Connect with Us

Me syze dhe kapele, Hajdari zbret në terren/ Vijon misionin për të ndihmuar familjet në nevojë

Sociale

Me syze dhe kapele, Hajdari zbret në terren/ Vijon misionin për të ndihmuar familjet në nevojë

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari vijon misionin e saj për të ndihmuar familjet në zonën e Laprakës, të cilat kanë nevojë për ushqime në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

Që prej ditës së djeshme ajo ka filluar me shpërndarjen e ndihmave në 5 familje cdo ditë.

“E mbyllëm edhe sot me sukses ditën duke ndihmuar 5 familje në Laprakë dhe Kamëz. Shihemi nesër. Bashkë do ia dalim”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Erion Piciri në krah të Rudina Hajdarit/ Sulmet janë të pafalshme

Ajo ka postuar disa foto gjatë rrugëtimit të saj drejt ktyer familjeve.
Me syze dhe kapele, se bashku me një vajzë tjetër në makinë ato kanë transportuar kutitë me ushqime nëpër familjet në nevojë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mark Frroku i futet kuzhinës/ Rudina i publikon foton nga karantina

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit aktorja Rudina Dembacaj ka qenë në qendër te mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me ish deputetin Mark Frroku.

Ajo e ka pranuar hapur se është e dashuruar me Frrokun dhe tashmë ajo jeton në të njëjtën shtëpi me fëmijët e tij dhe më vajzën e saj.

Që prej momentit të parë kur ka bërë publike lidhjen, nuk kanë munguar as foto apo video të ciftit.
Së fundmi, kur të gjitha janë në izoluar në shtëpi, Rudina ka publikuar një foto teksa Mark Frroku gatuan në kuzhinë.

LEXO EDHE:  Erion Piciri në krah të Rudina Hajdarit/ Sulmet janë të pafalshme

LEXO EDHE:  Hajdari zbardh mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Brenda nëntorit propozim për ndryshimin e sistemit

Në foton e publikuar në Instastory, Frroku duket shume i fokusuar tek gatimi.
Sic duket karantina po zbulon “talente” të pazbuluara me herët përsa i përket gatimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E bënë pompist karburanti/ Publikohet licensa e infermierit që shkoi në Itali

Publikuar

-

Nga

Sot në një portal është publikuar një lajm ku pretendohet se njëri prej ekipit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për të ndihmuar Italinë është pompist në një karburant në Vorë.

Bëhet fjalë për infermierin 56-vjeçar, Qazim Kasem Ismaili.

Ismaili, është nisur me grupin e 30 personave (mjekë dhe Infermiere) drejt Italisë, dhe që nga dita e sotme, kanë filluar punën në spitalin e Breshias.

Por, mësohet se Ismaili është infermier i licensuar që nga viti 1993, sic tregon edhe Urdheri i Infermierit dhe certifikata e tij personale.

LEXO EDHE:  Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Ministria ka publikuar licensën e tij nga Urdhëri i Infermierit, me detajet specifike dhe të dhënat personale.

“Nuk është e vërtetë ca pretendohet. Nuk di pse nis kjo fushatë denigruese kundër atyre që patën kurajon të shkojnë në vijën e parë të sëmundjes” thonë zyrtarisht nga Ministria.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Klithma e nënës me 4 fëmijë në karrige me rrota/ 1 muaj pa ushqime dhe ilaçe

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një nëne e cila thotë se ka 4 fëmijë në karrige me rrota.

Sipas saj, prej 1 muaji janë të mbyllur dhe askush nuk është kujtuar për ta.
Ajo thotë se fëmijët e saj janë pa bukë pa ilaçe dhe nuk kanë marë asnjë lekë.

“Invalide pa asnje ndihme!
Per Sulltan Salep Surrelin, te cilit grykesia dhe babezia i kane shurdhuar dhe verbuar syte dhe veshet e mendjes, invalidet nuk ekzistojne!
Lexoni mesazhin e dhimbshem te qyetarit dixhital. sb
Jam nje nene me 4 invalite te gjithe ne karrige me rrota
Po bejm gati 1 muajbte mbyllur dhe femijet e mi jan pa ushqime pa ilace as leket e invalideve nuk na i kan dhane akoma me respekt M M lagj.17 Durres”, shkruhet në postimin e Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE