LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Familjeve shqiptare tu sigurohet ushqimi”/ Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

31 Mars 2020, 13:27, Aktualitet CNA
“Familjeve shqiptare tu sigurohet ushqimi”/ Duma: Oligarkët po

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma shprehet se oligarkët në këto ditë të vështira oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna.

Duma tha se këta janë oligarkë që janë pasuruar nga koncesionet që jep qeveria.
Teksa ka komentuar situatën e vështirë për shkak të koronavirusit, Duma shton se familjeve shqiptare më së paku u duhet siguruar ushqimi.

?Ne jemi ekonomi e varfër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve thjesht mbijetojnë.. Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë? Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa punë në Shqipëri. Kështu thotë qeveria, por të gjithë e dimë që nuk është e vërtetë. Ne po flasim për gjëra kryesore në jetën e një njeriu. Por jemi në luftë dhe nuk e dimë sa do zgjasë. Oligarkët thonë se do i heqin nga puna punëtorët. Oligarkët kërcënojnë njerëzit me largime nga puna. Këta njerëz janë pasuruar me koncesione. Sakrifica nuk duhet pritur nga ata që mezi jetojnë. Sektorët e mëdhenj duhen ruajtur gjithashtu?, tha Duma në një lidhje me skypë për News 24.

Lajmet e fundit nga