Connect with Us

Infermierët shqiptarë filluan sot punën në Itali/ Manastirliu i publikon fotot

Lajme

Infermierët shqiptarë filluan sot punën në Itali/ Manastirliu i publikon fotot

Publikuar

-

Ditën e djeshme u bë e ditur se kishin filluar punën në spitaline Breshias 10 mjekët shqiptarë, ndërsa infermierët kanë filluar sot.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto të infermierëve dhe thotë se edhë këta po i shërbejnë pacientëve në të njëjtin spital.

“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga COVID-19

Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias”, shkruan ajo krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ra në krye të detyrës/ Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Majorin Klodian Tanushi

Publikuar

-

Nga

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me motacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj ushtarakut i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë në radhët e Forcave tona të Armatosura, të treguar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë krah për krah si aleatë të denjë dhe të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut dhe ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Jemi mbledhur sot, në këtë ceremoni solemne për të përkujtuar dhe vlerësuar denjësisht një ushtarak shqiptar të paharruar, i cili shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe trimëri në misionin paqeruajtës në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Majorin Klodian Tanushi.

Major Tanushi ra heroikisht në krye të detyrës dhe me aktin e tij dhe shërbimin shembullor në mbrojtje, në ruajtje të paqes dhe sigurisë, na bën të gjithëve krenarë duke lartësuar Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një aleate e denjë e NATO-s.

Gjatë gjithë trajnimeve të programuara, kur ndodhi fatkeqësia e paparashikuar, shpërthimi i një mine, i mori jetën Nëntetares Zarife Hasanit, plagosi Nëntetarin Kapaj dhe njëkohësisht plagosi rëndë dhe më pas i mori jetën Major Tanushit.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe shumë të specializuar të strukturave përkatëse, Klodiani nuk ja doli dot t’u mbijetonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë e duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, bashkëshorten, fëmijët, kolegët dhe mbarë qytetarët shqiptarë.

Akti i tij heroik, i rënies në krye të detyrës duke dhënë jetën për ruajtjen e jetëve të civilëve, në shërbim të paqes e sigurisë përtej kufijve të vendit tonë, ka bërë krenar familjen e tij, Forcat tona të Armatosura ku shërbeu, si dhe çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Atdheut tonë.

Për heroizmin e treguar, duke sakrifikuar edhe jetën e Tij në krye të detyrës, si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin sot të vlerësoj Major Klodian Tanushin me dekoratën e lartë, ”Dekorata e artë e Shqiponjës”.

I përjetshëm dhe i ndritur qoftë gjithmonë kujtimi i Tij!”

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndërtimet shtohen, por qytetarët nuk e ”duan” më Tiranën

Publikuar

-

Nga

Kryeqyteti i vendit është përfshirë në një bum ndërtimesh vitet e fundit, por po bëhet gjithnjë e më pak i preferueshem për banorët e rinj.

Në të dhënat e fundit për popullsinë më 2021 INSTAT raportoi se popullsia e kryeqendrës së vendit u rrit me vetëm 6 mijë persona. Ritmet e rritjes së popullsisë së kryeqytetit u përgjysmuan në krahasim me janarin 2020 ku shtesa u raportua me 11 mijë banorë të rinj. Shtesa e popullsisë ishte më e ulëta që nga viti 2001 kur INSTAT raportoi të dhënat e dixhitalizuara për popullsinë e qarkut të Tiranës.

Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2018 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit. Ndërsa në vitin 2021 shtesa e popullsisë shënoi ulje të fortë me vetëm 6 mijë banorë të rinj.

Në 1 Janar 2021, Tirana kishte gjithsej 912 mijë banorë, të cilët përbejnë rreth 31 për qind të popullsisë së vendit.

Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë. Ndërkohë që është rritur norma e emigrimit jashtë vendit nga Qarku i Tiranës.

Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, sipas Anketës së Madhe e Emigracionit, e zhvilluar nga INSTAT më 2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Itali/ Njihuni me kamarierin që mund të drejtojë vendin

LEXO EDHE:  Manastirliu sërish thirrje qytetarëve/ “Mbajtja e maskës është e detyrueshme”

Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020

Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.

Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.

Në 2020-n lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Pas 4 viteve rresht cilësuar si rrjeti më i mirë celular në vend, Vodafone merr për herë të parë çertifikimin edhe për cilësinë e rrjetit fiks. Një  prej kompanive lider ndërkombëtarë në testimin e cilësisë së  infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri për rrjetin fiks, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta për  gjithë treguesit e performancës së  rrjetit fiks.

Në një ceremoni të zhvilluar online, Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut, Hakan Ekmen, i dorëzoi virtualisht çmimin Vodafone dhe përgëzoi kompaninë  për arritjen e këtyre rezultateve në testim!.

Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut tha:

E përgëzojmë Vodafone dhe skuadrën për ofrimin e eksperienës më të mirë të rrjetit fiks në Shqipëri. Kjo arritje merr akoma më shumë vlerë në kohë të vështira si të pandemisë Covid-19, ku nevoja për një internet te mirë janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat si puna apo edukimi në distancë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Jemi shumë krenar për këte arritje. Edhe pse operojmë për një kohë të shkurtër në tregun fiks, angazhimi dhe investimet tona për zhvillimin e infrastrukturës fikse kanë dhënë rezultat. Tashmë i ofrojmë klientëve tanë rrjetin më të mirë celular dhe fiks kudo në Shqipëri. Kjo na afron akoma më shumë me aspiratën tonë për të realizuar shoqërinë dixhitale në Shqiperi.. Zhvillimi i infrastrukturës fikse është nje domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë. Investimet tona do vijojnë dhe premtojmë të sjellim risi në treg falë prezantimit të teknologjive të reja dhe shërbimeve dixhitale që pozicionojnë Vodafone si partner i zhvillimit

LEXO EDHE:  Covid-19 i merr jetën mjekut epidemiolog/ Bino mesazh prekës: Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur

LEXO EDHE:  Arsyeja që jep një mësues i cili është vonuar 111 herë në punë

umlaut ka analizuar cilësinë  e internetit fiks në  Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në  nivel kombëtar. Bazuar në  testimet e kryera, Vodafone Albania arriti 709 pikë  nga 1000  për sa i përket performancës së  rrjetit fiks në  total, rezultate që  theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të  ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira celulare dhe fiks në treg për klientët.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

LEXO TE PLOTE