Connect with Us

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta”/ Rama publikon shifrat dhe fakte nga puna në fshat

Lajme

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta”/ Rama publikon shifrat dhe fakte nga puna në fshat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikaur disa shifra zyrtare dhe fakte nga puna në fshat.

Sipas Ramës, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Më tej Rama thekson se edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Ilir Kulla tregon Ramën në Bibël

Sipas kryeministrit, fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

A e ke bërë testin e koronavirusit?/ Ja si përgjigjet Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk e ka bërë testin për koronaviursin.
Ai sqaron se nuk ka pasur asnjë simptomë të koronavirusit.

“Nuk kam pasur asnjë indikacion për të bërë testin”, tha Basha.
Në konferencën me gazetarët e zhvilluar online, Basha thekson se tani hapi i radhës është anulimi i koncesioneve të padobishme në këtë periudhë, dhe ky fond prej 120 mln euro t’i kalojë Emergjencave Civile.

Një tjetër çështje ku Basha ka vënë theksin është zbatimi i planit financiar të prezantuar më herët nga qeveria e Ramës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pezullohen tenderët/ APP: Të vijojnë vetëm ato që kanë lidhje me nevojat e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi institucionet se të gjitha procedurat e prokurimeve do të pezullohen me përjashtim të atyre që vijnë si domosdoshmëri e situatës së krijuar nga COVID-19. Në njoftimin e fundit APP nënvizon se insitucionet duhet të marrin masa edhe për pezullim e procedurave që njihen si blerje të vogla.

“Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

LEXO EDHE:  “Na u lodh ky djalosh”/ Dashamir Shehi ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Përfitimet e të prekurve nga tërmeti/ Publikohet dokumenti me gafën e qeverisë

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Haberet e Mitros/ Mu dogj nekrologjia?!

Publikuar

-

Nga

Zilja e telefonit. Ishte Bledka:

-Alo Fundo si je mo?

-Si kokra e mollës, çfarë ka bërë vaki?

-Më mori  një shok nga Korça. Më tha: ka vdekur nga COvid 19 ai gazetari. E saktë se ma thanë të brendshëm. U shqetësova edhe pse kishim folur mbrë bashkë!Hapa pashë dhe postimet në FB. Mu bë një si lëmsh.

-Ha ha ha! Perlë! Do bëj një shkrim. Pastaj u mendova, ketë punë e qan vetëm shoku Mitro. I rashë telefonit:

-Alo…Shoku Mitro! Përdore si lëndë të parë për një haber!

-Por akti duhet të çohet deri në fund!

-Domethënë të ngordh?

-Fjalë e hata!Vdekja jote do jetë heroike!

-Pa ta dëgjoj?

-Nuk do çash barkun me thikë, si japonezët kur bëjnë harakiri. Për varje ka probleme. Nuk gjen litar. Nuk ka sapun si i Rrogozhinës. Nuk gjej vend ku të hedhësh litarin! Me kobure? Ku ta gjesh në Gjermani?!

-Kam këtë skenar. Një laborator në Gjermani ka prodhuar në rrugë eksperimentale vaksinën…Duhen njerëz të provojnë. Shkon ti dhe vë trupin tënd prej demokrati në shërbim të njerëzimit. ( Përkon edhe me mesazhin për vdekjen). Haberin ia dërgojnë Merkel. Ajo ia poston Ramës. Kryeministri e “derdh” në FB :

-Një djalë nga Korça, nip i Zoi Fundos, hëngri shiringë bythës për të shpëtuar, botën! Ja këta janë shqiptarët që qeveris unë?

FB-në e lexon Basha. Thërret konferencë shtypi:

-I them Ramës! Hiq duart nga Fundo! Ai ka qënë dhe do të jetë frymëzim për demokratët!

LEXO EDHE:  Përfitimet e të prekurve nga tërmeti/ Publikohet dokumenti me gafën e qeverisë

LEXO EDHE:  Paloka jep lajmin e keq/ BE i mbyll derën Shqipërisë

-Fundo! Qafën dhe kokën  e mesazhit e ka ngrënë interneti. Ma dërgo nga Purgatori. Me mëkatet që ke bërë, nuk ka vend për ty as në parajsë, e as në ferr?!

-Shoku Mitro! Nuk më pëlqen të skartoj veten, që të bësh ti një nekrologji!

-Mos Fundo! Më befasove. Pas Koço Devoles, je i dyti që po ma djeg nekrologjinë!

-Pse më llogarit mua që jam 43 vjeç, me Koçon që po kullot 76 pranvera? Po si ndodhi me Koçon?

-Katër vite më parë Koçoja përfundoi në thikën e Mond Çelikut. Pastaj në reanimacion. Ndihmësi doktorit i telefonon Filipit:

-Koçoja nuk ia doli..

Shkuam në spital. Koçoja në gjysëm kllapi:

-Filip! Po vdes. Amanet Mitron Pas meje ai e ka radhën. Iku ai, vjen radha jote.

-Vdis pa qeder! Shpenzimet e varrimit. Drekën. Autobuzët. I paguan Fiksi…

-Po të 40-tat, kush i paguan – Tha Koço dhe ra në koma.-

Rrugës më thotë Filipi:

-Bën nje nekrologji. Po i them edhe Mero Bazes. Të kemi mundësi të zgjedhim…Fitoi varjanti im.

Ditën e tretë na ftoi për kafe Mond Çeliku.

-Vuajti shumë,-tha Filipi i përlotur?

-Kush?

-Koçoja?- Tha Filipi?

-Koçon e kini si koqe molle. Për një javë vjen në punë?!

-Është burrë i zgjuar Koçoja – Tha Fundo.-Vdes nga perëndia. Jo nga dhjatroi?!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE