LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarit i pezullojnë lejen e makinës kur po kthehej në shtëpi/ Rama: Ata që shkojnë në punë s'do bllokohen

31 Mars 2020, 18:41, Politikë CNA
Qytetarit i pezullojnë lejen e makinës kur po kthehej në

Kryeministri Edi Rama ka telefonuar sërish mbrëmjen e sotme qytetarët të cilët kanë kërkuar ndihmë në portalin shqipëriaqëduam.al.
Një qytetar me banim Durrës tregoi se punonte në Tiranë dhe i duhej ta bënte çdo ditë rrrugë vajtje-ardhje, por gjatë ditës së sotme poloicia i kishte hequr lejen e makinës ndonëse ishte i pajisur me leje-dalje.
nga durrësi është ankuar se policia i ka hequr patentën kur po kthehej nga puna që kishte në Tiranë
“Punoj në Tiranë, por banoj në Durrës. E kam lejen, Po kthehesha nga puna, por më ndaloi një polic më tha je jashtë orarit dhe më hoqi lejen e makinës”, tregoi qytetari, ndërsa Rama i premtoi se do merrej personalisht me këtë çështje.
Kryeministri urdhëroi në lidhje live se asnjë nga personat që shkojnë në punë nuk duhet të gjobiten nga policia.
“Pa merak do ta marr vetë tani në telefon drejtorinë. Ata që kanë leje lëvizje për punë nuk mund të bllokohen se nuk ka arsye. Ndjesë dhe kurajo. Do të marrim sot për të verifikuar”, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga