Connect with Us

Yuri Kim thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri/ Nesër mundësia e fundit për të udhëtuar në SHBA

Lajme

Yuri Kim thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri/ Nesër mundësia e fundit për të udhëtuar në SHBA

Publikuar

-

Ambasada amerikane vijon të informojë qytetarët amerikanë në Shqipëri të cilët duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre.

Ditë më parë ambasada ka dhënë njoftime të shumta për rrugën që duhej të ndiqnin për largimin drejt Amerikës.

Përmes një video mesazhi nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, amerikanët njoftohen se nesër mund të jetë mundësia e fundit për tu larguar nga Tirana.

Në postimin e ambasadës thuhet: “Vini re qytetarë amerikanë: nesër mund të jetë avioni i fundit që niset nga Tirana! Na kontaktoni menjëherë: [email protected]

LEXO EDHE:  U ngacmua seksualisht në avion/ Pasagjerja padit kompaninë e fluturimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

44-vjeçari bie nga kati i tretë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 44-vjecar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Policia bën me dije se shtetasi I.L, është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotëtë rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nuk kanë leje nga Ministria e Jashtme/ Një grup shqiptarësh bllokohen në Kapshticë

Publikuar

-

Nga

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë nuk janë lejuar të futenn në Shqipëri.
Kjo ka ndodhur pasi shumica e këtyre shtetasve nuk janë pajisur me leje nga Ministria e Jashtme.

Autoriteteve kufitare greke u është kërkuar të mos lejojnë hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyjnë nga Greqia në Shqipëri.

Shtetasit që kanë dalë nga Shqiperia janë ata që kryejnë transport të mallrave dhe që kanë leje të përhershme sipas aktit normativ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk është koha për politikë”/ Basha: Paketa ekonomike s’mjafton, të trefishohet!

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basa thotë se nuk është koha për politikë, por sipas tij ky është momenti që të gjithë forcat të përqendrohen në kapërcimin me sukses këtë betejë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se paketa ekonomike është e pamjaftueshme, për këtë arsye kërkon trefishimin e saj.
Sipas Bashës kjo mund të bëhet duke anuluar çdo shpenzim tjetër të padobishëm.

“Numri i bizneseve nuk tejkalon 1/3 e bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Këto biznese janë në panik total, se 80% e bizneseve janë detyruar të mbyllen për shkak të masave, dhe nëse shumica e popullsisë urdhërohet të qëndrojë në shtëpi. Të rishikohet me urgjencë, të hapet aplikimi për të gjithë bizneset e mbyllura. Për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale. Ato bizese që janë hapur, nuk ka xhiro nuk ka fitim, këtej i kërkohet të paguajnë detyrimet tatimore. Paketa duhet të tre fishohet, është e arritshme, të anulohet çdo shpenzim tjetër. E neveritshme se si në këto kohë vijon të mendohet si do i shërbesh klientëve dhe jo qytetarëve”, tha Bashan ë një deklaratë për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE