Connect with Us

A do të shkaktojë Covid-19 një valë të nacionalizmit ushqimor?

Blog

A do të shkaktojë Covid-19 një valë të nacionalizmit ushqimor?

Publikuar

-

Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të siguruar furnizime për popullatën e tyre. Kufijtë për eksporte mund të jenë veçanërisht të dëmshëm për vendet e varfëra që mbijetojnë me importe.

Disa eksportues të grurit, duke përfshirë Rusinë dhe Kazakistanin, po marrin një kthesë nacionaliste duke kufizuar ose planifikuar të kufizojnë eksportet për të siguruar furnizime të mjaftueshme për popullsinë e tyre. Kjo kur COVID-19 vazhdon të prishë rrjedhat e tregtisë dhe mban të bllokuar më shumë se 2.5 miliardë njerëz.

Kufizimet e eksportit ndërmerren në sfondin e blerjes në panik, që i ka lënë supermarketer me rafte të zbrazëta, jo për shkak të mungesës së furnizimeve, por pengesave logjistike të krijuara nga masat për të frenuar pandeminë.

Ekspertët druhen se kufizimet në eksportet e grurit dhe miellit të grurit mund të çojnë në çmime më të larta të artikujve bazë si buka, duke rezultuar vdekjeprurëse për shumë nga vendet më të varfra në Afrikë, që mbështeten në ushqimin e importuar. Çmimet e larta të bukës dihet se kanë shkaktuar trazira dhe kanë shkaktuar paqëndrueshmëri politike, veçanërisht në Afrikë.

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë frenuar ose janë në procesin e frenimit të eksporteve të produkteve ushqimore bazë për të siguruar furnizime të qëndrueshme për shtetasit e tyre, pasi po vazhdon përhapjen pandemia e virusit Corona.

Serbia

Ky shtet i Evropës Lindore ka ndaluar eksportin e vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera, si masë paraprake.

Rusia

Eksportuesi më i madh në botë i grurit dëshiron të kufizojë eksportet e grurit për të mbrojtur furnizimin brenda vendit, pasi pandemia e virusit Corona po ndikon në zinxhirët e furnizimit në të gjithë globin. Ministria ruse e Bujqësisë ka propozuar të kufizojë eksportet e disa drithërave, përfshirë grurin, në 7 milionë tonë për muajt prill-qershor.

Në një kohë kur ky propozim, i cili duhet të nënshkruhet nga kabineti, është në përputhje me fundin e sezonit, kjo ka ngjallur shqetësime te tregtarët se Moska mund të vendosë kufizime të mëtejshme për eksporte, siç ka bërë në të kaluarën për t’u përballur me çmime të larta të grurit në vend ose me korrje të dobëta.

“Është një gjest simbolik, por shqetësues,” i tha një tregtar evropian Reutersit.

LEXO EDHE:  Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

“A është ky një hap i parë në përpjekjen për të ulur eksportet, për të ruajtur furnizimet e veta ushqimore të Rusisë, në kohën e virusit Corona? Ky është shqetësimi.”

Ukraina

Në fqinjën e Rusisë, në Ukrainë, një eksportuese e madhe e grurit dhe e vajrave vegjetalë, qeveria po monitoron eksportet e grurit çdo ditë dhe ka thënë se do të marrë masa të përshtatshme, nëse kërkohet. Qeveria e Kievit është përballur me kërkesa nga furrat e bukës për të frenuar eksportet e grurit dhe për të parandaluar që çmimet e bukës të rriten, po të përkeqësohet kriza e virusit Corona.

Kazakistani

Kazakistani ka ndaluar eksportet e miellit të grurit, hejdës, sheqerit, vajit të lulediellit dhe të disa perimeve, përfshirë karrotat dhe patatet, të paktën deri më 15 prill, ndërsa kërkon të krijojë stoqe për t’u marrë me emergjencën e virusit Corona. Ky vendi i Azisë Qendrore, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të miellit të grurit, është një furnizues vendimtar për shtetet siç janë Uzbekistani dhe Afganistani. Ndalimi i miellit të grurit mund të prekë kompanitë e bukës në të gjithë botën.

Vietnami

Ky vend i Azisë Juglindore, i cili deri tani ka arritur të kufizojë përhapjen e virusit Corona, javën e kaluar pezulloi përkohësisht kontratat e reja të eksportit të orizit. Eksportuesi i tretë më i madh në botë i orizit tha se po shqyrtonte nëse kishte furnizime të mjaftueshme në vend për të përballuar pandeminë. Filipinet, Kina dhe vendet e Afrikës janë ndër blerësit më të mëdhenj të orizit të Vietnamit.

Kjo veprim nga Vietnami ka tërhequr shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar, tha një tregtar evropian i orizit për agjencinë e lajmeve Reuters. “Nëse vendet eksportuese të ushqimeve fillojnë të kufizojnë furnizimet për të siguruar nevojat e tyre ushqimore, ky do të ishte shqetësim shumë i madh.”

Ashutosh Pandey-DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse Covid-19 vret më shumë burrat se sa gratë?

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është një “virus i shanseve të barabarta” thotë dr.Kara Tanenbaum, drejtore shkencore e Institutit të Gjinisë dhe Shëndetit në Institutet Kanadeze të Kërkimit Shëndetësor. Sipas të dhënave ndërkombëtare, duket se ai infekton njëlloj si burrat dhe gratë.

Por sipas të dhënave, shumë më tepër burra sesa gra kanë vdekur si pasojë e Covid-19. Kështu në Itali, 71 për qind e vdekjeve të raportuara kanë qenë burra. Në Kinë, kjo shifër ishte 64 përqind, edhe pse burrat përbënin rreth gjysmën e totalit të rasteve. Dhe deri tani, studiuesit nuk janë të sigurtë se përse ndodh diçka e tillë.

Sjellja jo e shëndetshme

Kjo prirje, mund të ketë lidhje me shëndetin dhe sjelljen e burrave, sugjeron dr.Xherald Evans, kryetari i departamentit të sëmundjeve infektive në Universitetin e Mbretëreshës në Kanada.

“Nuk është një ndryshore që varet plotësisht nga gjinia e pacientit, por më shumë nga fakti se ka zakone dhe sëmundje të caktuara, që shfaqen më shpesh tek burrat sesa tek gratë”- deklaron ai.

Burrat kanë tendencën të preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, pasi kanë prirjen të pinë duhan dhe alkool me ritme më të larta se sa gratë, thotë ai, gjë që mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të një forme të rëndë të Covid-19.

Kjo sjellje gjinore, mund të kontribuojë në pasjen e niveleve më të larta të vdekshmërisë tek burrat, thekson më tej Tanenbaum. “Burrat, ka më shumë të ngjarë të pinë duhan. Ne e pamë se kjo veçanërisht e rëndësishme në disa nga vendet aziatike si Kina. Dhe kur mushkëritë e tua janë prekura nga nikotina, ata nuk janë në gjendje të luftojnë dot si duhet virusin”- thekson ajo.

Dallime gjenetike

Në këtë rast, mund të ndikojnë ndërkohë faktorë që lidhen me gjininë, dhe që shpjegon se si virusi prek meshkujt dhe femrat në mënyrë të ndryshme, thotë ajo. Edhe pse studiuesja kujdeset të theksojë se këto janë vetëm spekulime.

Virusi hyn në qelizat e njeriut përmes një “receptori” thotë ajo, që e përshkruan si një kod që i jep mundësinë e qasjes. Në këtë rast, receptori quhet ACE-2 , dhe kontrollohet nga një gjen që gjendet në kromozomin X, tha ajo. Femrat kanë dy kromozome X, ndërsa meshkujt kanë një kromozom X dhe një tjetër Y.

LEXO EDHE:  Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

“Dhe fakti që burrat nuk kanë dy kromozome X, na bën të pyesim veten nëse kjo i vë ata në një rrezik më të madh për t’u sëmurur”- thekson Tanenbaum. Ekspertja thotë se receptori ACE-2 duket të jetë më i pranishëm tek burrat, gjë që do të thotë se ka më shumë “dyer”, nga ku virusi mund të futet në qelizat e trupit.

Pra, ndërsa nuk është provuar nëse kjo diferencë gjinore në receptorin ACE-2, ka ndonjë lidhje me faktin se sa serioze bëhet kjo sëmundje, ajo mbetet gjithsesi një aspekt interesant. Pra ekzistojnë disa ndryshime gjenetike tek proteina specifike, dhe sensorët e përfshirë në reagimin imunitar ndaj koronavirusit.

Edhe pse kjo gjë do të kërkojë një konfirmim, mendon Tanenbaum. Sistemi imunitar femëror, reagon ndryshe kur sulmon virusin, dhe prodhon antitrupa të ndryshme nga ato të mashkullit, tha ajo. “Ne e shohim këtë gjë edhe tek vaksina e gripit. Kur i injktohet e njëjta dozë e vaksinës ndaj gripit burrave dhe grave, gratë do të ketë një reagim 2 herë më të madh me antitrupa ndaj vaksinës së gripit sesa burrat”- thekson më tej ekspertja.

Sasi të ndryshme hormonesh, si estrogjeni dhe testosteroni, mund të kontribuojnë gjithashtu në lloje të ndryshme reagimesh. Studiuesit sugjerojnë një shpjegim edhe më të thjeshtë:që të dhënat mund të skedohen, duke pasur parasysh ndryshimet në sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme, dhe teknikat e raportimit.

“Në fazën e hershme të çdo epidemie, raporti mbi vdekshmërinë, nuk mat vdekshmërinë e vërtetë”-thonë ata. Ndërsa ka shumë shpjegime të ndryshme, të gjitha ato janë hipoteza.

“Unë nuk mund t’’ju them burrave:Ju jeni më të rrezikuar se gratë”- thotë Evans.

Kuptimi më i mirë se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj trajtimeve të mundshme dhe vaksinave, mund të ndihmojnë në përshtatjen e tyre për secilën gjini, thotë Tanenbaum. Për shembull, duke i dhënë grave një dozë më të vogël, nëse vërtetohet se ato do të kenë një përgjigje të mjaftueshme imune me më pak vaksina./ globalnews.ca –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Fjala e shkencës/ Atak kardiak? Jo, në disa raste është virusi që godet zemrën, rasti i 53-vjeçares në Itali

Publikuar

-

Nga

Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore, pa vuajtur asnjëherë nga sëmundje kardiovaskulare, u paraqit para ASST Spedali Civili në Brescia, pasi në dy ditët e mëparshme ndjente një lodhje të madhe. Ajo pati kollë të vogël, pak ethe dhe dhimbje në gjoks. Saturimi me oksigjen ishte brenda normës: 98%. Rezultatet e radiografive të mushkërive, të cilat megjithatë kanë limite të ndjeshmërisë në krahasim me CT, ishin të parëndësishme. Covid? Infarkt?

Miokardit akut

Gruaja u transferua në kardiologji. Elektrokardiogrami tregoi shenja që sugjeronin një atak në zemër ose përndryshe një ngjarje kardiake. Jo pneumoni Covid-19, siç do të pritej këto ditë sidomos në Brescia. Pacientja gjithashtu kishte nivele të larta të një proteine, troponinës, në gjakun e saj, një shenjë se muskuli i zemrës ishte dëmtuar. Koronografia përjashtoi një problem arterie koronare: asnjë atak në zemër nuk ishte në zhvillim e sipër. Imazhi i rezonancës magnetike ishte vendimtar për diagnozën: miokardit akut, (një inflamacion i muskulit të zemrës i lidhur përgjithësisht me infeksione virale ose sëmundje autoimune) me efuzion perikardial. Në të njëjtën kohë, erdhi rezultati i tamponit: pozitive për SARS-CoV-2 përgjegjës për sëmundjen Covid-19. Asnjë atak në zemër, por fajtori për problemet e zemrës ishte koronavirusi.

Studimi i botuar në Jama

Rasti italian u tregua në Jama Cardiology, nga një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesori Marco Metra, kardiolog i Spitalit Civil të Brescias. A mundet që koronavirusi të godasë edhe zemrën? Publikimi për rastin e Brescias nuk është i vetmi: punimet e para mbi temën janë botuar në revista shkencore ditët e fundit dhe të tjerat janë duke u rishikuar. Këtyre u shtohen raporte nga spitalet nga e gjithë bota. “Manifestimi klinik në këtë paciente ishte i ndryshëm nga zakonisht: jo pneumonia tipike intersticiale por një miokardit i ndërlikuar nga insufiçenca kardiake”, komenton Enrico Ammirati, kardiolog në Niguarda, ekspert i miokarditit, etj. që mori pjesë në studim. “Në të kaluarën pikërisht këtu në Niguarda,” shton ai, “kemi pasur edhe tre raste të miokarditit të shkaktuar nga nëntipet e tjera të koronavirusit të pranishëm në pemën respiratore, dhe së fundmi kemi shtruar në spital një djalë 38 vjeç, gjithashtu me një elektrokardiogramë anormale. Ai u diagnostikua me miokarditin e shoqëruar nga Covid-19 me një pozitivitet të zbuluar vetëm në tamponin e tretë. Potencialisht një koronavirus mund të shkaktojë miokardit, ashtu si një grip”.

Problemet kardiake janë më të shpeshtë te pacientët në gjendje më të rëndë

Një studim në Vuhan (me mbi 2000 pacientë) mbi vlerën diagnostike të troponinës është në pritje të shqyrtimit. Dëmtimet në zemër të shkaktuara nga gjendja shumë e rëndë e shkaktuar nga virusi raportohen në 10% të rasteve. Studime të tjera përmendin 27%. Ata në përgjithësi janë pacientët që janë në gjendje më të rëndë, e që vuajnë nga dëmtimi i zemrës. Në sëmundje ekziston një fazë e infeksionit e shkaktuar drejtpërdrejt nga virusi i pemës respiratore, dhe më pas lind një reagim i papërshtatshëm ose i ekzagjeruar i sistemit imunitar, që kontribuon në dëmtimin e mushkërive, ku virusi nuk është përgjegjës direkt. Në raste të rënda, megjithatë, dëmi është mbi shumë organe: ai përfshin veshkat, zemrën dhe sistemin e koagulimit. Eshtë e mundur që pacientët me koronavirus të zhvillojnë probleme të zemrës si rezultat i infeksioneve të mushkërive: nëse mushkëritë nuk funksionojnë dhe nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, rreziku i aritmive të lidhura me ishemi kardiake rritet ose mund të shkaktohet nga një miokardit. Pastaj ka raste të rralla, siç është gruaja nga Brescia, e cila zhvilloi vetëm probleme të zemrës.

Studimi kinez

Të premten, një studim i ri u botua në Jama Cardiology mbi problemet e zemrës midis pacientëve me koronavirus në Vuhan, Kinë. Studimi, i kryer nga Dr. Zhibing Lu në spitalin Zhongnan të Universitetit Vuhan, zbuloi se 20% e pacientëve të pranuar në Covid-19 vuanin nga dëmtimi i zemrës. Shumë prej tyre, ashtu si pacientja nga Brescia, nuk kishin ndonjë patologji kardiologjike të mëparshme, por elektrokardiogramet e këtyre pacientëve ishin jonormale dhe rreziku i vdekjes për ta ishte katër herë më i madh se ata që nuk kishin komplikime kardiake. Një studim tjetër raportoi inflamacion të miokardit tek pacientët, mbi të cilët u krye autopsia. Studimet nga Universiteti i Teksasit raportojnë se Sars-CoV-2 mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të zemrës: pacientët me sëmundje kardiovaskulare të mëparshme janë më të rrezikuar, por edhe njerëzit me një zemër të shëndetshme mund të rrezikojnë komplikime serioze.

LEXO EDHE:  Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

LEXO EDHE:  Përse Perëndimi po tradhëtohet nga Kosova?

Shkaqet e mundshme

“Miokarditi ndoshta mund të shkaktohet nga vetë virusi ose nga reagimi imun dhe inflamator i trupit ndaj virusit dhe pacientët e infektuar që vuajnë nga miokarditi nuk kanë domosdoshmërisht një ngarkesë virale më të lartë, se ata që nuk e zhvillojnë këtë problem”, shpjegoi për Nju Jork Tajms Dr Scott Solomon, kardiolog nga Shkolla Mjekësore e Harvardit. “Eshtë e mundur, megjithëse është vetëm një hipotezë – shtoi ai – që miokarditi rrjedh nga një sistem imunitar jashtë kontrollit kur përpiqet të luftojë koronavirusin me citokina, të cilat mund të ndezin dhe dëmtojnë si zemrën, ashtu edhe mushkëritë”.

Citokinat janë proteina të vogla që lidhen me receptorë specifikë në membranë dhe i komunikojnë qelizës një udhëzim specifik. Në veçanti, ato të prodhuara nga qelizat e sistemit imunitar, të tilla si interleukinat dhe kimokinat, luajnë një rol themelor në rregullimin dhe aktivizimin e mekanizmave tanë mbrojtës dhe proceseve inflamatore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e koagulimit të gjakut, që si pasojë mund të çojnë në probleme trombotike. “Stuhia e citokinave”, një reaksion imunitar potencialisht fatal është përgjithësisht më e rëndë tek pacientët e moshuar ose me patologji të mëparshme.

Pse është e rëndësishme të matet troponina

“Ne kemi vërejtur se në disa pacientë Covid pozitivë ka probleme kardiake – përfundon Enrico Ammirati. Në përgjithësi, ky virus shkakton një sëmundje sistemike ku preket kryesisht organi i mushkërive, por nuk është i vetmi. Në raste të rënda ka një përfshirje të shumë organeve, prandaj duhet parë menjëherë nëse ka një rritje të këtij shënuesi, troponinës. Kjo mund të jetë e dobishme që të kuptohet nëse ka probleme kardiake dhe jo vetëm pulmonare dhe të ndërhyhet në përputhje me rrethanat. Ne nuk e dimë pse në disa raste, reagimi inflamator i trupit përfundon në nivel kardiak dhe jo në mushkëri. Eshtë e mundur që karakteristikat e personit dhe jo të virusit të hyjnë në lojë”. / Corriere della Sera – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse sfidat dhe vuajtjet, do sjellin nesër një botë më të mirë

Publikuar

-

Nga

Nga David Brooks “The New York Times”

* Gjithçka mund të duket kaq absurde. Disa mutacione biologjike të rastësishme janë përhapur anembanë globit, duke vrarë mijëra njerëz, duke ndarë familje, dhe duke bërë pluhur e hi shumë ëndrra. Jeta dhe vdekja, mund të duken si tërësisht arbitrare. Fetë dhe filozofitë, mund të na duken si shaka mizore.

Gjëja e vetme që ka rëndësi është mbijetesa. Pa frymëzimin e një kuptimi më të lartë të ekzistencës sonë, do të triumfonte egoizmi. Dhe ky mentalitet, është tundimi i momentetit. Por natyrisht që është i gabuar. Ne do ta shohim më vonë këtë aktualen, si një nga periudhat më domethënëse të jetës sonë.

Vuajtja mund të ketë edhe efektet e aaj pozitive. Ne po mësojmë më shumë mbi veten në këto kohëra të vështira. Dallimet partiake nuk duken aq të mprehta në sallat e urgjencave nëpër spitale, por pabarazia në botë duket më e turpshme, kur ndryshimi midis të pasurve dhe të varfërve është jeta ose vdekja.

Duke shkruar nga çmenduria e Holokaustit, Viktor Frenkël, na kujtoi se ne nuk zgjedhim sot problemet që hasim në jetë, por jemi të lirë të zgjedhim se si të reagojmë. Domethënia e jetës, argumentoi ai, vjen nga 3 gjëra: puna që ne ofrojmë në kohë krize, dashuria që japim, si dhe aftësia jonë për t’u shfaqur guximtarë përballë vuajtjes.

Kërcënimi mund të jetë nën ose mbinjerëzor, por që të gjithë ne kemi mundësinë të nxjerrim deri në fund në pah dinjitetin tonë. Unë do të shtoja edhe një burim tjetër të kuptimit të kësaj jete. Është historia që do të tregojmë nesër për këtë moment.

Dhe është mënyra se si e lidhim momentin tonë të vuajtjes, në një histori më të madhe të shpërblesës. Është mënyra sesi ne ia dolëm në atë histori. Epidemia është sot është një përbindësh i padukshëm, por ajo po i jep jetë një bote më të mirë.

Sidomos pandemia e fundit, po na godet pikërisht në pikat ku jemi më të dobët, dhe po ekspozon pikërisht ato sëmundje që i kishim toleruar për shkak të përtacisë sonë. Ne jemi tashmë një komb i ndarë, dhe epodemia po na bën të distancohemi nga njëri-tjetri.

Ne e përkufizojmë veten më shumë nga karrierat që kemi, dhe epidemia kërcënon t’i shkatërrojë ato. Ne kemi një kulturë të paartikuluar moralisht, dhe mbi të po ngrihen tani pikëpyetje themelore. Kësisoj, epidemia po kërkon që ne t’i adresojmë problemet tona, në mënyra që nuk ishim të detyruar më parë.

Epidemia po nxit kreativitetin tonë. Shoqëritë janë më pjellore, pikërisht gjatë krizave ekonomike dhe sociale. Tashmë, në këtë botë po vjen një energji e re. Imazhi paradigmatik i kësaj krize, janë të gjitha imazhet në internet të njerëzve që gjejnë mënyra për të kënduar dhe kërcyer së bashku, edhe duke qenë fizikisht të distancuar.

LEXO EDHE:  BB “shuplakë” qeverisë/ Janë shtuar rreziqet nga PPP-të, publikoni përfituesit e incentivave fiskale

LEXO EDHE:  Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

Këto video na kujtojnë atë moment të Eksodit biblik, kur Miriam shpërthen në këngë.”Është vallja, ajo që gjeneron dritën. Gratë prodhojnë një energji, nën dritën e së cilës të gjithë marrin pjesë në mënyrë të barabartë në praninë e Zotit”-shkruan Avivah Zornberg.

Tashmë në botë po ndodh një zhvendosje vlerash. Ne jemi të detyruar të vazhdojmë lidhjet tona njerëzore. Marrëdhëniet midis nesh, po bëhen më të forta nga presioni i frikës së ndërsjellë. Të gjithë synojnë të kenë lidhje më të forta, dhe një kujdes më të madh ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë në botë po ndërmerret edhe një veprim i ri. Unë zhvillova një leksion online me 3.000 studentë që janë pjesë e Forumit Veritas. Një pyetje endej në mendjen e tyre:Çfarë mund të bëj tani, në këto kushte? Unë pata një komunikim online me 30 endës, dhe secili prej tyre kishte filluar një aktivitet të ri për t’u shërbyer fqinjëve të tyre.

Një zonjë po u shpërdante komshinjve fara perimesh, në mënyrë që familjet të mund të mbjellin perime kopshtet e tyre. Disa njerëz po rivendosin në shtëpitë e tyre dritat e festave të fundvitit, për të përhapur njëfarë gëzimi. Ndërkohë në mbarë botën, po ndodh këto javë një reflektim i thellë.

Me të gjithë që flas këto ditë, dëshirojnë të bëjnë biseda të thelluara, dhe të shtrojnë pyetje nga më themelore:Nëse mushkëritë e tua do të jenë mbushur me ujë pas një jave, a do të ishit i kënaqur me jetën që keni jetuar deri tani? A e dini se ku gjenden burimet tuaja më të besuara shpirtërore dhe të marrëdhënieve? Cila është mënyra specifike, sesi po i shërbeni të tjerëve?

Të gjithë na është caktuar detyra të përballemi me frikën tonë. Unë nuk e di për ju, por qëkur nisi kjo situate, unë kam pasur një lloj stresi që më jep dhimbje në stomak, dhe është një ndjesi që nuk më ka ikur ende.

Por gradualisht zbuloni, ashtu si unë edhe ju besoj, se keni burimet e duhura për t’u përballur me këtë situatë, ndërsa e luftoni frikën përmes bisedave, dhe veprimit të drejtpërdrejtë. Nga grahmat e ankthit të vdekjes, del një vete më e fortë.

Vuajtja mund të jetë vërtetë shpërblyese. Prandaj, kjo e tanishmja është një moment domethënës. Dhe është pikërisht ky kuptim, që do të na frymëzojë dhe do të na mbajë bashkë ndërsa gjërat po përkeqësohen. Në situata të tilla, kuptimi mbi jetën është një ilaç jetik për shpirtin./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE