Connect with Us

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Kronika

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Publikuar

-

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal në përmbushje të detyrave për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në këtë kuadër, në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “GODULL 2020”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.
Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale

LEXO EDHE:  Shpërndante lëndë narkotike/ Arrestohet lushnjari me precedent penal

“Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta/ Prangosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Policia në Durrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Uniformat blu bëjnë të ditur se  në kuadër të operacionit “HIGH QUALITY”, është sekuestruar rreth 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Bën të ditur se janë vënë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike).

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive.

Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta, heroinë e kokainë.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit: E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Makinat përplasen me njëra-tjetrën/ Lëndohen drejtuesit e mjeteve

LEXO EDHE:  Kërcënoi me jetë bashkëshorten/ Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;
239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;
2 peshore elektronike;
Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Koronavirusi i merr jetën dy të moshuarve/ Shkon në 15 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur jetën pacientët me iniciale I. B., nga Kavaja dhe R. P 69-vjeç nga Hasi.

“Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë”, thuhet në njoftim
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët talasemikë nevojë urgjente për gjak/ 15 punonjësit e policisë bëjnë gjestin human

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë gjatë ditës së sotme.
Blutë deklarojnë se nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht, ndaj kanë vendosur të sensibilizohen.
15 punonjës të forcave “Shqiponjat” dhe të Rendit të Drejtorisë Vendore Tiranë dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit dhuruan gjak, paraditen e sotme, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij.
“Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë. Ky solidarizimin dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE