Connect with Us

Luan Rama kujton kohën e socializmit/ I jep mbështetje doktorit Kraja: Lutem për ty heroi im

Politikë

Luan Rama kujton kohën e socializmit/ I jep mbështetje doktorit Kraja: Lutem për ty heroi im

Publikuar

-

Doktori i njohur Dhimitër Kraja u kthye sërish në spital të luftojë krah kolegëve të tij përballë koronavirusit, mirëpo vetëm pak ditë pasi u rikthye në dtyrë u konfirmua si i infekltuar.
Për këtë ka ardhur edhe reagimi i zëvendës-kryetarit të LSI-së Luan Ramës, që e cilëson doktorin si hero.
“Heronjtë e ditëve tona ka qenë një rubrikë më vete e shtypit dhe e radiotelevizionit në kohën e socializmit. Një të tillë e kishim edhe ne në gazetën “Zëri i Popullit”. Përdorej për të evidentuar e portretizuar individë me një rol të veçantë, me kontribute më të spikatur në atë kohë.
Se edhe në atë kohë kishte heronj, siç kishte antiheronj e vrasës të tyre. Por le t’i ikim asaj kohe e të vijmë në kohën tonë, të flasim për heronjtë e ditëve tona. Sepse edhe sot ka heronj, siç ka edhe antiheronj e matrapazë heronjsh. Sot heronjtë e ditëve tona janë të vërtetë, janë të pabujë, janë të pazhurmë. Ata nuk mbushin gjoksin me dekorata e të kapardisen shesheve e tribunave”, shkruana i në rrjetet sociale.
Me bindje Rama deklaron se doktori është më i fuqishëm se koronavirusi dhe thekson se po lutet që Kraja ta fitojë betejën.
“Heronjtë e sotëm janë fisnikë e madhështorë në fisnikërinë e tyre sublime. Një nga këta heronj është edhe Prof. Dr. Dhimitër Kraja. Pas një jete punë si një prej mjekëve më të nderuar dhe me kontribute të veçanta në rreth 50 vjet në shërbimin e infektologjisë, doktor Luli prej disa vitesh është në pension. Dhe si pensionist ai mund të rrinte i qetë në familjen e tij e ta kalonte këtë periudhë të vështirë si të gjithë ne, mbyllur në shtëpi. Të rrinte në shtëpi e madje edhe mund të jepte mend nga shtëpia e të na fliste nga ekranet e televizioneve.
Do të ishte po aq i nderuar sa e meriton emri dhe puna e tij. Por refreni “ç’e vrasim mendjen, rrimë në kuzhinë”, nuk është për doktor Lulin. Jeta e tij profesionale ka qenë e gjitha dashuri për pacientin dhe luftë për sëmundjen. E me këtë moto, pa e thirrur askush, por prej kushtrimit të zërit të shpirtit të tij, veshi bluzën e bardhë dhe u kthye në spital. U kthye atje ku në fakt ishte dhe është jeta e tij. U kthye në vijën e parë të luftës me sëmundjen, të luftës me të keqen.
Sot heroi im doktor Lul Kraja po lufton për jetën dhe do ta fitojë edhe këtë betejë siç ia ka dalë të fitojë gjithnjë. Koronavirusi nuk ka fuqi ta mundë doktorin hero! Unë lutem për ty doktor Lul Kraja, lutem për ty heroi im! Shërim të shpejtë e me shëndet!”, nënvizon Luan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha zbut tonet me Ramën/ “I uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situatë”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbutur tonet me kryeministrin Edi Rama, por nuk i ka kursyer thumbimet ndaj këtij të fundit.

Në një live në rrjetet sociale, Basha tha se kreut të qeverisë i uron shëndet dhe forcë për të përballuar këtë situatë.

Ai i kërkoi miqësisht Ramës që të mos harxhojë kohë me opozitën, por të merret me qytetarët.

“Kryeministri ka kohë të sulmojë opozitën por i sygjeroj ta marrë këtë kohë për të shërbyer për njerëzit. I kërkoj miqësisht të mos harxhojë kohë me opozitën, i uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situatë. Energjinë që ka le ta harxhojë për të ndihmuar shqiptarët. Batutuat kundër opoitës nuk sjellin ushqim në tryezat e shqiptarëve. Të ndërmarrë cdo masë për të mirën e qytetarëve”, tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekonomia është goditur rëndë”/ Basha: Sot jemi me 1 prill, qytetarët ende skanë marrë pagat e “luftës”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë sot theksin tek pasojat e rënda që ka kriza nga koronavirusi në ekonominë e vendit.

Gjatë një video-konference me gazetarët, Basha tha se ndërkohë që kemi hyrë në muajin prill, qytetarët ende nuk kanë marrë pagesat e “luftës”.

Po ashtu, Basha theksoi se ky është një muaj edhe më i vështirë për ekonominë shqiptare të goditur tashmë nga koronavirusi.

“Nuk është koha për të harxhuar kohë për të sulmuar opozitën dhe pastaj për të pranuar propozimet me vonesë.

Nuk po bëhet propozimet tona pa doganë dhe për fushtaë.  Deri tani janë adoptuar disa në letër. I bëjmë thirrje t’i zbatojnë.

Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakteë atëhere nuk mund t ëpranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Plani ynë ësht realist dhe të adoptohet. Për pasojat ekonomike ka filluar një muaj edhe më i vështirë. Në 72 orët e fundit është 10- fishuar nr i mesazheve nga familjet në nevojë që nuk kanë as ushqime dhe as financa.

LEXO EDHE:  LSI mbështet PD/Kur mund të bëhen zgjedhje të lira

LEXO EDHE:  Përplasjet mes mazhorancës dhe Metës/ Luan Rama: Ata po hakmerren, kostoja mbi qytetarët

Kjo është detyrë e qeverisë, nuk mund të bëhet me vullnetarizmin e shoqërisë dhe opozitës. 120 milionë euro duhet të derdhen tek emergjencat. E pafalshme mos rishihet buxheti dhe ato shpenzimet operative dhe publike.

Kërkesa ime është t’u sigurohet ushqimi dhe e ardhmja. Bosh janë frigoriferët e shqiptarëve, kontot e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Duhe 3- fishim i paketës së pamjaftueshme.

Të fillojë dhe zbatimi i kësaj. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret. Në shpirtin e konstruktivitetit, duke përshëndetur hapin e vonë me anulimin e tenderimeve publike dua edhe hedhjen e hapave të tjerë për të mos cënuar shqiptarët apo ekonominë.”- tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha përshëndet vendimin e qeverisë/ Më mirë vonë se kurrë, me rëndësi transparenca

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një video-konferencë me gazetarët, ku ka përshëndetur vendimin e qeverisë, për të anulluar prokurimet publike që nuk lidhen me emergjencën e koronavirusit.

Basha e cilësoi këtë vendim të vonuar, dhe shtoi se kjo ishte një kërkesë e përsëritur disa here prej opozitës në kushtet ku ndodhet vendi.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurorimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore.

Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse i vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do i kursejë shqiptarëve 200 mln euro.

LEXO EDHE:  “Qeni kosovar që shpëtoi jetë është hero”/ Meta: E kam puthur me gjithë shpirt

LEXO EDHE:  Përplasjet mes mazhorancës dhe Metës/ Luan Rama: Ata po hakmerren, kostoja mbi qytetarët

KërkoJ transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Cdo procedurë duhet të jetë transparente.

Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur cdo qindarkë të taksapagueseve I cili duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë.”- u shpreh Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE