Connect with Us

“Litari është tendosur fort dhe po i del shpirti”/ Eksperti i ekonomisë leksion Ramës: Si duhet të menaxhohet situata

Ekonomi

“Litari është tendosur fort dhe po i del shpirti”/ Eksperti i ekonomisë leksion Ramës: Si duhet të menaxhohet situata

Publikuar

-

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano komenton situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shano thekson se sistemi ynë shëndetësor nuk e përballon fluksin, por ajo që është goditur më tepër është ekonomia. Sipas Shanos, ekonomia është gati duke dhënë shpirt.

“A është bërë deti kos ?!

Distanca sociale dhe higjiena personale për të ulur mundësinë e përhapjes së virusit mjafton. Çdo shqiptar e do jetën për shkak të instiktit dhe jo se i thotë qeveria. Nëse qeveria dëshiron të përvetësojë si fuqi të sajat instiktet e njerëzve, atëhere kemi të bëjmë me patologji mjekësore.

Izolimi variant kinez nuk po funksionon. Mjaft të shohim numrat e të infektuarve që raportohen nga vende demokratike, jo kineze. Besoj se shumica e njerëzve në botë janë mësuar të shkojnë në spital për t’u shëruar, ndërsa tani atyre po u thuhet mos u bëfshi për spital. Në Shqipëri më shumë se kudo tjetër.

Në Shqipëri, e dimë të gjithë që sistemi mjekësor nuk përballon dot asnjë lloj fluksi; as për rrufë dhe grip të zakonshëm, as për grip të jashtëzakonshëm – si ky virus i pompuar nga media e gjithë botës. Nuk është gjë e re. Por mbetet një gjë e tmerrshme. Prioritetet e kësaj qeverie nuk kanë qenë fuqizimi i sistemit shëndetësor, por i parazitëve në kurriz të tij. Po të ishtë kundërta, nuk do largoheshin mjekët nga Shqipëria.”-shkruan SHano.

Po ashtu, Shano i jep një leksion të mirë edhe Ramës, ndërsa thekson se nuk ka nevojë për fasha orare apo aplikacione, pasi sipas tij dyqanet, sherbimet, bizneset të rrijnë hapur sa me shumë në mënyrë që të evitohen përqëndrimet dhe ekonomia të fillojë të marrë frymë.

“Nuk ka nevojë për kufizime të lirisë së njerëzve, për fasha orare, për leje për të dalë me aplikacione që nuk punojnë për shqiptarët – masa të cilat më shumë prodhojnë mundësi të përhapjes së çdo virusi se sa jo. Dyqanet, sherbimet, bizneset të rrijnë hapur sa me shumë në mënyrë që të evitohen përqëndrimet dhe ekonomia të fillojë të marrë frymë.

Litari në fyt të ekonomisë, e cila u godit nga tërmeti në Nëntor dhe tani nga masat e qeverisë është tendosur fort; ekonomia e brishtë ka dy javë e varur duke tundur këmbët, ndërsa po i del shpirti, dhe tensionet sociale midis punëdhënesve dhe punëmarrësve po rriten çdo orë dhe janë gati shpërthejnë.”-shkruan ndër të tjera Shano.

LEXO EDHE:  Nga Ylli Rakipi/ Pse ne të shkretët, duhet të jemi të gjithë sot me Edi Ramën!

Dritan Shano thekson më tej se është koha që qeveria të japë llogari me qetësi, respekt dhe përulësi se çfarë ka bërë këto kohë:

– Nga paketa e ndihmës së premtuar nga qeveria, sa para kanë kaluar përmes sistemit të thesarit si pagesë për grupet e mbështetura?

– Sa para kanë shkuar për të mbështetur personat me ndihmë ekonomike? Sa ka përfituar secili prej tyre? Sa njerëz me ndihmë ekonomike kanë përfituar. Me numra, me vendndodhje.

– Sa pensionistë kanë përfituar mbështetje nga qeveria? Me numra, me vendndodhje.

– Sa para kanë shkuar për të mbështetur biznesin e vogël? Sa biznese kanë përfituar? Me numra …

– Sa para kanë shkuar për të mbështetur biznesin e mesëm e të madh? Me numra …

– Sa para kanë shkuar për të mbështetur të punësuarit e mbetur papunë nga masat bllokuese të qeverisë? Sa syresh kanë përfituar? Me numra ….

– Sa të papunë kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë? Me numra …

– Sa mbështetje kanë marrë familjet e pastreha prej tërmetit?

I gjithë ky informacion, sipas ekspertit të ekonomisë, duhet të jetë i verifikueshëm nga palë të treta, të interesuara, të pavarura e të besueshme, në përputhje me shkronjën e ligjit.

“Nëse kalimi i parave nga buxheti i shtetit tek njerëzit, tek bizneset që e mbushin atë, që paguajnë për të, në këtë moment kaq të vështirë konsiderohet me cinizëm dhe përqeshje si “det që është bërë kos” atëhere shqiptarët nuk janë duke u qeverisur, po duke u torturuar.

Nuk mund të ekzistojë që shqiptarët mos kenë likuiditet dhe shteti të ketë dhe mos ta përdorë për ta kur ata janë në vështirësi, ose ta përdorë vetëm për disa. Kjo do ishte që “deti u bë kos”. Se ndërsa shumicës së shqiptarëve po u thuhet se jemi në “luftë” dhe se duhet të “mendojmë e të jetojmë si në rrethim”, ca janë duke ngrënë kos me garuzhde.”-përfundon postimin e tij Dritan Shano./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

176 mijë të punësuar në biznesin e vogël/ Lista e aktiviteteve, që përfitojnë nga paga e “luftës”

Publikuar

-

Nga

Janë rreth 99 mijë subjekte në vend, të cilat janë të regjistruara si biznes i vogël, pra që kanë një qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, ose rreth 92% e totalit të ndërmarrjeve në vend. Sipas të dhënave nga tatimet, në këto subjekte të vogla deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Në total, të punësuar në sektorin privat jo bujqësor deri në fund të dhjetorit ishin rreth 516 mijë persona, sipas INSTAT. Nga këta 35% janë të punësuar, ose vetëpunësuar në biznesin e vogël, ndërsa të tjerët, rreth 319 mijë persona janë të punësuar nga bizneset e mëdha (që realizojnë mbi 14 milionë lekë qarkullim vjetor në vit). Rreth 20 mijë prej tyre janë të punësuar në ndërmarrjet shtetërore që funksionojnë si sh.a ( OSHEE, Posta, KESH, OST, Ujësjellës, porte etj). Ndërsa 174 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin shtetëror. Në bujqësi janë dhe 463 mijë persona të tjerë, të cilët konsiderohen si të vetëpunësuar, duke bërë që në total në vend të jenë 1.15 milionë të punësuar, sipas INSTAT.

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor nga tremujori i parë i vitit 2017 e në vijim, është mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas INSTAT. Ndërsa numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punës.

Sa të punësuar do kompensohen nga paga e luftës

Kufizimi i aktiviteteve ekonomike dhe i lëvizjeve të qytetarëve nga java e dytë e marsit, si rrjedhojë e masave për parandalimin e virusit infektiv Covid-19, ka vënë në vështirësi shumë biznese, të vogla e të mëdha, si dhe të vetëpunësuar. Shumë subjekte kanë mbyllur aktivitetin të detyruara nga një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë , “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku përcaktoheshin aktivitetet që lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike dhe, aktivitetet qe nuk lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike. Nga 140 aktivitete ekonomike, 34 u mbyllën.

     Lista e aktiviteteve qe do te lejohen te ushtrojne aktivitetin e tyre dhe aktivitetet te cilat do te ndalohen te ushtrojne aktivitetin ekonomik duke filluar nga data 24 Mars 2020

Por dhe biznese të tjera që nuk kufizoheshin nga kjo listë kanë ndalur aktivitetin për shkak të pamundësisë për të lëvizur, mungesës së klientëve, apo ndërprerjes së zinxhirit ekonomik (psh dyqanet e tregtimit të peshkut, ndonëse lejohen si aktivitet, janë mbyllur në disa raste për shkak se restorantet që ishin klientët kryesore nuk punojnë më). Të tjera kanë reduktuar minimalisht aktivitetin për shkak të mosqarkullimit të njerëzve.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Paloka/ Ta shporrim këtë kryeministër

LEXO EDHE:  Basha thumbon Ramën/ “Nuk shkoj në SHBA për të bërë foto”

Qeveria, në planin e saj financiar për të përballuar situatën, parashikoi mbështetje direkte për biznesin e vogël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, përmes dhënies së një page minimale  prej 26 mijë lekë (e ashtuquajtur paga e luftës), ndërsa biznesi i madh mund të përfitonte nga një fond garancie prej 100 milionë eurosh.

Por dhe dhënia e pagës minimale për biznesin e vogël është e kushtëzuar nga lista e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet që lejohen apo jo. Vendimi, që sqaron se si do të kompensohen të punësuarit/vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, thotë se subjekti përfitues, krahas kriterit të xhiros, duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim. Kjo do të thotë që kompensim do të marrin vetëm subjektet që janë pjesë e aktiviteteve ekonomike të mbyllura.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, që nuk mundëson kompensimin e më shumë se 75 mijë biznesve në muaj, (me pagën minimale 26 mijë lekë), përfshirë dhe pagesën e papunësisë.( Link).

Ndërkohë ka një paqartësi te bizneset se cilat aktivitete do të kompensohen dhe cilat jo. Burimet nga tatimet thanë se gjatë ditës së sotme (31 mars) pritet të publikohet dhe lista e saktë e aktiviteteve ekonomike, që po përgatitet nga Ministria përgjegjëse për situatën e Covid-19 ( Ministria e Rindërtimit, që po menaxhon dhe fondet e tërmetit).

Aplikimi fillon në 1 prill

Nga 1 prilli, subjektet, që plotësojnë kriteret, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve (formulari në këtë link,  kliko këtu). Pasi formulari plotësohet, secili subjekt e ngarkon atë tek rubrika “Çështjet e mia”.

Tatimet thonë se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

Publikuar

-

Nga

Zhvillimet e reja që vijnë çdo ditë prej pandemisë, kanë bërë që bizneset të llogarisin me laps e letër pasojat e saj. Mungesa e likuiditetit pritet të sjellë probleme me pagat e muajit mars, pasi askush nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë.

Paralizimi i shumë aktiviteteve tregtare dhe shërbimeve, do të sjellë shkurtimin e shumë vendeve pune, duke bërë që qytetarët të kërkojnë asistencë sociale, një barrë më shumë kjo për buxhetin e shtetit.

Sipas sipërmarrësit Flamur Hoxha, rreth 70% e fasonëve nuk kanë likuiditet pasi nuk janë paguar nga klientët italianë. Si rrjedhim një pjesë e madhe e punonjësve do të mbeten pa marrë paga.

Coronavirus ka ulur të gjitha pritshmëritë ekonomike të qeverisë për vitin 2020. Sipas ministrisë së financave prodhimi i brendshëm bruto do të shoqërohet me tkurrje, ndërsa rritja ekonomike parashikohet deri në 2%.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Paloka/ Ta shporrim këtë kryeministër

LEXO EDHE:  Basha thumbon Ramën/ “Nuk shkoj në SHBA për të bërë foto”

Qeveria blen jashtë maska mbrojtëse , fasonët shqiptarë prodhojnë për BE.

Për të përballuar nevojat për pajisje mjeksore gjatë pandemisë së Covid-19 ministrisë së shëndetësisë i është vënë në dispozicion një fond i vecantë. Sipas njoftimeve zyrtare deri tani kanë mbërritur nga Turqia 25 ton pajisje ku përfshihen medikamente dhe pajisje mbrojtëse për bluzat e bardha.

Dhe si për ironi, ndërkohë që në spitalet tona do të ketë produkte importi të sapo blera, fasoneritë shqiptare janë duke prodhuar për eksport pajisje mbrojtëse për vendet evropiane/Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Forcohet ndjeshëm euro dhe dollari/ Ekspertët: Rritja është artificiale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.0 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).

Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.

E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.

Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.

LEXO EDHE:  Rama kërkon falje nga Jala/ “Shpresoj të jetë viti i fundit që ndodh kjo”

LEXO EDHE:  Basha thumbon Ramën/ “Nuk shkoj në SHBA për të bërë foto”

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situate aktuale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj./Monitor

LEXO TE PLOTE