Connect with Us

Thirrja e Bashës/ Të bëhen sa më shumë testime, ose sakrifica do të shkojë dëm

Lajme

Thirrja e Bashës/ Të bëhen sa më shumë testime, ose sakrifica do të shkojë dëm

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën thirrje që të bëhen sa më shumë testime të popullsisë për koronavirusin

Basha theksonn se nëse nuk kryhen këto testime e gjithë sakrifica e këtyre tre javëve do të shkojë dëm.

“Mbetet urgjence prej më shumë se 10 ditësh, ndryshimi i testimit. Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar se % e viktimave mbetet e lartë. Tregon se numri i testimeve është shumë i ulët. Me kërkesën e OBSH-së bëj thurrje rritjen e numrit të testimeve dhe të gjurmimit, dhe izolimit të sjellin rezultate të vertët. Pa këtë hap, kjo sakrificë do të shkojë dëm. Duhet ta dimë se sa të infektuar kemi dhe ku i kemi”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Është gjithçka por kryeministër jo”/ Vasili akuza Ramës: Edi jua thotë copë që s’ka qeveri

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komenton sjelljen e kryeministrit Edi Rama dhe nuk i kursen akuzat ndaj tij.

Vasili shprehet se Rama është gjithçka por kryeministër nuk është.

“Edi me telefon përballë Edit pa qeveri!
Edi me telefon në dorë bën sikur zgjidh ndonjë hall, merr ndonjë urim hallexhinjsh, të cilëve jua tall keqas iluzionet për zgjidhje dhe më së fundi nënqesh me kënaqësi e thotë: jua hodha, jua prisha mendjen, jam i zoti për propagandë, jam ujk i mashtrimit, jam mjeshtër për të hedhur hi syve, jam jam jam……! Është, është, është gjithçka është. Por kryeministër nuk është”, shkruan Vasili.

Duke iu referuar bisedave të përditshme ttë kryeministrit me qytetarët në kanalin e urgjencës, Vasili shprehet se “Edi jua thotë copë që s’ka qeveri”.

“Me telefon Edi jua thotë vetë të gjithëve, që s’ka qeveri, s’ka zyra që funksionojnë, s’ka strukturë shteti serioz.
Ka, ka, ka vetëm një zero shtet, që i ngjan plehut sipër të cilit kakaris me telefon në dorë Edi vetë.
Edi po tregohet rob zoti me shqiptarët dhe nuk po i gënjen fare.
Po jua thotë copë që s’ka qeveri dhe maksimumi, që mund të kapin është nja 30 sekonda muhabet me Edin. Ndizni qiri që të mos jetë Edi me ndonjë sëkëlldi, ndonjë kollë, marrje fryme apo diarre e të vjella se edhe këtë gallatën me telefon e humbet dhe s’e kapni dot më as këtë.
Ndaj askush të mos qahet për mungesë sinqeriteti nga Edi. Ai e bëri të veten. Jua tha copë: që sa të jem unë harrojeni shtetin, bëjini dua estradës me telefon, mbani njeri-tjetrin dhe bëjini derman kokës”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

PD akuza qeverisë/ Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka sapo dhanë tender 1.5 milion euro

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeja thotë se qeveria po bën propagandë me Rezervat e Shtetit.

Sipas Alibeajt, “qeverisë nuk i duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo”.

Ai thekson se e kanw mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët.

“Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.
Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen!
Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju! Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët”, u shpreh Alibeaj nç njç deklaratç pçr mediat.

LEXO EDHE:  Papa Francesku thyen traditën/ Mesazh për koronavirusin nga biblioteka

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me shtyrjen e zgjedhjeve?/Ish ministri i Jashtëm: Basha optimist, ndërsa LSI...

Me tej Aliebaj thotw se Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro.

“Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin? Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!”, tha më tej Alibeaj.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Letra e ndjerë e Luan Ramës për të atin/ Në djall leja dhe qeveria, dje dola natën rrugëve të Tiranës pa pyetur njeri

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i ka shkruajtur një letër publike të atit, ku shprehet se ka 20 ditë pa e takuar “komandantin” e tij, siç e quan ai.

Por, në letër, Luan Rama tregon edhe se mbrëmë ka thyer karantinën, sepse ai kërkonte ilaçe.

“Në djall leja dhe qeveria e lejeve!

Dola pa pyetur për lejen e qeverisë e pa e vrarë mendjen për aplikimin saj. Dola dhe rendja nëpër natën e mpirë të Tiranës.

“Rend or rend” i thotë Noli maratonomakut, po për ku të rendja! Sepse po rendja drejt asgjëkundit!
Nuk gjeta asnjë farmaci hapur!
Urdhëri i qeverisë nuk i lejon hapur as farmacitë!

Renda dhe u enda dëshpërimisht i pafuqishëm rrugëve të Tiranës, po nuk gjeta asnjë farmaci të hapur!

Erdha poshtë dritares së shtëpisë e nga rruga, vura re siluetën e nënës që rrinte zgjuar.
Priste në këmbë pranë dritares…

Dashuritë e mëdha kështu janë, qëndrojnë gjithnjë zgjuar, në këmbë!
Sepse janë dashuri jete!”-shkruan Luan Rama.

Letra e plotë:

UNË E DI, TI PO MË PRET …

(Letër babai)

Komandanti im i dashur,

U bënë njëzet ditë që nuk takohemi dot!

Njëzet ditë, që unë nuk kam mundësi të vij e të të përqafoj me gjithë dashurinë e shpirtit, në atë ritualin tonë të përditshëm, që është aq unik e vetëm i yni, që është aq i magjishëm e hyjnor, sa vetëm marrdhënia e atit dhe birit mund të jetë.

Njëzet ditë, që nuk mundem dot të vi e të ta vendos dorën mbi ballë, të t’i ledhatoj faqet, që të prek aty magjinë e jetës e të dashurisë që më fale.

Njëzet ditë, që nuk t’i shoh sytë e qielltë të dritëzojnë, përherë njësoj, ashtu siç unë t’i mbaj mend që prej kur t’i kam parë për herë të parë, e deri më 9 mars, kur erdha për herë të fundit e të takova në ditën e lindjes time.

Njëzet ditë, që nuk e dëgjoj më zërin tënd gjithë dashuri të më thuash:
-erdhe o bir?

Njëzet ditë, që unë nuk kam mundësi të vi e të të ulem pranë për të të pyetur:
– si je?

Njëzet ditë, pa ta ndjerë “sikletin” e fshehjes së dhembjes së mesit, që prej kur u rrëzove e një eshtër t’u thye, që të më “gënjesh”, të më thuash:
– Mirë jam, ja vjen ti dhe bëhem më mirë!

Njëzet ditë, sa njëzet shekuj dashuri dhe mall!
Njëzet ditë, sa njëzet jetë të ndarë!

Ra kjo flamë dhe u ndamë!

U ndamë në emër të jetës, kur në fakt jeta vetë ka lindur prej bashkimit e jo prej ndarjes.

U ndamë në emër të dashurisë, kur në fakt ndarja e vret dashurinë.

U ndamë në emër të së mirës e për ta mundur të keqen, kur në fakt të qenit bashkë e sjell të mirën dhe e bën të keqen të pajetë!

A nuk kemi thënë gjithmonë bashkimi bën fuqinë?

Mirëpo, ja që paska edhe fuqi që vjen prej ndarjes e që bashkimin e bën të pavlerë.

Të ndahesh, për t’u mbrojtur!

Njëzet ditë, që prej 9 marsit të ditëlindjes time, pa u parë!

Shumë ditë, vërtetë shumë!

Flama që shpërndan një virus në formën e kurorës, ka pushtuar e ka ndarë gjithë botën!

( Kurorë! Sa flijime e luftëra janë bërë për ty! Sa jetë e sa e gjak janë marrë për ty! Sa dhembje e sa ndarje ka vuajtur njerëzimi për ty!)

Pra komandanti im i dashur, nuk jemi vetëm unë e ti të ndarë.

LEXO EDHE:  Berisha si Topalli, Patozi e Bregu/ Isha kundër Bashës për bojkotin e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Lojrat e fatit/ Basha paralajmëron fakte tronditëse

Të ndarë janë të gjithë njerëzit botës. Dhe dashuritë e gjithë botës janë ndarë.

Pra, është një ndarje për të mirë. Sepse është ndarje për të mbrojtur jetën, për të mbrojtur njeriun.

Më thua shpesh në telefon kur flasim se të ka marrë shumë malli!

E di, e ndjej peshën e maltë të mallit, se edhe mua më ka marrë po aq e më shumë.
Por malli na bën mirë. Malli e mban larg ndarjen, edhe pse është mall ndarjeje.

Bota e sotme, edhe pse e pushtuar nga koronavirusi, na i ka krijuar mundësitë me teknologjitë që ka shpikur, t’ja dëgjojmë zërin njëri-tjetrit, pothuaj njësoj si të jemi pranë e pranë, edhe pse duket sikur flasim si prej skajeve të botës.
Edhe njëri-tjetrin mund t’a shohim nëpërmjet ekraneve të smartfonëve dhe po aty përshëndetemi.
Falë teknologjisë, përqafohemi nga nga larg, njësoj si në përralla.

Komandanti im i dashur,

Ti me siguri do të më pyesësh pasi t’a lexosh, se përse po t’a shkruaj këtë letër?

Ne komunikojmë dhe flasim çdo ditë e këto që po t’i shkruaj me letër, mund të t’i thoja edhe përmes telefonit.
Po, mund të t’i thoja nëpërmjet telefonit. Mirëpo, ashtu me telefon se si më duket,si pa jetë.

Ndërsa letra ka një magji që nuk e ka asnjë mjet apo mënyrë tjetër komunikimi. Letra ka jetë, letra jeton.

Prandaj, zgjodha letrën!

Por e zgjodha edhe për një arsye tjetër. Sepse dua të të kërkoj ndjesë! Të kërkoj ndjesë, ngaqë nuk munda të t’i sjell mbrëmë ilaçet që mi kërkoi zëri shenjtëror i nënës, teksa mes forcës e mgashërimit më tha:
– babi ka një krizë, por nuk kam qetësues, qenkan mbaruar!

Ç’të bëja?! Ku ti gjeja?!
Më duhej leje për të dalë. Dhe për t’a marrë lejen, duhet aplikuar në një portal të qeverisë!
Ndaj, ti komandanti im i dashur, duhet të durosh e të presësh deri sa unë të bëj aplikimin dhe pas aplikimit, të më vijë përgjigja.
Duhet të durosh e të presësh të paktën 24 orë, se përgjigjja vjen pas 24 orësh! Nëse vjen sigurisht.

Në djall leja dhe qeveria e lejeve!

Dola pa pyetur për lejen e qeverisë e pa e vrarë mendjen për aplikimin saj. Dola dhe rendja nëpër natën e mpirë të Tiranës.

“Rend or rend” i thotë Noli maratonomakut, po për ku të rendja! Sepse po rendja drejt asgjëkundit!
Nuk gjeta asnjë farmaci hapur!
Urdhëri i qeverisë nuk i lejon hapur as farmacitë!

Renda dhe u enda dëshpërimisht i pafuqishëm rrugëve të Tiranës, po nuk gjeta asnjë farmaci të hapur!

Erdha poshtë dritares së shtëpisë e nga rruga, vura re siluetën e nënës që rrinte zgjuar.
Priste në këmbë pranë dritares…

Dashuritë e mëdha kështu janë, qëndrojnë gjithnjë zgjuar, në këmbë!
Sepse janë dashuri jete!

A nuk ke qëndruar edhe ti komandanti im i dashur gjithë jetën në këmbë?

Unë e di, ti po më pret…

Unë e di, do të të gjej në këmbë.

Dhe ti do të më thuash:
– erdhe o bir?

Dhe pastaj do të përqafohemi sërish, si në atë ritualin tonë të përditshëm, që është aq unik e vetëm i yni, që është aq i magjishëm e hyjnor, sa vetëm marrdhënia e atit dhe birit mund të jetë.

Me dashuri dhe mall për ty ati im!

Tiranë, 29 mars 2020

LEXO TE PLOTE