Connect with Us

Ishte dënuar me 4 vite burg/ Kapet vlonjati i shpallur në kërkim

Kronika

Ishte dënuar me 4 vite burg/ Kapet vlonjati i shpallur në kërkim

Publikuar

-

Policia e Vlorës, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, vijon punën e pandërprerë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërie në fusha të ndryshme dhe si rezultat ka bërë të mundur realizimin e operacionit “Ramica”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë kapja e shtetasit në kërkim kombëtar Inton Veshaj, 49 vjeç, në banesën e tij, në fshatin Ramicë të Vlorës.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 49-vjeçarin, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Kriminaliteti në vend/ Pse Vlora është qytet problematik

Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Publikuar

-

Nga

Kërkonte të përshpejtonte procedurat për daljen në pension/ Zbardhen detajet e sulmit me armë në Bulqizë

Janë zbardhur detaje të reja nga sulmi me armë që u regjistrua pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës.

Klodian  Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore, pasi është konfliktuar verbalisht me një person të identifikuar si Shpetim Kaja, ky i fundit bashkë me të birin Rinoldin kanë qëlluar me armë para banesës së tij.

Sipas asaj që raporton Ballkan Web, ata i kërkonin Klodian  Reçit që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.

LEXO EDHE:  Droga në Vlorë/ Policia jep detaje të reja për super-operacionin



Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së Covidit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin, por kjo nuk e ka shuar konfliktin mes tyre.

LEXO EDHE:  Vlorë, pastrimi në të gjithë bashkinë; ndërhyhet në fshatra

Ndërkaq, policia po punon për kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës, ku një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ngjarja është raportuar nga vetë Klodian Reçi. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.



LEXO EDHE:  Rama sqaron përplasjen me Dritan Lelin/ Kemi vënë pikat mbi “i”

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa policia e Bulqizëz ndodhet në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”/ OFL ultimatum shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë katër “shënjestrat” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;



D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Arratisja e Zaganit, ndjekje penale për policët e Vlorës

LEXO EDHE:  Aksidentohet autobusi me nxënës në Vlorë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE