LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta pas mbylljes së tregut së fruta-perimeve/ Jepet zgjidhja për tregtarët në Durrës

31 Mars 2020, 08:03, Sociale CNA
Protesta pas mbylljes së tregut së fruta-perimeve/ Jepet zgjidhja

Ditën e djehsme, Bashkia e Durrësit vendosi mbylljen e tregut të fruta perimeve.

Mësohet se shkak për mbylljen është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë.

Duke filluar nga dita e nesërme tregu i fruta-perimeve në Durrës do të funksionojë ndryshe.
Sipas Abc News, janë rreth 300 tregtarë, të cilët do të ndajnë ditët e punës me njëri-tjetrin.
Kështu 150 tregtarë do të jenë në një ditë dhe 150 në ditët tjetër, pra një ditë po dhe një ditë jo.

?Kemi marrë masa, po pastrojmë të gjithë tregun. Nesër fillojmë të gjithë punën një ditë po dhe një ditë jo, duke ruajtur edhe 2 metër distancë?, shprehet një nga tregtarët.
Kjo zgjidhje u është dhënë tregtarëve pas protestës që këta të fundit bënë për shkak të mungesës së kushteve në vendin e tyre të punës.

Lajmet e fundit nga