Connect with Us

Përfitimet nga qeveria në situatën nga Covid-19/ Ish ministri: Mos prisni, ngrohuni në diell

Lajme

Përfitimet nga qeveria në situatën nga Covid-19/ Ish ministri: Mos prisni, ngrohuni në diell

Publikuar

-

Na çatë t*apin/ Manjani ‘shfrenon’ gjuhën ndaj shefes së ONM-së e Yuri Kim

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi përfitimet që populli dhe bizneset do të kenë nga fondet e qeverisë në këtë situatë të vështirë për vendin.

Sipas Manjanit, kryeministri mendon se “populli ka lekë”.

“Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“. Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për bisnesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi. Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë”, shkruan Manjani.

Ai shton se Rama e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

“Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende. Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik”, shkruan më tej Manajni.

LEXO EDHE:  “Kam gjetur kurën për koronavirusin”/ Mjeku italian zbulon ilaçin që jep rezultate brenda 24 orëve

Më tej, ish ministri shprehet: “Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa. Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo). Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”… Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje. Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Publikuar

-

Nga

“Dita e liqenit të Ohrit”/ Tre bashkitë gati planin strategjik, paketë turistike të përbashkët

Në kuadër të 21 Qershorit “Ditës së Liqenit” kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka pritur sot në një takim kryetarin e Bashkisë Strugë Ramiz Merko dhe Bashkisë Ohër  Kostandin Georgievski.

Në takim është diskutua për një paketë turistike të përbashkët në vijim dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike e kulturore në qytetet që lagen nga i njëjti liqen.

Fokusi kryesor është kalimi i bashkëpunimit turistik në një tjetër fazë.

Lëvizja ujore në të dyja anët e liqenit gjithashtu ishtë një prej prej çështjeve të diskutuara dhe që tashmë ka marrë dritën jeshile.

LEXO EDHE:  Kush është ish-ministri i Ramës që bleu shtëpi te Balili?

LEXO EDHE:  Kush është ish-ministri i Ramës që bleu shtëpi te Balili?

Këto bashki kanë fatin që shtrihen përgjatë një prej liqeneve më unikalë në botë, prandaj edhe zhvillimi i turizmit duhet të jetë në sinkron mes tre qyteteve.

Pas diskutimit, vizitat vijuan në panairin artizanal dhe në mbyllje një shëtitje me anijen “Lyhnidas” ku Qendra Kulturore shoqëroi me këngë qytetare udhëtimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Linda Rama nuk mban dot lotët kur flet për nënën e kryeministrit/ ”Jemi me plagë të hapur”

Publikuar

-

Nga

Linda Rama nuk ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për largimin nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews, Linda Rama tejet e prekur është shprehur se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe se ikja e saj ka lënë një plagë të dhimbshme në jetën e tyre.

Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte kurajoze në të gjitha sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë, ishte dinjitoze, ishte madhështore si e përballoi të papërballueshmen për shkak të gjuhës së egër politike, mbështetsja më e madhe e Edit, kërkuesja më e madhe edhe besimplotë që Edi në politikë i bën mirë Shqipërisë”, u shpreh Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Publikuar

-

Nga

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar ndjesitë e saj pas fitimit të mandatit të tretë të PS.

Në një intervistë ekskluzive në “Euronews” me Ilva Taren, Linda Rama shprehet se ajo dhe familja e saj nuk kanë festuar asnjë fitore nga zgjedhjet pasi politika për ta është një privilegj për të cilin duhet bërë shumë punë.

Sigurisht ajo e para gjë që mund tëthem që provon një sens lëhetësie. Pasi mandate i tretë i Edit është i rëndësishëm për të çuar përpara me një axhendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Ne nuk kemi fituar asnjëherë një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të vijuar për të bërë punë. Është një konfrimim që pret ta marrësh çdo ditë të jetës tënde”, shprehet Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE