Connect with Us

Fasonët “ngrenë duart”/Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti!

Ekonomi

Fasonët “ngrenë duart”/Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti!

Publikuar

-

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur të paguajnë punonjësit, duke kërkuar ndërhyrje emergjente të qeverisë.

Në një letër që Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania”, e cila përfaqëson dhe mbron interesat ekonomike të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (Fason), I ka dërguar kryemnistrit Rama, paralajmërohet një situatë e vështrë financiare e sektorit dhe pamundësi për të paguar pagat. Edhe ndërmarrjet që po punojnë nuk po marrin pagesat nga kontraktorët.

Ata thonë që deri tani nuk është marrë në konsideratë asnjë nga propozimet e tyre, nuk kanë asnjë komunikim dhe as përgjigje nga ministrat e ngarkuar nga kryeministri dhe nuk kanë parë asnjë lehtësi për të vijuar punën apo për të ndaluar për një periudhë të caktuar

Në letër thuhet se në kushtet e mungesës së punëtorëve, për shkaqe të njohura, po punojmë nën kapacitetet tona, me pothuajse gjysmën e produktivitetit, duke marrë kosto shtesë edhe për këtë dukuri që nuk varet nga kompanitë tona;

Kemi paguar dhe paguajmë, sipas ligjit, të gjitha detyrimet fiskale për muajt janar shkurt. Por jemi në kushtet e bllokimit të plotë të veprimtarisë ekonomike, për shkak të mungesës së likuiditetit, për faj të administratës Suaj, sepse një numër i konsiderueshëm i kompanive toan nuk kanë marrë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke shkelur ligjin fiskal, si edhe shumë herë të tjera. Por edhe duke mos dhënë asnjë shpjegim, as në rrugë zyrtare për vonesa që penalizojnë sipërmarrjen. Ndërkohë që, nuk ndodh e kundërta: vonesat tona në pagesa ligjore penalizohen brenda 23 orëve! Bizneset tona kanë edhe nga 4-5 vite që nuk iu rimbursohet TVSH-ja!?

Duke qënë se partnerët europianë nuk e kanë ndërprerë ende punën në disa nga vendet furnitore, ne po vijojmë të punojmë për ta, pa përfituar asnjë nga lehtësitë që fitojnë kompanitë “mëmë” në vendet partnere. Në vende të tjera, puna është ndërprerë dhe ne ndodhemi në mungesë të lëndës së parë dhe të kontratave në vijim, duke rrezikuar mbylljen dhe falimentimin;

LEXO EDHE:  Rekord/A e dini cili është shteti me internetin më të shpejtë në botë?

Shoqata paralajmëron se industria ndodhet në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave. Për të mosi iu dukur si paradoks, për pjesën e parë të ndërmarrjeve, ju sqarojmë se, edhe pse punojmë në kushtet të vështira, nuk kemi marrë dhe nuk shpresojmë të marrim asnjë pagesë nga kontraktorët, sepse pagesat janë shtyrë në kohë për shkak se tregu nuk siguron shitjen e produkteve tona për arsye të Pandemisë Globale.

Fasoni bën thirrje për paketë financiare

A) Siguroni nëpërmjet paketës mbështetëse financiare që po përgatitet për biznesin e mesëm dhe të madh mundësinë për pagimin e pagave të asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit tanë që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore;
B) Merrni në konsideratë kërkesën tonë për të blerë borxhin e partnerëve tanë ekonomike në Itali e gjetkë, pagesat e të vilë2ve ose janë vonuar ose nuk do të bëhen për këtë periudhë, duke na kredituar më shumë e tyre derisa në llogaritë tona bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht;
C) Vlerësoni kërkesën për të shtyrë për një afat të caktuar pagesa të detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;
D) Urdhëroni autoritetet që të paguajnë menjëherë, pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH. Ligji iu autorizon të rikontrolloni bilancet tona edhe pas pesë vitesh, nëse vëreni abuzime me këtë taksë!
E) Kërkojmë shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Ekonomia në kohën e Covid-19/ Besart Kadia bën analizën: Rënien do ta ndjejnë të gjithë

Publikuar

-

Nga

Nga Besart Kadia/ Sot 20 ditë pas fillimit të mbylljes totale të qytetarëve dhe ekonomisë, ne akoma kemi të panjohur sesa do zgjasë kjo ngrirje dhe po ashtu kemi të panjohur impaktin afatshkurtër dhe afatgjatë në ekonomi.

Por një gjë dihet mirë. Qeveria duhet të bëjë c’është e mundur për të ndihmuar financiarisht bizneset vendase, të mëdha apo të vogla qofshin ato, të paktën duke paguar pagat për ruajten e vendeve të punës. Kjo është sot imediate dhe e vetmja politikë që pritet prej shtetit shqiptar.

