LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Keni deklaruar paga të rreme, mos u ankoni”/ Rama i pret shpresat FSHF-së

1 Prill 2020, 11:40, Politikë CNA
“Keni deklaruar paga të rreme, mos u ankoni”/ Rama i pret

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila kërkoi që edhe klubet të përfshihen në paketën e ndihmës të qeverisë.

Në një prononcim për Euronews Albania, Rama tha se sa i takon futbollit, duhet të adoptojnë cfarë bëjnë klubet e tjera anë e mbanë botës dhe të mos kërkojnë ndihmë nga qeverie.

Kreu i qeverisë theksoi se ne luftojmë për ekzistencë dhe jo për fitime.

?Sa i takon futbollit le ë adoptojnë se cfarë bëjnë klubet anembanë botës. Megjithë respektin që kam për klubet dhe presidentët e klubeve nuk është koha për të ndihmuar futbollin por për të ekzistuar. Ne luftojmë për ekzistencë.

Kanë deklaruar paga të rreme në pjesën më të madhe të tyre dhe është ora të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen, se ska lezet?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga