LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menduat se iku dimri?/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

1 Prill 2020, 06:07, Sociale CNA
Menduat se iku dimri?/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Reshjet e shiut do të vijojnë gati përgjatë gjithë ditës së mërkurë në bregdet, zonat e ulëta hera- herës edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.
Sipas SHMU, në alpe e verilindje reshjet do të jenë në formën e dëborës e që prej orëve të mesnatës do të jenë të dendura në këto zona.

Me rënien e ndjeshme të temperaturave gjatë ditës reshjet e dëborës do të përfshijnë pjesën më të madhe të rajonit verior deri në lartësi fushore sikundër shihet në hartë.

Në lindje e juglindje reshjet e dëborës nisin prej orëve të paradites deri në lartësitë 500-600 metër me intensitet deri mesatar.
Era veriperëndimore do të fryjë hera herës e fortë, kryesisht në bregdet, zonat e ulëta e lugina. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.
E gjithë kjo situatë nuk do të zgjasë gjatë, pasi në mbrëmje reshjet e shiut e dëborës ndërpriten, për ti lënë vendin kthjellimeve.

Lajmet e fundit nga