Connect with Us

Ish-ministri i Shëndetësisë: Ja si të dalë Shqipëria nga kriza e pandemisë

Shëndeti

Ish-ministri i Shëndetësisë: Ja si të dalë Shqipëria nga kriza e pandemisë

Publikuar

-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se Shqipëria duhet të përgatitet për të dalë nga kriza e pandemisë, duke bërë sa më shumë teste.

Teksa thekson se laboratorët e kujdesit parësor u shkatërruan nga Check up, Shehu shkruan se ekzistojnë në qendër e periferi laboratorë jopublikë, që me shpejtësi mund të krijojnë një rrjet efikas për realizimin e kësaj strategjie.

“Shqipëria duhet (duhej) të pregatitet për të dalë nga kjo fazë pasive kundër epidemise për të kaluar në atë aktive, sic e kërkon OBSh kur deklaron: test, test, identifikim, izolim, mjekim.
Dhe kjo fillon me testim të gjerë, investikim të epidemiologeve me mjekun e familjes dhe konfirmim laboratorik kudo, jo vetëm në Tiranë.
Fatkëqesisht laboratorët tanë të kujdesit parësore u shkatërruan prej Check up, ato spitalore jane të paralizuar nga PPP e ardhshme.
Por ekzistojnë në qendër e periferi laboratore jo publike, që mund me shpejtësi të krijojnë një rrjet efikas për realizimin e asaj strategjie.
Kjo pasuri duhet shfrytezuar qofte për ekzaminimet klasike ndaj virusit, ato imunografike, apo për ato metoda që po hidhen në treg, si ajo gjermane e djeshme, që në pak ditë do përhapet.
Kështu ne duhet të shfrytëzojmë mundësite aktuale e te pregatisim sistemin tonë edhe për zhvillimet e neserme, duke bërë që dhe qytetari të jetë i subvencionuar për të tilla ekzaminime”, shkruan Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Si funksionon sistemi imunitar?

Publikuar

-

Nga

Sistemi imunitar përballet çdo ditë me sfida të shumta, ndërsa ne nuk e vërejmë fare. Kollitja, teshtimat, temperatura… me të gjitha këto përballet sitemit imunitar.

Sistemi jonë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut.

Sistemi i lindur imunitar

Njëri sistem ekziston që nga lindja. Ai është shumë eficientë e i shpejtë dhe kujdeset, për shembull, për gjetjen dhe luftimin e baktereve në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ky sistem nuk është i specializuar për luftë vetëm ndaj baktereve apo armiqve të veçantë, por për një luftë të përgjithshme. Funksionon shumë shpejtë, por ka një efikasitet të kufizuar dhe nuk mund të jetë tepër intensiv në luftën kundër kundërshtarëve të caktuar.

Qelizat mbrojtëse nga grupi i leukociteve janë pjesë e këtij sistemi imunitar. Leukocitet krijohen në gjëndërra dhe palcën e eshtrave.

Leukocitet përmes rrymimeve të gjakut kalojnë në të gjithë trupin e njeriut. Sasia tepër e lartë e leukociteve në gjak do të thotë se në trupin tonë ka ndonjë ndezje apo infektim. Mjeku e sheh këtë pas kontrollit të gjakut dhe e di se duhet të veprojë.

Por para futjes së shkaktarit të sëmundjes në trup, ai duhet të kalojë edhe disa barriera të jashtme. Në radhë të parë lëkurën dhe sistemet mbrojtëse të mukozës në gojë dhe fyt. Ato pengojnë shkaktarët e sëmundjes që të futen në trupin tonë. Ndaj edhe janë pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës. Materiet kimike, si acidet, enzimet dhe mukoza janë pjesë e këtij sistemi. Edhe ato i pengojnë bakteret apo virusët të futen në trup.

Sistemi i trashëguar imunitar

Nëse përkundër sistemit të lindur imunitar, një shkaktar i sëmundjeve megjithatë depërton në trup, atëherë aktivizohet shkalla e dytë mbrojtëse e trupit. Ky ëshë një sistem më specifik i trashëguar imunitar.

Për aktivizimin e tij kërkohet më shumë kohë – katër deri në shtatë ditë. Ky sistem imunitar është i specializuar kundër antigjeneve të caktuara. Ai regjistron materiet e dëmshme dhe i fut në të ashtuquajturat qelizat e memorizimit, që funksionojnë si një sistem imunitar. Ky sistem mbanë mend bakteret apo virusët të cilët kanë qenë edhe më parë në trup. Nëse ndonjë prej tyre futet sërish në trup, atëherë fillon një proces që ka ndodhur edhe më parë kundër këtij shkaktari. Në këtë sistem janë memorizuar pra mekanizmat mbrojtës, ndaj shtohet edhe efektiviteti dhe shpejtësia e veprimit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve apo infektimeve. Ky sistem imunitar e di shumë shpejtë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj shumë sëmundje paraqiten vetëm njëherë në jetë.

Limpfocitet T

LEXO EDHE:  Demiraj do të jetë ministër në qeverinë e Ramës? /Shpërthen deputeti i Bashës: Po përbaltni PD

LEXO EDHE:  “Beteja që ka bërë opozita të mos shkojë dëm”/ Gjekmarkaj tregon “kleçkën” e zgjidhjes

Tek shkaktërët e sëmundjeve që gjenden në inde, aktivizohen Limpfocitet T, të njohura edhe si Qelizat T. Ato i takojnë grupit të trupave të bardhë në gjak dhe krijohen në palcën e eshtrave. Limpfocitet T mund t’i dallojnë qelizat e huaja nga ato të trupit. Ato e dinë se në cilët kategori renditen qelizat.

Qelizat T shumohen jashtëzakonisht shpejtë në trup dhe janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Një nënlloj i Limpfociteve T janë qelizat vrasëse T. Detyra e tyre është që të gjejnë qelizat e sëmura dhe t’i shkatërrojnë ato. Në këtë betejë përdorin helmet qelizore, të ashtuquajturat Cytotoxine.

Limpfocitet B

Edhe Limpfocitet B janë pjesë e gjakut. Ato kanë për obligim që të njohin shkaktarët e sëmundjeve dhe të krijojnë antitrupa në gjak. Edhe ato janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Në këtë betejë krijojnë të ashtuquajturit  B-Zell-Receptorë. Përmes tyre njihen antigjenët e huaja në trup.

Limpfocitet B krijohen në palcën e kockave. Ato mblidhen në nyjet limpfatike dhe në shpretkë. Kur të vijnë në kontakt me antigjene, i lidhin ato me B-Zell-Rezeptor dhe krijohen antitrupa të caktuar – e ashtuquajtura Imunglobulinë.

Edhe një pengesë

Por edhe nëse bakteret dhe virusët, përkundër këtyre mbrojtësve depërtojnë në sistemin imunitar, ato ende nuk e kanë arritur qëllimin e tyre. Phagocitet janë ato që i presin dhe i shkatërrojnë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë Makrophagjenet, të cilat gjenden në inde, si dhe Granulocitet, që gjenden në inde dhe gjak.

Sistemi jonë imunitar është pra shumë kompleks. Por nuk është perfekt. Mund të ketë pengesa të shumta në funksionimin e tij. Një prej tyre është sëmundja e sistemit autonom imunitar. Sistemi mbrojtës në këtë rast nuk vepron kundër qelizave të huaja, por kundër disa qelizave të veta në trup dhe shkakton ndezje.

Kështu shkaktohen sëmundjet si Multiple Sklerose, Neurodermitis, sëmundjet reumatike dhe Psoriasis./ DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kina në krah të Shqipërisë/ Dhuron teste për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ambasada kineze në Tiranë ka mbështur Shqipërinë në këtë sitatë të vështirë për shkak të koronavirusit, duke dhuruar teste për COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar testet.
Sipas ISHP, kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.

“Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!”, thuhet në reagimin e ISHP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Siguria Ushqimore dhe Covid-19!

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijueshmëri të masave të masave të marra nga qeveria, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 është i pranishëm çdo ditë në të gjithë territorin, në garantim të sigurisë ushqimore, monitorimin rigoroz të masave të marra nga ana e subjekteve ushqimore, si dhe këshillimin e konsumatorëve për ruajtur distancimin social gjatë blerjeve të ushqimeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të materialeve shkencore që publikon në lidhje me parandalimin e Covid-19,  v në dispozicion materiale shtesë nga Agjencia e Sigurisë Ushqimore në Luksemburg.
Informacioni i drejtohet profesionistëve në fushën e ushqimit dhe konsumatorëve.

Në çdo rast, profesionistëve në sektorin e ushqimit u kujtohet se pajtueshmëria me praktikat e mira të higjienës është thelbësore dhe ndihmon për të shmangur shumicën e ndotjeve. Për këtë qëllim, profesionistëve të ushqimit u kërkohet t’i referohen udhëzuesve të praktikës së mirë të vlefshme për sektorin e tyre.

Kujtohet se në përgjithësi, gatimi i ushqimit është një mënyrë efektive për të inaktivizuar viruset dhe për këtë arsye edhe koronavirusin SARS-CoV-2.
CORONAVIRUS SARS-CoV-2 dhe Ushqimi i papërpunuar.

Bazuar në njohuritë e tanishme, infektimi nga koronavirusi i lidhur me gëlltitjen e një ushqimi nuk është shumë e mundshme pasi që infektimi kryesisht ndodh përmes traktit respirator.

Sidoqoftë, nëse dëshirojmë të analizojmë dy mënyrat teorike të ndotjes së ushqimit me virusin SARS-CoV-2, ato mund të shoqërohen:
1) transferimi i virusit në ushqim përmes kafshëve të infektuara, por kjo u përjashtua nga ekspertët;
2) trajtimi i ushqimit nga njerëzit e infektuar me këtë virus.
Kalimi i virusit nga një person i infektuar në ushqim ka shumë të ngjarë të ndodhë përmes teshtitjes, kollitjes ose kontaktit të drejtpërdrejtë me duar të ndotura, duke vendosur pikat në ushqim ose në një sipërfaqe kontakti ose vegla (banaqe prerëse, pjatë, etj).

Parimet e higjenës

Në përgjithësi, masat higjienike të mëposhtme duhet të zbatohen gjatë përgatitjes së ushqimit (konsumatorët ose operatorët e industrisë ushqimore):
• Larja e rregullt e duarve me sapun para dhe gjatë përgatitjes së vaktit është një masë thelbësore. Kjo larje duhet të bëhet pas çdo gjesti ndotës (pas kollitjes, pasi të keni fryrë hundën, etj.).
• Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e sipërfaqeve, pajisjeve dhe veglave.
• Zbatimi i praktikave të mira higjienike dhe procedurave të pastrimit dhe dezinfektimit në kontekstin e industrisë ushqimore dhe shtëpiake, me kusht që ato të jenë të sakta dhe të përditshme, bejne te mundur që rreziku i kontaminimit të kontrollohet.
• Ndarja e ushqimit të papërpunuar dhe të gatuar.
• Njerëzit e sëmurë nuk gatuajnë dhe nuk punojnë.
Përveç kësaj, kushdo që është i sëmurë duhet të dijë rëndësinë e mos trajtimit të ushqimit nëse ka simptoma të gastroenteritit (diarre, ethe, të vjella, dhimbje koke) dhe sëmundje të ngjashme me gripin.

Produkte të gatuara

LEXO EDHE:  Munguan në përkujtimore/ Deputeti demokrat thumbon socialistët

LEXO EDHE:  “Anullo vajtjen në Beograd”/ Tritan Shehu apel Ramën

Gatimi (4 minuta në 63 ° C) mund të konsiderohet efektiv në joaktivizimin e koronavirusëve në ushqim.
Teknikat e gatimit shtëpiak ndihmojnë në kontrollin e rrezikut të kontaminimit për produktet e gatuara.

Produkte të papërpunuara

Kalimi i virusit nga një person i infektuar në ushqim mund të ndodhë kur higjena nuk respektohet, si nga teshtima, kollitja ose kontakti i drejtpërdrejtë me duar të papastra, duke vendosur sterkalat në ushqim ose një sipërfaqe kontakti ose mbi vegla (banaqe për prerje, pjatë, etj.).

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se rruga kryesore e hyrjes për kontaminim është trakti respirator. Deri më tani, nuk ka asnjë provë që sugjeron që ngrënia e ushqimit të kontaminuar mund të çojë në një infeksion në traktin e tretjes.

Prandaj, vetëm mundësia e infeksionit të traktit respirator gjatë përtypjes e cila nuk mund të përjashtohet plotësisht.
Pas rregullave të higjienës, larja e frutave dhe perimeve dhe nëse është e mundur të qërohen, ndihmon për të kontrolluar rrezikun e kontaminimit.

Rekomandime

• Njerëzit e sëmurë kujdesen për veten e tyre, qëndrojnë në shtëpi dhe nuk punojnë as nuk bëjnë pazar për ushqim
• Kollitemi në bërryl për t’i mbajtur duart të pastra higjenikisht.
• Duart lahen para dhe gjatë përgatitjes së vaktit.
• Ushqimi i papërpunuar lahet para konsumimit dhe nëse është e mundur qërohet.

LEXO TE PLOTE