Connect with Us

Manastirliu jep lajmin/ Shtyhen masat dhe ndërhyrjet kirugjikale, njoftimi për qytetarët me ndihmë ekonomike

Sociale

Manastirliu jep lajmin/ Shtyhen masat dhe ndërhyrjet kirugjikale, njoftimi për qytetarët me ndihmë ekonomike

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një njoftim për qytetarët pak minuta më parë.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, Manastirliu bëri me dije se do të shtyhet afati i mbylljes për të gjitha baret, restorantet apo shkollat, çerdhet dhe kopështet.

Ajo gjithashtu tha se do të shtyhen edhe ndërhyrjet kirurgjikale dhe konsultat mjekësore deri në përfundim të situatës.

“Dua të informoj qytetarët se nga sot shtyhen pa afat urdhrat për masat ndaluese me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë çerdhet, kopshtet dhe shkollat, të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike. Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët. Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë aktivitetet publike dhe jo publike dhe anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.
Shtyhen deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike”, u shpreh ajo.

Për personat me ndihmë ekonomike dhe ato me aftësi të kufizuar, tregoi se nuk përse të shkojnë të mbajnë radhë në sportele për aplikime, pasi nënvizoi se çdo gjë mund të bëhet online.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet drejtori i spitalit të Kavajës?! Manastirliu: Fake News

“Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online. Sipas urdhërit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike.
Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore”, nënvizoi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin/ Masat e marra vlejnë deri në përfundimin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Sapo u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë, qeveria mori një sërë masash deri në datën 3 prill.

Mirëpo ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë afatin e 3 prillit deri në fitimin e betejës me koronavirusin.

Në vendim thuhet se deri në përfundimin e pandemisë do të mbyllen të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike si dhe do të anullohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëbora mbërrin edhe në Korçë/ Problem në Dardhë, Voskopojë dhe Qafën e Qarrit

Publikuar

-

Nga

Reshjet e borës kanë mbëritur edhe në qytetin e Korccës dhe rrethinat e saj.

Temperaturat që kanë pësuar ulje të ndjeshme në vlerat e tyre filluan të shoqërohen me erë të fortë dhe reshje intensive.

Zonat problematike janë segmentet; Dardhës, Voskopojës por edhe në Qafën e Qarrit.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhira./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e dendura të borës/ Bllokohen rrugët dhe dëmtohet rrjeti i shpërndarjes së energjisë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e menjëhershme dhe të shumta të dëborës kanë shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugëve apo dëmtim të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se po punohet kudo për të garantuar që rrugët të mbahen të hapura si dhe po riparohet çdo dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Ne do të vazhdojmë edhe sot si çdo ditë, me mendje e me zemër, operacionin humanitar të rezistencës për ekzistencë”, shkruan Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE