Connect with Us

Flamujt në gjysmështizë/ Italia nderon viktimat, ndalon gjithçka në mesditë

Bota

Flamujt në gjysmështizë/ Italia nderon viktimat, ndalon gjithçka në mesditë

Publikuar

-

Mesditën e sotme Itali ka ulur flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Gjithashtu mesditën e kësaj të marte cdo aktivitet ka ndaluar për të shprehur nder dhe respect ndaj atyre që nuk mundën t’i mbijetonin koronavirusit.
Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike.

Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë dke ulur në gjysmë shtizë flamujt. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.

LEXO EDHE:  Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ U kap me 8 kg kokainë dhe marijuanë

Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Frikë nga diktatura “Covid” në Europë

Publikuar

-

Nga

Kritikët në BE e organizatat e shoqërisë civile shohin në ligjin e ri për situatën e jashtëzakonshme në Hungari një rrezik akut për demokracinë. Europarlamentarët i tremben edhe një efekti imitimi.

Sipas motos, sulmi është mbrojtja më e mirë, Viktor Orban ka sulmuar i pari Bashkimin Europian për kritikat e mundshme ndaj ligjit të ri për gjendjen e jashtëzakonshme. Në një intervistë për radion ai tha të hënën: “Ua kam thënë grindavecëve nga BE qartë, tani nuk është koha që të na dilni me çështje juridike si ata që i dinë gjërat më mirë.” Pas krize mund të diskutojmë, ka thënë Orban. “Nëse nuk na ndihmoni dot, se për këtë nuk mundeni, atëherë mos nga pengoni që të mbrohemi.”

Komisioni Europian u përgjigj i përmbajtur ndaj kësaj kritike. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se po ndihmohet sa është e mundur. Hungaria mund të marrë fonde nga fondi 5 miliardësh i posaçëm për Coronën për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor.

Kritika nga të gjitha anët

Kritikat nuk vonuan. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës në Strasburg, Marija Pejcinovic Buric reagoi me paralajmërimin, se vendet anëtare duhet të ruajnë thelbin e parimeve demokratike. Një gjendje e jashtëzakonshme e papërcaktuar në kohë dhe e pakontrolluar nuk e siguron këtë.

Viktor Orban

Ligji i ri hungarez e ndëshkon deri edhe me burg përhapjen e lajmeve “gjoja” të rreme për Coronën edhe nga ana e gazetarëve. Frika që ekziston është se me këtë ligj, çdo lloj raportimi i padëshiruar mund të sanksionohet apo pengohet. Edhe Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë, OSBE protestoi kundër këtij ligji, se nuk i përmbush standartet ndërkombëtare. Edhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut apo të shoqërisë civile kanë shprehur kritika për ligjin e miratuar të hënën (30.03).

Komisioni përkatës i Parlamentit Europian ka paralajmëruar, se masat që merren në luftë kundër Coronës, nuk duhet të shkelin të drejtat bazë, shtetin ligjor dhe parimet demokratike. KE duhet të verifikojë, nëse Hungaria i plotëson kushtet në bazë të marrëveshjeve europiane. Me nenin 7 të marrëveshjeve, BE mund të të fillojë procedurën kundër një shteti që shkel parimet e shtetit ligjor. Por për shkak se vendimi pas një procedure të tillë duhet miratuar nga të gjitha vendet anëtare, procedura është bërë e paefektshme. Një procedurë e tillë kundër Hungarisë ka filluar që në vitin 2018, edhe Polonia kërcënohet nga kjo procedurë, kështu këto dy vende mund ta mbështesin njëra-tjetrën në Këshillin e BE.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë i riu shqiptar/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Itali vrasësi Bujar Mersini dënohet me 16 vjet burg

Katarina Barley

Rreziku i imitimit

Zëvendëspresidentja e Këshillit të Europës, Katharina Barley është e shqetësuar, se edhe krerë të tjerë mund ta imitojnë Orbanin me ligjet e gjithëfuqishme për gjendjen e jashtëzakonshme. „Hungaria është një lloj avangarde për nacionalistë të tjerë dhe populistët në BE. Ata që duan të jenë autokratë në Poloni, Lituani apo kudoqoftë mund të ndjekin shembullin hungarez.” Nëse Orban ka sukses me këtë, të tjerët ndjehen të inkurajuar. „BE ka pritur shumë gjatë”, kritikon Barley.

Frika e opozitës hungareze

Edhe eurodeputetja hungarezeja e Koalicionit Demokratik, Klara Dobrev shpreh shqetësimin, se Viktor Orban kërkon të përdorë krizën për të zgjeruar pushtetin e tij. „Këtu nuk bëhet fjalë për krizën e Coronës, por konceptin e Orbanit për demokracinë iliberale. Ai kërkon që të shkatërrojë opozitën e vogël që ka mbetur, duke pretenduar, se socialistët e pengojnë në luftën kundër Coronës.”

Klara Dobrev

Kurse Daniel Caspary, deputet konservator në Parlamentin Europian shprehet më butë ndaj këtij hapi të Orbanit. Vërtet që anëtarësia e partisë së Orbanit, Fidesz tek Partitë Popullore Europiane, është pezulluar përkohësisht, por nyja lidhëse nuk është prerë përfundimisht. Sipas Caspary ligji për gjendjen e jashtëzakonshme është më pak një tentativë për pushtet të plotë, se një përpjekje për të demonstruar aftësi vepruese në kohën e krizës Corona.

„Shqetësues” për Casparyn është që gjendja e jashtëzakonshme është e pakufizuar, por nga ana tjetër parlamenti hungarez mund ta shfuqizojë atë në çdo kohë. Por për ta bërë këtë kundër vullnetit të kreut të partisë së tyre, do duhej që të ngrihej kundër një shumicë e deputetëve të Fidesz. Për Caspary edhe kërcënimi me ndëshkim për „raportim ta palejuar” për Coronën është përgjigja e gabuar ndaj një problemi të vërtetë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi në Itali/ Autoriteti i OBSH: Harrojini plazhet dhe koncertet

Publikuar

-

Nga

Italia është shteti i cili është prekur më shumë nga koronavirusi duke shkaktuar numrin më të madh të viktimave.

Situata vijon të jetë e rëndë pasi shumë njerëz vazhdojnë të humbin jetën si pasojë e koronavirsit.

Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtar i bordit ekzekutiv të OBSH, Ëalter Ricciardi është shprehur se me shumë mundësi duhet të harrojmë plazhet, koncertet dhe aperitivët, “derisa të kemi gjetur një terapi ose vaksinë kundër Covid-19”.

Më parë, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit, Franco Locatelli ka deklaruar se “Ata që, pasi i janë nënshtruar testeve serologjike, që mund të kenë kontraktuar tashmë virusin dhe për këtë arsye janë imunizuar për disa muaj të paktën nga rreziku për t’u ri-infektuar, edhe mund të kthehen në punë. Por për momentin nuk do të ketë asnjë vendim.

LEXO EDHE:  Itali vrasësi Bujar Mersini dënohet me 16 vjet burg

LEXO EDHE:  U përplas nga makina/ Zbardhet identiteti i viktimës

Ndërkohë kryeministri italian Giuseppe Conte pritet ttë lëshojë një dekret të ri në orët e ardhshme për të zgjatur izolimin e venndit deri pas Pashkëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lakmia në lokalin “Stalla e lopëve”, që infektoi gjysmën e Europës me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si e infektuan gjysmën e Evropës një qendër skijimi në perëndim të Austrisë dhe një ndeshje futbolli në Milano.

Nga Enver Robelli

Në këtë kolumne bëhet fjalë për dështimin e autoriteteve në Itali dhe Austri për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Asnjë qeveri nuk ka fuqi e mundësi të ndalë përhapjen e koronës, por disa mundësi për ta ngadalësuar kanë ekzistuar. Dhe nuk janë shfrytëzuar. Shumë redaksi të mediave evropiane këto ditë i kanë ngarkuar gazetarët më të mirë për të hulumtuar se çfarë ka ndodhur në Ischgl, një qendër skijimi në perëndim të Austrisë. Sipas dëshmive të deritanishme, Ischgl ishte një vatër prej nga u përhap epidemia e koronavirusit në mbarë Evropën, madje deri në Islandë.

Ischgl është një fshat malor në Luginën Paznaun (Paznauntal), lartësia mbidetare 1377 metra. Fshati ka 1600 banorë, 11’800 shtretër, 239 kilometra pista skijimi, 1000 topa për prodhim bore artificiale, 45 teleferikë. Ischgl është njëfarë Palma de Mallorca e sporteve dimërore. Për çdo vit, industria e turizmit në këtë rajon rrotullon 250 milionë euro. Këtu vijnë njerëz nga mbarë Europa për të skijuar, por edhe për të pirë, për t’u dehur, argëtuar, kënduar, me një fjalë, skijimi në Ischgl nganjëherë është veprimtari sekondare, prioritet është koha që quhet “Après-Ski”, pra pas skijimit turistët “u hipin skive” nëpër bare. Pihet Jägermeister i përzier me Red Bull, shumica e turistëve, siç shkruan revista gjermane “Der Spiegel”, para se të pushtojnë baret kanë pirë gjatë ditës nëpër kasolle lart te pistat.

Në Ischgl janë të gjithë bashkë: irlandezë e islandezë, gjermanë e danezë. Këtu në fillim të marsit u infektuan turistë nga shumë vende të Evropës. Me virus në trup ata u kthyen në vendet e tyre, për shembull në Islandë dhe atje e përhapën virusin. Përkundër paralajmërimeve nga kryeepidemiologu islandez, autoritetet austriake të rajonit të Tirolit reaguan tepër vonë. Turistët dhe shoqata austriake për mbrojtjen e konsumatorëve kanë paralajmëruar padi kundër autoriteteve në Tirol. Ato akuzohen se për arsye komerciale qëllimisht e kanë zvarritur mbylljen e pistave, teleferikëve dhe restoranteve.

Ndërkohë, tërë treva e Tirolit (nga data 18 mars) është nën regjimin e karantinës. Por, me gjasë, kjo masë ishte tepër e vonshme. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë në një intervistë televizive se në fillim të marsit është paralajmëruar nga “disa kryeministra të huaj jashtë Evropës” mbi rrezikun që buronte nga Ischgl si vatër infektimi. Kurz deklaroi se ka ushtuar presion që të ndërmerren masa të ashpra. Bare me emra kreativë apo më pak kreativë si “Stalla e lopëve”, “Kasollja e shampanjës” apo “Schatzi-Bar” (bari i shacave) u bënë përhapës të virusit në mbarë Evropën, sipas virologëve.

LEXO EDHE:  Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ U kap me 8 kg kokainë dhe marijuanë

LEXO EDHE:  Vrau shqiptarin, dënohet me 26 vite burg rumuni

Një vatër tjetër e përhapjes së koronavirusit në Evropë ka qenë ndeshja e futbollit mes Atalanta Bergamo dhe FC Valencia. Kjo ishte një e teta e finales së Champions League. Ndeshja u luajt në stadiumin “San Siro” të Milanos më 19 shkurt. Tri ditë më vonë, në Itali vdiq pacienti i parë me koronavirus dhe numri i të infektuarve nisi të rritej shumë shpejt. Një “bombë biologjike” – kështu e ka quajtur kryetari i Bergamos ndeshjen e futbollit mes ekipit italian dhe atij spanjoll. Në stadium kanë qenë mbi 44 mijë shikues.

Sa larg duket tani 19 shkurti. Atëherë nuk kishte “distancë sociale”, me gjasë kjo do të jetë fjalia e vitit, ndoshta edhe e kësaj dekade e këtij shekulli ende të njomë. 44 mijë vetë duke brohoritur në stadium, shumica italianë, të cilët pas ndeshjes u kthyen në shtëpi, në Bergamo dhe rrethinë. Ndërkohë, pamjet nga Bergamo janë tronditëse. Kamionë të ushtrisë që bartin kufoma, fotografi ku shihen arkivole të panumërta, lajme se në Bergamo në çdo gjysmë ore po varroset dikush. Gazeta “Corriere della serra” citon mjekun e narkozës Christian Salaroli nga një klinikë në Bergamo, i cili thotë: “Ne vendosim sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme – si në çdo gjendje lufte.

Nëse dikush është në moshën mes 80 dhe 95 vjet dhe për shkak të pneumonisë së dyanshme atipike ka probleme të mëdha të frymëmarrjes, ne i rezervojmë shtretërit për kujdes intensiv për ata pacientë që kanë më shumë shanse mbijetese”. Ajo çfarë mjeku për arsye etike nuk e thotë, por nënkuptohet: ata që kanë pak shanse për të mbijetuar, nuk merren parasysh, lihen të vdesin. Dhe vdesin të vetmuar, familjarët nuk lejohen të jenë afër, në çastet e fundit mjekët nganjëherë vendosin një lidhje përmes telefonit apo iPad-it mes pacientit dhe anëtarëve të familjes. Vdekje në kohën e koronës. Larg njerëzve më të dashur. Mijëra tragjedi. Shumë dhembje e pikëllim. Dhe shumë njerëz që ende po e nënçmojnë rrezikun nga koronavirusi.

LEXO TE PLOTE