Connect with Us

“Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin”/ Rama tregon si e arrestuan në Itali

Politikë

“Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin”/ Rama tregon si e arrestuan në Itali

Publikuar

-

Shqipqëria vijon të jetë në qendër të mediave Italiane, pas ndihmës me një ekip mjekësor që dha për Italinë, në kohën që po përballet me një situatë mjaft të rëndë për shkak të koronavirusit.

Së fundi, kryeministri Edi Rama në një intervistë për prestigjiozen “Gazzetta Dello Sport” ka rrëfyer sesi lindi ky mision shqiptar.

Lind nga një memorie e fortë. Gjenerata ime ka jetuar mbi lëkurë qoftë kohët e shëmtuara të diktaturës, ashtu sikurse ashpërsinë e detit të lirisë, kur dolëm nga bunkeri i komunizmit për të notuar drejt Amerikës sonë, Italisë! Por ndoshta lind edhe nga frika se katenaço europiane që po vërehet ndaj koronavirusit të transformohet në një vetëvrasje kolektive, ndërsa armiku i padukshëm po na bën një presing të paparë ndonjëherë. Të shohësh Italinë të lënë vetëm bëhet çdo ditë e më e turpshme. Çdo anëtar i shtëpisë europiane nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë i mbyllur në dhomën e tij. Prandaj për mua ishte shumë herë më mirë që të ndiqja këshillën e Nënë Terezës: “Në vend që të mallkojmë errësirën, le të ndezim qiriun tonë”.-tha ndër të tjera Rama.

Por, kreu i qeverisë ka folur edhe në lidhje me kohën kur shqiptarët paragjykoheshin dhe rrëfen edhe një eksperiencë personale, kur thotë se ishte arrestuar në Itali.

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha këshillon Ramën: Ler drogën se do thyesh kokën!

“Dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim.”-është shprehur Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braçe paralajmëron të “fortët”/ Shkurtoni luksin dhe jo punëtorët, do paguani dëmshpërblim

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Zv kryeministri Erion Braçe ka bërë një paralajmërim të fortë për biznesin e madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe paralajmëruar biznesin e madh që të mos shkurtojë punonjësit në këtë periudhë që ka rënë fluksi i punës, pasi ata mbrohen me ligj, e në të kundër do t’i paguajnë dëmshpërblim deri në 12 paga.

Numri dy i qeverisë, ka cituar Kodin e Punës, ku parashtrohen qartë rastet se kur pronari detyrohet të shkurojtë stafin për mungesë të fondeve, ka disa detyrime ligjore, mes të cilave dhe trajtimin me pagese papunësie. Gjithashtu, Braçe ka renditur edhe të drejtat që ka çdo punonjës nëse hiqet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

“O VIP, mos e shkurto punëtorin! Shkurto luksin tënd! Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, dëgjova një muhabet për punetoret në biznesin e madh. Shikoni, puna në ketë vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata. Cilido që jep si zgjidhje shkurtimin e punëtoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunësie, duhet te lexoje kodin e punes! Largimi nga puna se “pronari s’ka leke”, nuk është një llaf muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA, paga e shpëblime edhe kur largon nga puna.

Kodi i punës është i tillë:
Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë. Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:
Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.
Të më paguaje për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):
5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;
2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);
1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);
2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);
3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.
Të më japë shpërblim vjetërsie sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)

LEXO EDHE:  Foto-Ish shtangisti që u bë president/ Si ka ndryshuar në vite Ilir Meta

LEXO EDHE:  Meta me PS/ Monika me Lulin

Unë përfitoj pagesat për:
5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit
3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit
1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet
1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet
1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet
1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton, unë kam te drejte ta padis atë ne gjykate! Gjykata do ta detyrojë pronarin të më paguaje nga minimumi 2 paga deri në maksimumi 12 paga (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nëse me largon nga puna, unë kam të drejte ta padis në gjykate!”, shkruan Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Keni deklaruar paga të rreme, mos u ankoni”/ Rama i pret shpresat FSHF-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila kërkoi që edhe klubet të përfshihen në paketën e ndihmës të qeverisë.

Në një prononcim për Euronews Albania, Rama tha se sa i takon futbollit, duhet të adoptojnë cfarë bëjnë klubet e tjera anë e mbanë botës dhe të mos kërkojnë ndihmë nga qeverie.

Kreu i qeverisë theksoi se ne luftojmë për ekzistencë dhe jo për fitime.

“Sa i takon futbollit le ë adoptojnë se cfarë bëjnë klubet anembanë botës. Megjithë respektin që kam për klubet dhe presidentët e klubeve nuk është koha për të ndihmuar futbollin por për të ekzistuar. Ne luftojmë për ekzistencë.

LEXO EDHE:  Foto- Parada e kryeministrit/ Rama blu dhe me sytë nga qielli

LEXO EDHE:  Meta me PS/ Monika me Lulin

Kanë deklaruar paga të rreme në pjesën më të madhe të tyre dhe është ora të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen, se ska lezet”-tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhanë alarmin për krizën në media/ Rama i përgjigjet Ben Blushit dhe Top Channel

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Top Channel dhe drejtori i këtij televizioni Ben Blushi, ngritën të parët alarmin për mediat, për të cilat thanë se do preken nga kriza dhe kërkuan që të përfshihen në paketën e ndihmës nga qeveria.

Ben Blushi në një prononcim për Birn, është shprehur se për shkak të krizës, shumë prej programeve komercale në këtë televizion janë mbyllur.

Po ashtu doli edhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa, i cili në një lidhje direkte në Top Channel, disa ditë më parë dha alarmin se mijëra punonjës të mediave do të preken nga kriza.

Por, sot kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të prerë Ben Blushit dhe Top Channelit. Në një prononcim për Euronews Albania, Rama tha se kjo nuk është detyra e qeverisë.

LEXO EDHE:  Meta me PS/ Monika me Lulin

LEXO EDHE:  Arroganca e Ramës nuk njeh kufi/ Refuzon titullin “qytetar nderi”

“Nuk është detyra e qeverisë të financojë ecurinë e programeve komerciale. Detyra e qeverisë është të garantojë minimumin jetik për informacion dhe të drejtën për informim. Sidoqoftë ne do të shohim me kujdes çdo gjë por me parimin e radhës”. –tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE