LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishte dalë nga spitali pasi tamponi i parë e kishte nxjerrë të shëruar/ Humb jetën i riu shqiptar në Itali

1 Prill 2020, 09:43, Aktualitet CNA
Kishte dalë nga spitali pasi tamponi i parë e kishte nxjerrë

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për të riun L. Elezi, me origjinë shqiptare por që ka jetuar në Val di Fassa për vite me rradhë.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.
Ai ishte në pritje për të bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.

Për momentin shkaku zyrtar i vdekjes dyshohet të jetë bërë një emboli pulmonare. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

Elezaj kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga