LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brataj i thur vargje në shqip dhe italisht infermierëve/ Falenderime nga izolimi

31 Mars 2020, 18:06, Aktualitet CNA
Brataj i thur vargje në shqip dhe italisht infermierëve/ Falenderime

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ka thurur disa vargje infermierëve që janë në shërbim gjatë kësaj kohe të vështirë, kur e gjithë bota po përballet me koronavirusin.

Ndonëse është konfirmuar si i infektuar me koronavirus dhe po përballet me këtë armik të padukshëm, Brataj nuk ka harruar të falenderojë infermierët.

Të njëjtat vargje ai i ka shkruar edhe në gjuhën shqipe dhe në atë italiane, duke qenë se shteti fqinj po përballet shumë ashpër me këtë virus.

Vargjet e formuara nga Brataj në gjuhën shqipe:

Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t?ju ndihmoj?

Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.

Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s?kam nevojë.

Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.

Ti që ngre pacientin pa  u ankuar se peshon.

Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.

Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.

Ti që çdo ditë dikush të qorton.

Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.

Ti që shumë herë kafetë na sjell.

Ti që fëmijët shpesh i abandonon.

Ti që familjen shpesh e harron.

Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

Infermier/Infermiere të quajnë!

Ne kemi vetëm një fjalë: Ju falenderojmë!

Vargjet e formuara nga Brataj në gjuhën italiane:

Tu che rispondi al telefono: urgenza, come posso aiutarti?

Tu che dicci grazie anche quando ti offendono.

Tu che rispondi grazie anche quando ti dicono non ho bisogno.

Tu che rispondi: si dottore, ora la preparo.

Tu che alzi i pazienti senza lamentarsi quanto pesa.

Tu che i pazienti le cambi ogni giorno.

Tu che i pazienti ogni giorno le lavi e gli pulisci.

Tu che ogni giorno qualcuno ti sgrida.

Tu che il sudore dalla fronte pulisci in sala operatoria.

Tu che spesso il caffè ce lo porti.

Tu che i figli spesso abbandoni.

Tu che la famiglia spesso dimentichi.

Tu che ogni giorno mi stai a fianco.

Infermier/Infermiere ti chiami!

Noi abbiamo solo una parola: Vi Ringrazioamo!

Lajmet e fundit nga