimi ndërdisplinare dhe jo brenda një dispiline të vetme madhore.

Ne duhet të kuptojmë se koha është te diseign thinking dhe jo te monologjet brenda të diturve të një fushe që sapo dalin jashtë saj tjerrim brockulla.

Ka ardhur koha që të dhenat tona t’i krahasojmë me të dhënat europiane.

Na duhen të dhëna big data që shteti as ve ujin në zjarr t’i subvencionojë si sisteme, të paktën për të dhënat e politikave publike.

Futesh në të dhënat e INSTAT për të kuptuar gjesëndi dhe kupton se janë ndërtuar me metodat më budallaqe dhe të dyshimta të mundshme. Me kategori që nga koha e Stalinit dhe e Ho Shi Minhit!

Na duhet menaxhimi i shkencave prioritare, na duhen specialistë kërkimi brenda grupeve ndërdisiplinare, ndarja me institute si burgje, e si kazeerrma, ka marrë fund. Po tregon se nuk ka asnjë vlerë.

Na duhen breza të mësuar! Jo diploma që nuk cojnë drejt specialiteteve aplikative!

T’i thërrasim mendjes, koha ka ardhur ose komb me dije bashkëkohore ose rrezikojmë të zhdukemi nga covid 2020, 2021, 2035…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Një koronavirus me dy kolera

Publikuar

-

Nga

Te lindja jote ata silleshin si bakterje e ndyrë nëpër koridorët e maternitetit. Pastaj të ndoqën nga pas në shtëpi dhe kur ti pije qumështin e sat ëme kërkonin të futeshin brenda gojës tënde të të helmonin. Qaje ti, ata hidheshin përpjetë nga gëzimi, lodroje ti ata nxinin nga mllefi.

Në çerdhe, në kopësht, në shkollë, në lagje, mes shokësh, te fletorja e detyrave të shtëpisë, te topi që shkelmoje, te adoleshenca jote, kudo ata vërtiteshin të të spërkasnin me pështymën e helmatisur që ti të infektoheshe e të mos rriteshe. Sëmundja jote ishte lumturia e tyre, shëndeti yt i brengoste. Dimrin ta kallkanosnin më tepër, beharin ta ftohnin si dimër. Pranverës kërkonin tia zverdhnin gjethet, frutat e vjeshtës ti myknin nga zgjebja e tyre.

Të ndiqnin nga pas kur puthje të dashurën, universitetit tënd ia kyçnin auditorët, pastaj të shtynin të largoheshe nga atdheu e të mallkonin kur ti i injoroje.

Turfullonin kur dera i hapej vendit tënd të hynte në familjen e madhe evropiane, qeshnin me lotë kur ti lotoje në gërmadhat e tërmetit. Mallkonin pse vonohej ardhja e virusit vdekjeprurës dhe kur viroza na helmoi të gjithëve u bënin atentat mjekëve dhe infermierëve të mos shkonin në spitalet e tyre. Numërojnë çdo ditë viktimat e mortjes dhe luten që ne të katandisemi sa më shpejt në një karantinë spanjolle apo italiane.

Dalin natën dhe përgjojnë nëse rënkojmë nga dhimbjet e sëmundjes dhe ndezin fishakzjarret e mënxyrës kur lëngojnë qytete e fshatra…
Ndryshe nga vendet e tjera të planetit që përballë kanë të vetmin armik të padukshëm, ne në Shqipëri kemi tre. Të padukshmin Coronaklasik që një ditë do ta zhdukim dhe dy Kolera të tjera që do na mbeten këtu.

LEXO EDHE:  Artan Fuga publikon foton alarmante dhe kërkon publikisht ndihmë/Ndërhyni sa më parë

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Simptomat e tyre tashmë i njohim, nuk kanë as ethe e as kollë. Janë dy Kolera që nxijnë nga cinizmi dhe vjellin vrerin e hirtë në çdo muaj, në çdo stinë, në çdo ekran televizori, në çdo portal lajmesh.
Nëse i hasni apo rastisni me ta mos u largoni, mos nxitoni në farmacinë më të afërt, mos blini as ilaçe e mos bëni as vaksina.

Mos u tutni kur u aviten e u qurraviten, kur u mallkojnë a tentojnë tu helmojnë. Antitrupi më i mirë është ti mëshironi u tua qani hallin. Janë të dy të tredhur nga e djeshmja e tyre, nga rrënimi i familjeve të tyre, nga gratë e tyre, nga mungesa e dashurisë dhe nga abandonimi i shokëve së tyre. Prodhojnë dhe tentojnë të shesin mllef më tepër se një firmë farmaceutike por si gjithmonë u mbetet stok i pashitur edhe mllefi, edhe cinizmi.

Janë dy Kolera që fatkeqësisht na duhen për të përforcuar imunitetin tonë kolektiv. Gjithësesi po u njoftoj se data e prodhimit të tyre ka skaduar:
Fatos Lubonja, mars 1997
Andi Bushati, qeshor 2005

LEXO TE PLOTE