Connect with Us

“Është gjithçka por kryeministër jo”/ Vasili akuza Ramës: Edi jua thotë copë që s’ka qeveri

Lajme

“Është gjithçka por kryeministër jo”/ Vasili akuza Ramës: Edi jua thotë copë që s’ka qeveri

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komenton sjelljen e kryeministrit Edi Rama dhe nuk i kursen akuzat ndaj tij.

Vasili shprehet se Rama është gjithçka por kryeministër nuk është.

“Edi me telefon përballë Edit pa qeveri!
Edi me telefon në dorë bën sikur zgjidh ndonjë hall, merr ndonjë urim hallexhinjsh, të cilëve jua tall keqas iluzionet për zgjidhje dhe më së fundi nënqesh me kënaqësi e thotë: jua hodha, jua prisha mendjen, jam i zoti për propagandë, jam ujk i mashtrimit, jam mjeshtër për të hedhur hi syve, jam jam jam……! Është, është, është gjithçka është. Por kryeministër nuk është”, shkruan Vasili.

Duke iu referuar bisedave të përditshme ttë kryeministrit me qytetarët në kanalin e urgjencës, Vasili shprehet se “Edi jua thotë copë që s’ka qeveri”.

“Me telefon Edi jua thotë vetë të gjithëve, që s’ka qeveri, s’ka zyra që funksionojnë, s’ka strukturë shteti serioz.
Ka, ka, ka vetëm një zero shtet, që i ngjan plehut sipër të cilit kakaris me telefon në dorë Edi vetë.
Edi po tregohet rob zoti me shqiptarët dhe nuk po i gënjen fare.
Po jua thotë copë që s’ka qeveri dhe maksimumi, që mund të kapin është nja 30 sekonda muhabet me Edin. Ndizni qiri që të mos jetë Edi me ndonjë sëkëlldi, ndonjë kollë, marrje fryme apo diarre e të vjella se edhe këtë gallatën me telefon e humbet dhe s’e kapni dot më as këtë.
Ndaj askush të mos qahet për mungesë sinqeriteti nga Edi. Ai e bëri të veten. Jua tha copë: që sa të jem unë harrojeni shtetin, bëjini dua estradës me telefon, mbani njeri-tjetrin dhe bëjini derman kokës”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mercedes dhe Ford ndihmë në betejen kundër Covid-19/ Nisin prodhimin e pajisjeve respiratore  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa pothuajse e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzore, Ford Motor dhe GE Healthcare planifikojnë të japin ndihmën e tyre në këtë betejë.

Mësohet se Ford Motor dhe GE Healthcare kanë planifikuar të prodhojnë 50,000 ventilatorë brenda 100 ditëve të ardhshme në një strukturë në Michigan për të ndihmuar me pandeminë koronavirus. Kompanitë presin të prodhojnë 1.500 deri në fund të prillit, 12,000 deri në fund të majit dhe 50,000 deri në 4 korrik, thanë zyrtarët.

BBC raporton se dizajni i ventilatorit është licensuar nga GE Healthcare nga Airon Corp me qendër në Florida, një kompani e vogël private e specializuar në produkte të teknologjisë së lartë të mbështetjes së jetës pneumatike.

LEXO EDHE:  Berisha sulmon ashpër Ramën/ “M*** në një copë mëndafshi”

LEXO EDHE:  LSI tallet me Ramën/ Ky është viti i barrës së kryeministrit

Ford, sipas Ëestrick, nuk ka asnjë klient privat në këtë kohë për të blerë ventilatorët dhe “po punon ngushtë” me zyrtarët e qeverisë për të përmbushur kërkesën e nevojshme.

Gjithashtu një kompani tjetër automobilash si Mercedes në bashkpunim me disa inxhinierë kanë nisur prodhimin e disa pajisjeve e cila çon oksigjenin në mushkri pa pasur nevoj për aspirator.

Dyzet nga pajisjet e rejatë prodhuara janë dorëzuar në ULCH dhe tre spitale të tjera në Londër. Nëse provat shkojnë mirë, deri në 1.000 pajisje mund të prodhohen në ditë nga Mercedes.

Agjencia Rregulluese e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor tashmë ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali/ Berluskoni falenderon Ramën: E njoh kryeministrin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka falenderuar kryeministri Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali

Berluskoni thotë se e njeh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe se vlerëson gjestin e tij fisnik.

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë.
Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berluskoni në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Familjeve shqiptare tu sigurohet ushqimi”/ Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma shprehet se oligarkët në këto ditë të vështira oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna.

Duma tha se këta janë oligarkë që janë pasuruar nga koncesionet që jep qeveria.
Teksa ka komentuar situatën e vështirë për shkak të koronavirusit, Duma shton se familjeve shqiptare më së paku u duhet siguruar ushqimi.

“Ne jemi ekonomi e varfër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve thjesht mbijetojnë.. Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë? Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa punë në Shqipëri. Kështu thotë qeveria, por të gjithë e dimë që nuk është e vërtetë. Ne po flasim për gjëra kryesore në jetën e një njeriu. Por jemi në luftë dhe nuk e dimë sa do zgjasë. Oligarkët thonë se do i heqin nga puna punëtorët. Oligarkët kërcënojnë njerëzit me largime nga puna. Këta njerëz janë pasuruar me koncesione. Sakrifica nuk duhet pritur nga ata që mezi jetojnë. Sektorët e mëdhenj duhen ruajtur gjithashtu”, tha Duma në një lidhje me skypë për News 24.

LEXO TE PLOTE