LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju lutem ngrijeni traun z.President”/ Serbia i përgjigjet Ramës

1 Prill 2020, 18:14, Kosova & Bota CNA
“Ju lutem ngrijeni traun z.President”/ Serbia i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje dje presidentit serb Aleksandar Vuçiç që të lejoheshin të kalonin në dogana kamionët e bllokuar me targa të Kosovës.

Rama i kërkon Vuçiqit që të ngrejë traun duke dhënë kështu një shembull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga koronavirusi.

Por pas kësaj thirrje nuk ka munguar dhe reagimi nga pala serbe. Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se nuk ka asnjë farë bllokimi, por vetëm masa për shkak të koronavirusit.

?Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana. Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova?, tha Gjuriç.

 

Lajmet e fundit nga