LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bankat nuk i bindet urdhrit për kreditë/ Paralajmëron Ahmetaj: Shteti do ndërhyjë drejt për së drejti

31 Mars 2020, 21:15, Sociale CNA
Bankat nuk i bindet urdhrit për kreditë/ Paralajmëron Ahmetaj:

Bankat vijojnë të mos e respektojnë urdhrin e qeverisë për shtyrjen e shlyerjes së kredive dhe për këtë ka folur edhe mbrëmjen e sotme ministri Arben Ahmetaj që është ngarkuar për menaxhimin e ekonomisë në këtë situatë.

Ministri tha se shteti do të ndërhyjë drejt për së drejti dhe paralajmëroi se do merren detyrime ligjore.

“Shteti mund të ndërhyjë drejt për së drejti. Mund të ankohet edhe te Banka e Shqipërisë, edhe te ne edhe të portali. Ju lutem se ato mesazhet mund të shihen në kohë reale. Do merremi me detyrim ligjor se ai është urdhër”, deklaroi Ahmetaj në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga