LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD akuza qeverisë/ Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka sapo dhanë tender 1.5 milion euro

31 Mars 2020, 09:53, Aktualitet CNA
PD akuza qeverisë/ Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeja thotë se qeveria po bën propagandë me Rezervat e Shtetit.

Sipas Alibeajt, ?qeverisë nuk i duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo?.

Ai thekson se e kanw mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët.

?Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës.
Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen!
Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju! Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët?, u shpreh Alibeaj nç njç deklaratç pçr mediat.

Me tej Aliebaj thotw se Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro.

?Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin? Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!?, tha më tej Alibeaj.

Lajmet e fundit nga