Connect with Us

Koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare

Bota

Koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare

Publikuar

-

Strategjia për të luftuar epideminë e koronavirusit fillon, vazhdon dhe përmbyllet në komunitet dhe me veprimet e komunitetit, u shpreh Dr. Deborah Birx, koordinatore e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit duke prezantuar modelin e përllogaritjeve dhe projektimeve për përhapjen e epidemisë në muajt e ardhshëm të titulluar “Synimet e Strategjisë Për Pengim në Komunitet”.

Në konferencën e përditshme për shtyp mbi strategjinë kundër koronavirusit, Dr. Birx theksoi të marten se 30 ditët e ardhshme dhe veprimet që ndërmarrin amerikanët në këto 30 ditë do të jenë vendimtare për ndryshimin që kërkohet në kursin e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara.

Përmes kurbës statistikore, Dr. Birx tregoi se sa e lartë do të ishte rritja e trajektores së sëmundjes, duke rezultuar në 1.5 milionë deri në 2.2 milionë të vdekur nëse nuk respektohen masat e forta të distancimit social dhe sa mund të zbutej ajo kurbë nëse vazhdonte izolimi, ndalimi i lëvizjeve, duke e ulur numrin në 100-200 mijë të vdekur.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe pjesë e ekipit të reagimit kundër koronavirusit, tha se amerikanët duhet të përgatiten për 100 mijë si minimalja e viktimave nga kjo sëmundje, nëse të gjitha masat e pengimit të epidemisë funksionojnë, por nëse merren masat e duhura, numri total i viktimave mund të ulet edhe nën 100 mijë.

“Duhet të jemi të përgatitur për këtë shifër, por kjo nuk është e pashmangshme,” tha Dr. Fauci duke shtuar se duhet marrë çdo masë për ta ulur këtë shifër. Specialisti i sëmundjeve infektive tha se sipas modeleve kompiuterike, 100 mijë të vdekur është rezultati më i ulët i parashikuar, përllogaritje që bazohet në marrjen e të gjitha masave të kontrollit. Nëse nuk merren masa, tha Dr. Fauci, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milionë të vdekur.

Dr. Fauci shtoi se me të dhëna të reja që vazhdojnë të mblidhen, modeli kompiuterik mund të ndryshojë, shifrat mund të dalin ndryshe, ndoshta parashikimi për viktimat mund të jetë më i ulët. Por rreziku mbetet i madh, theksoi mjeku epidemiolog.

Specialistët përsëritën se masat për të penguar përhapjen e sëmundjes mbeten të njëjta:

“Studime të hollësishme na tregojnë se distancimi social, qëndrimi në shtëpi, kujdesi i vëmendshëm, duke larë duart, duke mos prekur fytyrën, në këtë mënyrë, çdo amerikan mund të japë ndihmesën e tij në mënyrë që numri i viktimave të ulet në 100 mijë deri në 200 mijë të vdekur,” tha Dr. Deborah Birx.

Muaji i ardhshëm është vendimtar për reagimin ndaj koronavirusit dhe për të parandaluar një rezultat që do i përngjiste realitetit në Itali, paralajmërojnë epidemiologët. Është momenti për t’u dhënë një shtysë të fortë të gjitha masave që pengojnë përhapjen epidemisë. Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.

Dr. Deborah Birx tha se përgjigja ndaj problemit mbetet në duart e komunitetit:

“Përvoja e shtetit të Uashingtonit, ku epidemia u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara tregon një rritje të ulët të numrit të të infektuarve pasi autoritetet atje reaguan me masat e duhura,” tha Dr. Birx duke nxitur amerikanët të durojnë masat e forta të izolimit dhe të ndalimit të lëvizjes në mënyrë që të mos ketë një rritje si shtetet e Nju Jorkut apo Nju Xhërsit, aktualisht disa nga vatrat më shqetësuese të epidemisë.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

Dr. Birx tha se masat e forta japin rezultat edhe në situatat më ekstreme. Por që situata të mbahet nën kontroll, e vetmja zgjidhje varet nga sjelljet dhe veprimet e individëve: “Nuk ka vaksinë; nuk ka terapi magjike. Përgjigja është veprimet e individëve”.

Duke marrë shembullin e Italisë, vendi i goditur më rendë nga epidemia, Dr. Birx tha se pas disa javësh ndalim-qarkullimi, tani po vërehet një rënie e kurbës së infektimeve të reja. Synimi i masave në Shtetet e Bashkuara, tha zonja Birx, është të shmanget një goditje e rëndë e ngjashme me Italinë dhe një zbutje e kurbës shumë më shpejt se ç’u pa në Itali.

Dr. Fauci pohoi se masat e distancimit social, izolimit dhe mbylljes së ambjenteve publike kanë dhënë rezultat. Megjithëse numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shtohet, ritmet e rritjes janë ulur pak, tha Dr. Fauci. Ky fakt duhet të jetë një shtysë për të vazhduar këto masa:

“Tani nuk është koha të shtypim frenat, tani është koha t’i japim gaz, të vazhdojmë me turr këto masa përndryshe problemi do të rikthehet më i rëndë,” tha Dr. Fauci.

Dr. Anthonu Fauci tha se kur izolimi social fillon të dëshmojë efektin e tij, vërehet një rënie e numrit të infektimeve të reja, shihet një numër më i vogël i të shtruarve në spital.

Edhe në rastet kur të gjitha udhëzimet zbatohen me përpikmëri, situata do të vazhdojë të keqësohet në ditët në vazhdim, tha Dr. Fauci.

“Nuk duhet të dekurajohemi dhe të mendojmë se masat nuk po japin rezultat. Synimi ynë është të ndihmojmë vatra të goditura rëndë si Nju Jorku dhe Nju Xhërsi të kapërcejnë këtë situatë dhe ta vënë nën kontroll epideminë dhe të pengojmë përhapjen e epidemisë në zona të tjera. E vetmja mënyrë për ta realizuar këtë është pengimi i përhapjes”.

Dr. Fauci thotë se popullata duhet të përgatitet për një vazhdim të shtimit të numrit të të vdekurve, edhe kur specialistët të deklarojnë se epidemia është vënë nën kontroll. “Kurba e viktimave nga epidemitë gjithmonë shtrihet më gjatë se vetë epidemia dhe piku i epidemisë”.

Situata mbetet kritike dhe rreziku i thellimit të krizës mbetet i pranishëm, tha koordinatorja e ekipit të presidentit kundër koronavirusit, Dr. Deborah Birx:

“Shqetësimi që ngritëm për Detroitin dhe Çikagon, Nju Orlins vazhdon të mbetet problem me numrin e rasteve të reja megjithëse ka shenja se po stabilizohet”.

Megjithë alarmin e ngritur për mungesë kapacitetesh, zonja Birx tha se sistemi spitalor në Shtetet e Bashkuara deri tani u është përgjigjur të gjitha nevojave të komunitetit dhe “askush nuk është kthyer te dera pa marrë kujdesin e nevojshëm; askush që kishte nevojë për aparaturë frymarrjeje nuk është lënë pa aparaturë”.

Presidenti dhe ekipi i tij folën për dërgesa me aparatura frymarrjeje për shtetet individuale. Përgjigja ndaj koronavirusit është marrë në nivele shtetërore, presidenti u ka rezistuar thirrjeje për masa federale në shkallë kombëtare./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

LEXO EDHE:  Konfirmohet me Covid deputeti i opozitës parlamentare



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas zgjedhjeve/ Gjermania përballet me negociata të gjata për një qeveri koalicioni

Publikuar

-

Nga

Shakaja që qarkullonte në Berlin para se gjermanët të votonin të dielën ishte se kancelares Angela Merkel, do t’i duhej të shtynte tërheqjen nga politika dhe se në fund të fundit do të ishte përsëri ajo që do të jepte fjalimin tradicional të Vitit të Ri në janar.

Dhe kjo duket e mundshme.

Gjermania po përballet me muaj të gjatë negociatash rreth formimit të një qeverie koalicioni pas një rezultati zgjedhjesh parlamentare që zhgënjeu të gjitha partitë, por më shumë se të gjithë konservatorët e zonjës Merkel. Kristian-Demokratët (CDU), së bashku me Bashkimin Kristian-Social të Bavarisë, patën rezultatin e tyre më të keq ndonjëherë në zgjedhjet e përgjithshme federale dhe mbetën pas Social-Demokratëve të majtë (SPD).

Por edhe për SPD-në rezultati nuk përputhet plotësisht me pritshmërinë. Shpresat e socialdemokratëve të drejtuar nga Olaf Scholz ishin shtuar nga rritja e mbështetjes së tyre në sondazhet e javëve të fundit, sipas së cilave ata kryesonin me rreth 6% ndaj rivalëve të tyre të qendrës së djathtë, të cilët kanë qenë në pushtet për 16 vitet e fundit.

Sipas rezultateve të përkohshme të zgjedhjeve, epërsia u ul në 1.6%, një hendek i mjaftueshëm për të shpallur një fitore morale, por jo i mjaftueshëm për të dominuar në negociatat pas zgjedhjeve mbi formimin e një koalicioni qeverisës. Në të gjithë vendin, SPD fitoi 25.8% të votave, ndërsa CDU dhe CSU siguruan së bashku 24.1%, nga 32.9% në zgjedhjet e fundit për Bundestagun në vitin 2017.

Zoti Scholz, ministri i financave në largim, tha të dielën, ndërsa rezultatet filluan të dalin, se partisë së tij i ishte dhënë “një mandat shumë i qartë për të siguruar që ne të krijojmë një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë.”

Por Armin Laschet, kandidati i bllokut CDU të kancelares Merkel, kundërshtoi të hënën idenë se zgjedhjet u dhanë një mandat të qartë Social Demokratëve ose ndonjë partie tjetër.

“Mund të themi se asnjë parti, përfshirë e jona, nuk mund ta lexojë rezultatin si një mandat për të qeverisur”, tha ai.

Paqartësi

Por zgjedhjet e lënë Gjermaninë në një situatë të paqartë politike, ku partitë janë të vendosura për një luftë të zgjatur të ashpër që shumica e analistëve nuk presin të marrë zgjidhje deri vitin e ardhshëm, çka do të thotë po aq gjatë për të mësuar se cili do të jetë pasardhësi i zonjës Merkel në postin e kancelares.

Zoti Laschet, guvernatori i shtetit të North Rhein-Westfalen, sinjalizoi të dielën se do të bëjë luftë të ashpër për ta pasuar zonjën Merkeli si kancelare. Ndërsa e quajti të dhimbshme humbjen e votave nga partia e tij, ai u tha mbështetësive të dekurajuar se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar një qeveri”, duke shtuar se “Gjermanisë tani i duhet një koalicion për të ardhmen që modernizon vendin tonë.”

Megjithatë në një konferencë për shtyp të hënën, ai dukej shumë më pak i sigurt sesa të dielën për një gjë të tillë.

Zonja Merkel do të mbetet si kancelare në detyrë derisa Laschet ose Scholz, të mund të mbledhin një shumicë parlamentare. Kjo do të jetë një përpjekje sfiduese ku duket se dy parti do të jenë të pamjaftueshme.



Personat brenda CDU-së dhe SPD-së thonë se nuk ka gjasa që Laschet dhe Scholz të formojnë një koalicion qeverisës së bashku, i cili gjithsesi do të kishte nevojë për një grup ligjvënësish nga palët e treta për të pasur një shumicë të bindshme në Bundestag. Vetë Laschet tha të dielën një aleancë e tillë nuk është e mundur. “Ne kemi nevojë për një fillim të ri të vërtetë,” u tha ai mbështetësve.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

LEXO EDHE:  Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

Kështu, CDU dhe SPD po përballen me përpjekjen për të krijuar një koalicion qeverisës tre-partiak jo të mbështetur tek ideologjia – i pari i një lloji të tillë prej më shumë se gjysmë shekulli – me të Gjelbrit të prirur nga e majta dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit, FDP.

Duke folur me mbështetësit të hënën në Berlin, zoti Scholz tha se synon ta formojë koalicionin me të Gjelbrit dhe Partinë e Lirë liberale (FDP).

“Duhet të veprojmë shumë shpejt për të formuar një qeveri, ndoshta para Krishtlindjeve nëse është e mundur. Nga ana tjetër duhet ta dini se Gjermania ka pasur gjithmonë qeveri koalicioni dhe ato kanë qenë gjithmonë të qendrueshme”, tha ai.

Mes SPD-së dhe të Gjelbërve ka një përshtatje e natyrshme, pasi të dyja partitë duan të rrisin taksat për të pasurit dhe të ringjallin një taksë pasurie, e cila u hoq në vitin 1997. Por FDP-ja do të përputhej më mirë me CDU-në dhe udhëheqësi i saj Christian Lindner nuk ka gjasa të pajtohet me ndonjë rritje të taksave dhe dëshiron shkurtime të taksave për bizneset.

Ai gjithashtu e ka bërë të qartë se dëshiron që Gjermania të kthehet në kufijtë para-pandemisë përsa u takon shpenzimeve qeveritare, ndërsa të Gjelbrit duan të marrin hua 586 miliardë dollarë për investime publike dhe duan një taksë të ashpër për karbonin.

Volker Wissing, një politikan i lartë i FDP-së, u tha gazetarëve javën e kaluar se “kur bëhet fjalë për rritje taksash, për shembull, ne themi një ‘Jo’ shumë të qartë për propozimet e SPD-së dhe të Gjelbërve”.

Partia e Gjelbër doli e treta me 14.6%, e ndjekur nga FDP me 11.5% dhe Alternativa Populiste e krahut të djathtë për Gjermaninë, AfD, me 10.4%.

Të Gjelbrit kishin shpresuar për një rritje shumë më të madhe, dhe madje në një moment kishin kapur epërsinë gjatë fushatës zgjedhore në sondazhet e opinionit, por përqindja e votave të tyre u rrit me 6% nga zgjedhjet federale të vitit 2017.

Megjithëse FDP pati një rritje modeste 1%, Lindner shihet gjerësisht nga njohësit e politikës si çelësi për formimin e një koalicioni trepartiak dhe tashmë ka treguar se është i gatshëm t’u përmbahet vijave të kuqe të partisë së tij. Në vitin 2017, ai minoi përpjekjet e zonjës Merkel për të formuar një qeveri koalicioni që përjashtonte SPD -në, duke thënë: “është më mirë të mos qeverisësh sesa të qeverisësh keq.”

Dhe 42-vjeçari Lindner të hënën tregoi se ai nuk e sheh partinë e tij- madje as të Gjelbrit – si partnerë të rinj që duhet ta pranojnë atë që u ofrohet nga SPD ose CDU.

“Rreth 75% e gjermanëve nuk votuan për partinë e kancelarit të ardhshëm,” tha Lindner në një debat televiziv paszgjedhor. “Prandaj mund të jetë më mirë që të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë së pari të flasin me njëri -tjetrin për hapat e mëtejshëm,” shtoi ai./voa

LEXO TE PLOTE