Së pari, GDP e shqipërisë është shumë e varur nga konsumi vendas. Ne kemi thuajse të njëjtat karakteristika si ekonomia e Sh.B.A ku 70% e prodhimit vendas varet direkte nga sjellja e konsumatorëve. Pas 20 ditësh mbylljeje konsummi në vend, përvecëse produkteve ushqimore është thuajse zero. Kjo garanton rënie të prodhimit në fund të vitit që ndikon në të gjitha parametrat makroeonomik të vendit. Impakti i rënies së konsumit do ta ndjejnë të gjithë: pensionistët, të papunët, bizneset e vogla, edukimi, shëndetësia e bizneset e mëdha prodhuese në vend. Nuk do të ketë hallkë të shoqërisë që nuk do të ndjejë këtë rënie të konsumit. Përvec pasigurisë së pagës po aq e pasigurt janë dhe të ardhurat nga remitancat që zbusin varfërinë dhe ndihmojnë vendin në bilancin e pagesave.
Për momentin politika shtetërore ka injoruar njëkohësisht fatin e ekonomisë dhe për rrjedhojë fatin e saj në të ardhmen. Nëse ky izolim vazhdon dhe nëse bizneset nuk prodhojnë shumë prej punonjësve do të hiqen nga puna. Ata do jenë të pasigurt për të ardhmen. Edhe nëse kanë kursime nuk do ti shpenzojnë. Rreziku është tepër i lartë për ta për të shpenzuar. Nëse nuk shpenzojnë do të bien të ardhurat nga TVSH, si burimi kryesor i financimit të buxhetit të shtetit, jo për një muaj por për muaj e ndoshta vite që vijnë. Pesimizmi që ka kapur konsumatorin shqiptar pas tërmetit dhe pas Koronavirusit do të ndihen gjatë në sjelljen e tyre. Dhe qeveria, sic e pa dhe vitin e shkuar, preket direkte nga gjendja e kosnumatorit shqiptar.
Së dyti, politika monetare në vitet e fundit ka qënë gjithnjë në krahun lehtësues. Normat e interesit janë ulur nga Banka Qëndrore në mënyrë konstante për të nxitur konsumin dhe investimet në vend. Kjo masë ka rritur raportin e kredive në lek krahsuar me monedhë të huaj por nuk ka mundur dot të nxisë rritje të inestimeve në vend që është dhe shkaktari kryesor dhe i nevojshëm i rritjes ekonomike. Ekonomia shqiptare ka që nga viti 2012 që nuk është optimiste mjaftueshëm sa për të nxitur kredimarrje të re duke sjellë më pas dhe atë rritje ekonomike endemike që kemi përjetuar ndër vite. Për vite me rrallë buxheti i shtetit ka qënë stimuluesi kryesor i investimeve dhe rritjes ekonomike në vend. Duke bërë atë që njihet në ekonomi “crowding out”. Ku qeveria duke rritur taksat ndër vite për të kryer investimet e saj ka ngadalsuar krejtësisht investimet private, përvec bizneseve të lidhura direkte me buxhetin e shtetit. Qeveria ka qënë përfituesi kryesor i politikave monetare pasi ka mundur të financojë borxhin e saj me normat më të ulta historike të shtetit shqiptar.

Kredia ne total e perpunuar ne sistemin bankar.
Frenimi i entuziasmit ekonomik vihet re qe ne 2012
Pra kur bizneset për shtatë vitet e fundit nuk kanë marrë kredi për tu zgjeruar se janë pesimist për të ardhmen vështirë të marrin kredi për paga kur pikëpyetjet janë shumë më të mëdha për jetëgjatësinë e tyre. Përkëtë arsye paketa 100 milion dollarë si garanci për paga nuk ka për tu prekur nga asnjë biznes pasi shteti sërish barrën dhe rrezikun ia lë biznesit. Kjo do të thotë që bizneset mundet dhe do të heqin njerëz nga puna dhe po ashtu do të rishohin dhe invetimet e tyre për të ardhmen por dhe ndoshta do të mbyllen fare. Dhe këtu nuk ka më rëndësi nëse shteti ka vendosur kolateral për kredinë për një biznes që shuhet. Që do të thotë se qeveria pas koronavirusit do të ketë më shumë njerëz të papunë, më shumë biznese të mbyllura dhe për rrjedhojë më pak aktivitet ekonomik të cilën mundet ta taksojë e më pak para në buxhetin e shtetit. Cfarë po na mëson koronavirusi në mënyrën më të egër të mundshme është që binzesi është gjeneruesi kryesor i mirëqënies ekonomike dhe për rrjedhojë dhe partneri kryesor i qeverisë në të ardhmen.
Së treti, besimi i qeverisë se njerëzit kanë para mënjanë dhe do të konsumojnë nga kursimet e tyre duket po ashtu i pavend. Të dhënat tregojnë që pesimizmi i madh që ka kapur për vite tashmë ekonominë shqiptare nuk është kompensuar me rritje të kursimeve. Ato kanë rënë nga 21% e GDP-së në 2013 në vetëm 16% në 2019. Qytetarët kanë patur pagat e ngrira për një kohë të gjatë, si në sektorin publik ashtu dhe në sektorin privat, por nga ana tjetër kosto e jetesës është bërë më e shtrentë. Pagat e ngrira për kaq gjatë ka bërë që të ardhurat e tyre reale të bien e për rrjedhojë kanë më pak para për të kursyer. Kombinuar kjo dhe me uljen e normës së interesit nga Banka Qendrore askush nuk ka patur mundësi dhe për më tepër interes financiar për të kursyer. I vetmi institucion që ka përfituar nga rënia e normës së interesit në praktikë ka qënë prape shteti shqiptar. I cili ka mundur të marrë hua me kosto shumë të ulët për të financuar projektet dhe borxhin e saj. Pra teksa qytetarët ndër vite kanë të ardhura reale më të ulta qeveria nëpërmjet rritjes së taksave dhe kostos së ulët të marrjes hua ka patur një periudhë të artë për veten.
Sot gjërat janë në një krizë të paprecedent. Vendimi i njëanshëm i qeverisë për të garantuar shëndetin publik, pasi në shëndetësi nuk është inevstuar sa duhet për këtë ditë, ka sjellë kosto për gjithë shoqërinë dhe bizneset shqiptare. Këto të fundit pavarisht vështirësive në vitet e fundit sërish kanë qënë partnerë të heshtur të qeverisë. Por sot qeveria duhet të jetë dhe garantuesi kryesor i mirëqënies të të gjithë bizneseve, e për rrjedhojë të mirëqënies së gjithë qytetarëve, duke marrë ajo përsipër për të paguar të paktën tre muaj pagat e punonjësve të regjistruar.
Kushdo që mendon se kjo është vetëm në interes të biznesit se ata kanë lekë dhe e kanë për detyrë të paguajnë punonjësit pavarsisht situatës janë gabim dhe për më tepër janë vrasës të së ardhmes ekonomike të vendit. Ata nuk janë në vështirësi se janë të paaftë e ndaj meritojnë cdo lloj kostoje dhe pasoje për veprimet e tyre. Ata janë viktima potenciale të një vendimarrje politike. Të një vendimarrje që i lë mbrapa me konkurrentët e tyre në rajon. Pasi të gjitha qeveritë kanë marrë përsipër pagat e punoënjësve për të paktën dy muaj. Dhe politika duhet t’i dalë për zot qytetarëve dhe bizneseve të saj pasi shprehja e famshme se nuk është fundi i botës por fundi i muajit që shqetëson është tashmë më e vërtetë se kurrë. Shqipëria po kalon në krizë ekonomike, shëndetësore dhe me vendimet e hezituese dhe hakërryese të qeverisë për mos kompensim të punonjësve po i bën njëkohësisht dhe varrin vetes.
Ndaj Edi Rama ashtu si dhe gjithë homologët e tjerë të rajonit apo më gjerë duhet të kompensojë në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të gjithë punonjësit në vend pavarisht biznesit në të cilën punojnë. Duhet të paguajë minimalisht 80% të pagës së tyre për sa kohë ekonomia është e mbyllur dhe duhet ta bëjë atë sa më shpejt. Këtë gjë kanë bërë në shtetet më të zhvilluara e me biznese shumë herë më të fuqishme e pasura se tonat. Shteti ka marr përsipër pagat në Kanada, Austri e Angli. Dhe po ashtu në shtete më pranë nesh si Kosovë e Greqi. Sic u mbyllën të gjithë në karantinë se këtë zgjidhje dha bota po ashtu dhe masat që do të ndërerren të jenë të ngjashme me ato të botës. Kaq.
Duhet të zhdukë prezencën shtetëore në investime publike pasi ato mundet të realizoheshin në kohë krejtësisht të tjera por jo sot dhe as deri në fund të 2021. Sot duhet një paketë ekonomike e cila ka prioritet vetëm shpëtimin e bizneseve vendase pasi ato do të gjenerojnë dhe të ardhura mjaftueshëm për të financuar cdo projekt në të ardhmen. Sot prioritetet duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Në amerikë brenda javës 3.3 milionë qytetarë dolën të papunë. Në Shqipëri akoma nuk dihet sa do të jetë numri deri në fund të prillit dhe nëse nuk merren masa sot do të jetë shumë vonë. Rritja e papunësisë është e sigurt e cila do të sjellë efekt zinxhir në mos pagim qerash, kredish, uji e dritash e gjithcka tjetër. Qeveria do të ketë një armatë njerëzish të papunë e gjithnjë e më pak para për ti ndihmuar. Pagesa e pagave për këto muaj është kosto shumë herë më e ulët për shtetin sesa kosto afatgjatë e papunësisë e bizneseve të mbyllura.
Dhe nëse rrugët apo shkollat bëhen qytetarët nuk do kenë lekë për të udhëtuar e libra për të blerë. Rishikimi i projekteve të investimeve publike të cilat nuk gjenerojnë asnjë të ardhur shtesë në periudhën afatshkurtër është e domosdoshme. Kompensimi i plotë për të gjithë punonjësit dhe në këtë mënyrë shpëtimi i biznesit dhe i mirëqënies së gjithë shoqërisë është e vetmja politikë. Pas koronavirusit duhetë të ringrihemi shpejt e duhet ta shohim shtetin si partner që i doli për zot në ditë të vështira. Në të kundërt shteti do të jetë vrasësi me duart e veta i të ardhmes ekonomike të Shqipërisë. Paketa sociale që është prezantuar duhet zëvendësuar me një paketë të plotë ekonomike. Borxhi për rrugë të reja e për qendra qytetesh u mor. Le të merret dhe për të ardhmen tonë.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas rritjes artificiale të dy javëve të fundit, euro pëson rënie

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.52 lekë, me një rënie prej 2.14 lekë në raport me ditën e mëparshme. Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë me 2.5 lekë.

Gjatë ditës së sotme në rënie ishin të gjitha valutat, ku dollari u këmbye me 117.26, me nënçmim prej 1.49 lekë në raport me ditën e mëparshme dhe paundi ra me 1.4 lekë, ne 144.85 lekë.

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

LEXO EDHE:  “4 mijë dollarë për muskuj të rremë”/24 vjeçari bën ndërhyrjen e rrezikshme

LEXO EDHE:  "4 mijë dollarë për muskuj të rremë"/24 vjeçari bën ndërhyrjen e rrezikshme

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg. Në një prej agjencive kryesore valutore në vend, euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 130.3 lekë, me një diferencë prej 4.3 lekësh, kur normalisht diferenca në shitblerje varion midis 0.5 dhe 1 lekë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara nga COVID-19”/ Tabaku ngre 4 pyetje për qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e Standart and Poors, ndërsa thekson se sipas tij, vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Tabaku thotë se prej kohësh PD ka shprehur shqetësimin e evidentuar në këtë raport, se ekonomia jonë është më e rrezikuara në të gjithë rajonin.

“Shqipëria është një nga 20 vendet më të rrezikuara edhe në lidhje me mungesën e të ardhurave për qytetarët e Shqipërisë. Kjo mungesë të ardhurash nëse nuk veprohet nga qeveria MENJËHERË do të godasë shumë rëndë qindra mijë familje shqiptare.
Ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë. Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur. Nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është E PAMJAFTUESHME”, shkruan Tabaku.

Me tej, ish deputetja ngre katër pyetje përsa i përket biznesit të vogël, të papunëve, familjeve që u është hequr ndihma ekonomike dhe shitësve ambulantë.

“1. Çfarë do të bëhet me të paktën 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?
2. Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?
3. Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?
4. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?”, janë pyetjet që ngre Tabaku.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku: Ja pse opozita është në të drejtën e saj

LEXO EDHE:  Pedagogët pa paga/ Ministrja në konferencë për Arsimin

Ajo thekson se për këto pyetje qeveria nuk ka një përgjigje dhe nuk ka buxhetuar kurrgjë për këto shtresa vulnerabël dhe për pjesën më të madhe të punësuarve edhe bizneseve.

“Qeveria që vetëm këtë vit do t’i japë 120 mln euro koncesioneve të oligarkëve ka disbursuar vetëm 40 mln euro për qytetarët e këtij vendi. Qeveria duhet të të ndalë menjëherë çdo tender e koncesion që sot po gërryen buxhetin e shtetit, dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarve, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti si dhe të përdorë lehtesimet fiskale që Partia Demokratike ka propozuar për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë.
Sot është dita që të paktën një herë në këto 7 vite të mendojnë për qytetarët.Nesër do jetë SHUMË VONË”, shkruan Tabaku në postimin e saj në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE