LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dritë në fund të tunelit”/ Rama zbulon se kur do të lehtësohet situata

31 Mars 2020, 20:02, Politikë CNA
“Dritë në fund të tunelit”/ Rama zbulon se kur do

Kryeministri Edi Rama shpreh se muaj prill do të jetë vendimtar për kapërcimin krizës së koronavirusit në Shqipëri.

Sipas kryeministrit, nëse shqiptarët do jenë bashkëpunues dhe do vazhdojnë të zbatojnë rregullat, në javën e tretë të prillit do shohin dritë në fund të tunelit.

?Unë mendoj se nëse do vazhdojmë kështu si kemi rezistuar deri tani, do shmangim katastrofën.Do mund të fillojmë të mendojmë për të lehtësuar masat më shpejt se vendet e tjera.

Në momentin që kurba tregon rënie të konsoliduar, jo një ditë apo dy ditë, por kur është në vazhdimësi për 10 ditë, atëherë ti fillon merrë masa.

Unë mendoj se prilli do jetë vendimtar. Nese shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues, në javën e tretë të prillit do shohim dritë në fund të tunelit?, u shpreh Rama në emisionin ?Provokacia?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga