Connect with Us

Basha përshëndet vendimin e qeverisë/ Më mirë vonë se kurrë, me rëndësi transparenca

Politikë

Basha përshëndet vendimin e qeverisë/ Më mirë vonë se kurrë, me rëndësi transparenca

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një video-konferencë me gazetarët, ku ka përshëndetur vendimin e qeverisë, për të anulluar prokurimet publike që nuk lidhen me emergjencën e koronavirusit.

Basha e cilësoi këtë vendim të vonuar, dhe shtoi se kjo ishte një kërkesë e përsëritur disa here prej opozitës në kushtet ku ndodhet vendi.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurorimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore.

Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse i vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do i kursejë shqiptarëve 200 mln euro.

KërkoJ transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Cdo procedurë duhet të jetë transparente.

Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur cdo qindarkë të taksapagueseve I cili duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë.”- u shpreh Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katastrofa humanitare në kufi/ PDIU: Shteti rrumpallë i Ramës, inekzistent

Publikuar

-

Nga

Katastrofa humanitare në kufi/ PDIU: Shteti rrumpallë i Ramës, inekzistent

PDIU ka reaguar për situatën katastrofike humanitare të krijuar prej disa ditësh në kufirin me Greqinë, e cila kulmoi sot me humbjen e jetës së një fëmije nga autoambulanca e një shteti rrumpallë që dhe kur bën sikur të vjen në ndihmë më shumë shton kaosin.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PDIU akuzon qeverinë për paaftësi e keqmenaxhim, në një periudhë kur dihet se fluksi i lëvizjes në kufirin grek është i lartë.



“Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqime e shërbim mjeksor, që duken sikur janë refugjatë të zonave në luftë, turpësisht për të gjithë ne janë në teritorin shqiptar.
Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm.
Fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inekzistent.
1. Ku është Ministria e Brendshme që e di prej vitesh që në gusht ka fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar? Ky shtet rrumpallë, me kohë duhet të merrte masat për të shtuar bashkëpunimin dhe sportelet me palën greke.
2. Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte marrë masat në pikat kufitare, por edhe në qytetet kryesore që të hapnin vendet e dedikuara për bërjen e testeve COVID-19 vetëm për emigrantët .
3. Ministria jonë e Jashtme duhej me kohë të komunikonte me palën greke për këtë situatë, që do të ishte e tillë si çdo vit, duke shtuar dhe situatën e Covid- 19.
Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së
, të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.
Shteti rrumpallë i paaftë i Ramës është si gjithmonë inekzistent në raste emergjencash e fatkeqësish.
Kjo është vërtetë një kohë e mallkuar për shqiptarët, koha kur : “Pirati bëhet Papë””, thuhet në deklaratën e PDIU. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata kaotike në kufi me Greqinë/ CNA zgjon nga gjumi Lulin

Publikuar

-

Nga

PD nuk hapet, listat hapen

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha pas shkrimit të CNA.al ku i bëhej thirrje të zgjohej e të reagonte për situatën në pikat kufitare me Greqinë.

Pak më herë CNA.al shkroi se edhe pse prej katër ditësh qindra qytetarë vuajnë pritjet e gjata në Kakavijë dhe Kapshticë, nga ana e kreut të opozitës nuk kishte patur asnjë reagim.

Siç duket, Luli është ndjekës i rregullt i CNA.al dhe menjëherë pas shkrimit reagoi me shpejtësinë e erës.



Përmes një postimi në Twitter ai shpërndau deklaratën e zyrës së shtypit të PD, e cila ka disa orë që ka reaguar. “Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar”, shkruan Basha bashkëngjitur deklaratës së PD.

Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës paraqitet një situatë tejet e rënduar për shkak të numrit të madh të automjeteve që presin në radhë për të kaluar kufirn.

Në të dyja pikat kufitare situata është kaotike pasi qindra qytetarë presin prej ditësh për tu futur në territorin grek, ndërsa puna nga ana e palës greke vijon me ritme të ngadalta për shkak të kryerjes së tamponit për çdo qytetar.

Pas gjithë kësaj situate, e cila është tema kryesore e ditëve të fundit, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Nuk ka kryetar opozitë në botë që kur ka situata emergjencash dhe qytetarët kanë hall, të mos ketë asnjë reagim. Pra vendi digjet, Luli si gjithmonë krihet!

Kjo situatë alarmante me radhë të gjata pritje, fëmijë e pleq me orë të tëra në diell, vjen jo vetëm për shkak të përgjegjësisë të palës greke, deri diku edhe të papërgjegjshmërisë së qytetarëve, edhe mosangazhimit të qeverisë.



Por, është i turpshëm fakti sesi Lulzim Basha nuk ka lëvizur as gishtin. Po të hedhim një sy në faqen e Facebook-ut të tij, postimin e fundit e ka dje, dhe sërish nuk ka folur për Kakavijën por për pandeminë. Një postim tjetër e ka para katër ditësh. Pra Luli ka katër ditë ka vetëm dy postime një për pandeminë dhe një tjetër kur ka qenë për vizitë në Manzë.
Ndërkohë shqiptarët vuajnë në temperatura të larta me familjet e tyre, me fëmijë të vegjël për shkak të vendimeve të marra për shkak të Covid.

Një opozitë e përgjegjshme duhet të reagojë, të reflektojë, të gjendet pranë këtyre qytetarëve që po vuajnë prej ditësh.
Kur do zgjohet Lulzim Basha? Nuk ka kohë dhe mundësi kreu i opozitës të shkruajë dy rreshta për shqiptarët?
Apo mos ndoshta ndodhet me pushime në ishujt ekzotikë dhe nuk e di se çfarë po ndodh?

Pak më parë, zyra e shtypit e PD, reagoi lidhur me situatën por nga vetë kryetari i Partisë nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Siç duket Luli po nxihet në ishujt ekzotikë , e mbase s’ e gjëjnë dot derisa të hapë telefonin të cilin e mban mbyllur pasi fle në drekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE