LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk u besoj shifrave që raportohen"/ Paloka zbulon "marrëveshjen" e opozitës me Ramën

31 Mars 2020, 20:34, Politikë CNA
"Nuk u besoj shifrave që raportohen"/ Paloka zbulon

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka treguar se mes opozitës ka një marrëveshje gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme.

Teksa u pyet në emisionin “Tempora” për një marrëveshje të mundshme mes dy partive më të mëdha në vend, Paloka deklaroi se e vetmja marrëveshje është të mos bërit politikë deri në fitimin e betejës me koronavirusin.

“E vetmja marrëveshje që kemi bërë me qeverinë është të ruajmë qetësinë në këto momente dhe të mos merremi me politikë”, tha ai.

Përveç kësaj, demokrati ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës dhe numrin e shifrave zyrtare.

“Unë nuk u besoj shifrave që raportohen, sepse nga të gjitha rrethanat dhe nga të dhënat që kam privatisht, nuk besoj se janë shifrat që deklarohen nga qeveria. Duket sikur mblidhen në Surrel dhe vendosin se sa do të deklarojnë. Kam vënë re se edhe disa mjekë zyrtarë që bëhen pjesë e lojës së qeverisë, që nuk duhet të ndodhë kështu pasi kanë një rol shumë të rëndësishëm”, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga