LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamionët e Kosovës bllokohen në Serbi/ Rama i bën kërkesën urgjente Vuçiçit

31 Mars 2020, 15:46, Politikë CNA
Kamionët e Kosovës bllokohen në Serbi/ Rama i bën

Pas bllokimi të disa kamionëve me mallra nga Kosova prej palës serbe, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i kërkon Presidentit serb Aleksandar Vuçiç të hapë traun për 24 kamionët në një mesazh shqip dhe serbisht.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se lufta kundrë koronavirusit duhet fituar nga të gjithë së bashku.

“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën

Prej 24h kamionët me mallra  nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s?mund t?i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!”

 

Lajmet e fundit nga