LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riatdhesimi i shqiptarëve/ Meta e thotë hapur: Ka pasur pengesa burokratike nga disa shtete

31 Mars 2020, 20:01, Politikë CNA
Riatdhesimi i shqiptarëve/ Meta e thotë hapur: Ka pasur pengesa

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të botës për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Meta tha se shteti shqiptar është duke u përpjekur të sjellë bashkëatdhetarët në vendin ttonë, por theksoi se disa shtete i kanë nxjerrë probleme dhe vonesa.
“Ka qenë një ndër shqetësimet e mia kryesore me shtetasit që janë rezidentë në Shqipëri, por që situata i gjeti jashtë vendit. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat tona dhe ishte një nga çështjet që unë shtrova në Këshillin e Sigurisë. Janë marrë masa, po përpiqemi për hapa më të plotë dhe më të shpejtë, por kjo varet edhe nga procedurat e vendeve të tjera që nuk janë aq mirëkuptuese në mënyrën më pozitive, për të tejkaluar edhe disa burokraci.
Përgjigja e shteti shqiptar është në kushtet e mundësive aktuale, kuptohet që përqendrimi është që të rritej identifikimi i personave që dyshoheshin se ishin mbartës të këtij virusi të rrezikshëm. Ka qenë i vështirë identifikimi i personave që vinin nga jashtë. Sigurisht që vend për të pasur reagime më të shpejta, por të mos harrojmë se janë 1.5 milion shqiptarë që janë jashtë Shqipërisë, dhe nëse të gjithë do të kishin dëshirë që të ktheheshin”, deklaroi Kreu i Shtetit në emisionin “Tempora”, ndërsa theksoi se nga disa vende të caktuara ka pasur pengesa burokratike të paarsyeshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga