Connect with Us

Koronavirusi nuk sjell “paqe” mes Ramës dhe Metës/ Mazhoranca bën sot lëvizjen e radhës

Politikë

Koronavirusi nuk sjell “paqe” mes Ramës dhe Metës/ Mazhoranca bën sot lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Pavarësisht situatës që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, duket se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga “beteja” me presidentin Ilir Meta.

Kështu, mësohet se ditën e sotme do të mblidhet online Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, drejtuar nga kryetari Ulsi Manja.

Në këtë mbledhje pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus.

LEXO EDHE:  “Nga joga në dhomë te shkuma party në oborr”/ Memet më pikante në rrjet për karantinën

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    31 Mars, 2020 at 10:14 am

    Pehra e shkuar plehrave

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

SHBA me numrin më të lartë të të infektuarve/ Trump: Kemi testuar mbi 1 milion amerikanë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Donald Trump njoftoi  se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë. Presidenti e bëri deklaratën në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 2800, me mbi 153 mijë të testuar pozitivë.

Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.

Presidenti deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.

“Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet,” tha presidenti në koferencën e përditshme për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti foli për masat që po ndërmerr qeveria federale, duke mobilizuar institucionet federale, përfshirë edhe ushtrinë në mbështetje të shteteve të goditura më rëndë. Javën e kaluar presidenti kishte shprehur shpresën që të rihapë një pjesë të aktivitetit ekonomik deri në mes të prillit. Por në konferencën për shtyp të së hënës, presidenti tha se “ekonomia është përparësia e tij numër dy” dhe se vëmendja e tij kryesore është siguria dhe jeta e amerikanëve, ndërkohë që specialistët parashikojnë 100 mijë dhe ndoshta më shumë të vdekur nga epidemia.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë. Alex Azar foli gjithashtu me entuziazëm për ritmet e larta të testimit.

“Aktualisht po analizojmë mbi 100,000 mostra në ditë, një shifër që nuk e ka realizuar asnjë vend tjetër”.

LEXO EDHE:  Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

LEXO EDHE:  “Nga joga në dhomë te shkuma party në oborr”/ Memet më pikante në rrjet për karantinën

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci tha se edhe nëse vihet nën kontroll epidemia në javët e ardhshme, është thuajse e garantuar një rikthim i infeksionit në vjeshtë.

Ndërkohë në shtetet e goditura më rëndë janë vënë në lëvizje një numër masash për të vënë nën kontroll situatën kritike. Anija spitalore Comfort e marinës amerikane lundroi për në portin e Nju Jorkut herët të hënën, duke sjellë shpresë dhe lehtësim në qytetin prej 8.6 milion, i cili është bërë epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Anija e bardhë e zbukuruar me kryqe të kuqë ka 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi. Personeli i tij mjekësor do të kujdeset për pacientët jo me virus në përpjekje për të zhvendosur një pjesë të barrës nga spitalet e mbingarkuara të qytetit, të cilat janë të përqendruar në trajtimin e rasteve emergjente.

“Ndjenja e pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara këtu thjesht më dha shpresë se gjërat do të jenë në rregull,” u tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio gazetarëve në skelën ku u ankorua anija. “Kjo anije është kaq mbresëlënëse. Ajo është në portin tonë si një fener shprese. ”

Comfort lundroi nga Norfolk, Virxhinia, ku duhej t’i nënshtrohej disa proceseve të mirëmbajtjes para se të nisej për në Nju Jork. Porti i qytetit gjithashtu duhej të krijonte hapësirë për të lejuar që anija të ankohej. Zyrtarët thanë se anija pritet të fillojë të pranojë pacientë menjëherë./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Regjistrohet viktima e 12 nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Një tjetër paciente e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e cila ka qenë e shtruar prej 5 ditësh në spital.

Dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Qeveria jep një tjetër PPP/ Zbardhet skema mafioze

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ja pse Rama u gëzua për tërmetin tragjik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Duhet të ishte në të njëjtin front në këto momente”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me emisonin “5 Pyetjet nga Babaramo”  duke iu përgjigjur akuzave të opozitës përsa i përket koncesioneve tha se ata duhet të ishin në të njëjtin front në këto momente.

“Pavarësisht cfarë thotë opozita, që besoj që duhet të ishte në të njëjtin front në këto momente. Përsa i përket PPP-ve dhe koncesionit të Check Up që është i pezulluar deri kur të kalojë kjo epidemi.

Këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme, kjo është rutinë, kontratat përcaktojnë masat kur ka situata të jashtëzakonshme. Kjo është normale në punën e cdo qeverie në kuadër të masave” tha ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE