Connect with Us

Epidemiologu jep lajmin e mirë/ Kurbën mund ta kemi arritur, kur mund të zbuten masat

Shëndeti

Epidemiologu jep lajmin e mirë/ Kurbën mund ta kemi arritur, kur mund të zbuten masat

Publikuar

-

Epidemiologu i ISHP, Dritan Ulqinaku është shprehur sot se me ritmet e deritanishme të kurbës së të infektuarve, vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë në Abc e Mëngjesit, me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku është shprehur ndër të tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë në mënyrë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.

Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rastev etë infektimit dhe jetëve të humbura është kufirit të menaxhueshëm

Shifrat janë të pranueshme tashmë na ka dalë frika se mund të kemi një pikë. Ka gati 10 ditë që tashmë kemi një rritje graduale të numrit të personave të infektuar që ka shkuar nga 10 deri në 20 raste në ditë me një % të vogël të rasteve që kanë kërkuar hospitalizim. Problemi për mua është se ne duhet të fillojmë ti çmontojmë masat, por patjetër duke respektuar distancimin social. Unë mendoj se është momenti se ka ardhur koha për ta menduar zbritjen e këtyre masave drastike. Pasi frika e rëndimit të sistemit shëndetsor mendoj se ka kaluar.”- tha Dritan Ulqinaku

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Kemi kërkuar shtyrjen e kredive me tre muaj të tjerë

I pyetur nga Enkel Demi nëse mendon se gradualisht mund të fillojmë ti kthehemi normalitetit, ai tha se “Po mendoj se po. Pasi siç erdhën në fillim duke u forcuar duhet të vijnë dhe duhet të vijnë dhe duke u zbutur pasi frika e qeverisë , e shtetit dhe e të gjithë shtetasve ishte jo mos pasja e rasteve por mbingarkesa e sistemeve shëndetsore dhe paniku që mund të shkaktonte te bluzat e bardha. Kemi dëgjuar për raste të infektimit të bluzave të bardha ku në Itali kemi dhe vdekje të tyre. Tashmë e kemi kaluar këtë frikën dhe kemi filluar në luftën e vërtetetë ndaj COVID 19 dhe jemi duke e menaxhuar.”.

Po ashtu ai theksoi se Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e  kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshëmbull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike. Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin/ Bëhet barrierë në shkolla, zyra e vende të mbyllura

Publikuar

-

Nga

Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin/ Bëhet barrierë në shkolla, zyra e vende të mbyllura

Një grup shkencëtarësh në Universitetin e Hjustonit në SHBA, kanë dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të shkatërrojë koronavirusin në moment. Ky studim, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton COVID-19.

Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë dhe gjithashtu ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij dhe në këtë mënyrë të zhduket.

LEXO EDHE:  Tritan Kalo mesazh të fortë shqiptarëve/ Së bashku do ia dalim, ja çfarë duhet të bëni

LEXO EDHE:  Një furgon për shqiptarët në karantinën neutrale të Kapshticës

Sakaq, kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se COVID-19  mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë”/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike

Publikuar

-

Nga

“Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë”/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka zgjedhur një tjetër formë këtë herë për të përçuar te qytetaratë dhe veçanërisht vlonjatë mesazhin për respektimin e masave anti-covid.

Më anë të disa vargjeve në rrjetet sociale, Brataj kërkon nga vlonjatët respektim të masave ndaj Covid-19, për shkak se në verë gjatë sezonit turistik popullsia në këtë qytet disafishohet për shkak të turistëve.

Brataj thotë se tashmë nuk duhet trimëria e përshkruar në vargje, por e njëjta vendosmëri e asaj historie për mikpritjen dhe respektin.

“Qyteti im i mrekullive, qyteti im i mikpritjes, qyteti im i traditës, qyteti im i natyrës, deteve , lumenjve, maleve dhe kodrave. Natyra ti ka dhënë të gjitha. Ty te ka shkruar Ali Asllani me gërma të gdhendura, askush nuk mundet të vendosi edhe një gërmë të vetme midis tyre.

Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike!
Qiellit i vjel ylberin,
në blerim i mbolle puthjet,
diellplotë e mbushe nderin.

Jam vlonjat, e dua Vlorën,
me dafinë e mbaj kurorën;
për Vlorën në zjarr vë dorën!

Kur kërkon Nëna Shqipëri
Vlonjatë bëhen të tërë.
Vlorës- dritë me histori
I rrimë gatitu në këmbë!

Unë nuk kërkoj sot atë trimëri të përshkruar në ato vargje.
Unë kërkoj të njëjtën vendosmëri, të njëjtën domethënie të asaj historie.
Ne vlonjatët mikëpritjen e kemi virtyt, e kemi besë, e kemi respekt, e kemi nder!
Miqtë në këto vite na janë shtuar shumë, turizmi na i ka shtuar shumë, gjë e cila na ka ndihmuar, na ka shtuar bizneset, na ka shtuar të ardhurat, kemi rritur cilësinë. Në verë ne dyfishohemi ose trefishohemi dhe kjo mirë se të vij!
Vlora duhet e sigurt për Shqipërinë, për shqipëtarët kudo ndodhen.

LEXO EDHE:  Një furgon për shqiptarët në karantinën neutrale të Kapshticës

LEXO EDHE:  Kritikoi masat kundër koronavirusit/ Trump “ndëshkon” ekspertin e sëmundjeve infektive

A mundemi ne vlonjatët të respektojmë rregullat për të mbrojtur jetët tona, të familjeve tona, të miqve tanë, të shqipëtarëve?
A mundemi të bëjmë ne një model të respektimit dhe zbatimit të rregullave?

Sigurisht që mundemi:
Të mbajmë maskën,
Të ruajmë distancën
Të zbatojmë higjenën
Të detyrojmë miqtë, dhe turistët të sillen njësoj si ne
Ta bëjmë Vlorën një OAZ të gjelbër, të sigurt, argëtuese.
Ta bëjmë ne vlonjatët të parët këtë model bashkëjetese me koronavirusin.

Prandaj ti që do të hysh në Vlorë, respekto këto rregulla, respekto veten, resepekto Vlorën!

NE NUK DO TA MBNYLLIM VLORËN!
NE DO TË MBAJMË HAPUR VLORËN DHE SHQIPËRINË!
BËHU PJESË E RUAJTJES SË SHËNDETIT, BËHU PJESË E RUAJTJES SË VLORËS!
BËHU PJESË E MODELIT TURIZËM I SIGURT.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kujdesuni për shëndetin, jo për paratë/ Tritan Kalo: Politikanët nuk iu kanë në listë

Publikuar

-

Nga

Kujdesuni për shëndetin, jo për paratë/ Tritan Kalo: Politikanët nuk iu kanë në listë

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, në mesazhin e tij të radhës bën thirrje për kujdes e vigjilencë, ndërsa ka ndarë për publikun edhe dhomën ku mësohet dhe merren vendime për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19. Sipas mjekut, Covid-19 është realitet dhe jo fantazi, siç e trajtojnë konspiracionistët.

“KOHË KOVIDIANE…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

Gjindem aty që herët në mëngjes jo i FRIKËSUAR, por i NDËRGJEGJËSUAR për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, PËRKUJDESUNI në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..IMAGJINATËN e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të PROTAGONIZMIT të munguar…KURRË mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermierë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….

Korridoret e Pavijonit të Infektivit

LEXO EDHE:  Si të mbroni veten dhe të afërmit nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Kritikoi masat kundër koronavirusit/ Trump “ndëshkon” ekspertin e sëmundjeve infektive

MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme… Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalë mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë…Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..JU LUTEM si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….

NUK është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit politikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuk kanë qënë dhe kurrë nuk do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….

FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!”, shkruan Kalo. 

LEXO TE PLOTE