Connect with Us

800 mijë të infektuar në gjithë botën/ Bilanc tragjik i viktimave në Spanjë, SHBA në krye të listës së të prekurve

Shëndeti

800 mijë të infektuar në gjithë botën/ Bilanc tragjik i viktimave në Spanjë, SHBA në krye të listës së të prekurve

Publikuar

-

Arrin në 800, 049 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën.

SHBA vijon të më mbetet në krye të listës përsa i përket numrit të të infektuarve që ka arritur në 164,610 persona.

Italia qendron e para në listë për numrin e lartë të vdekjeve që ka arritur në 11,591 viktima. Në Itali deri tani janë prekur nga koronavrusi 101, 739 persona duke u renditur kështu e dyra pas SHBA për numrin e të infekuarve.

Ndërsa Kina kryeson listën me numrin e personve të shëruar nga koronavirusi që ka arriitur në 76, 199 duke u pasuar nga Spanja me 16,780 e më pas Italia me 14, 620 të shëruar.
Por kemi sërish një bilanc tragjik nga Spanja ku numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 7.716.

Në vetëm 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 849 persona.
Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hokins Covid numri total i të infektuarve në Spanjë vend është 94.417 persona, 9 000 më shumë se dita e hënë.

Më shumë se 19 000 pacientë janë të shëruar që nga nisja e epidemisë dhe 50 000 janë të shtruar në spitale, ku mbi 500 persona janë në terapi intensive.

Të dhënat sipas vendeve për numrin e të infektuarve i gjeni më poshtë:
164,610 US
101,739 Italy
94,417 Spain
82,272 China
67,051 Germany
45,171 France
44,605 Iran
22,465 United Kingdom
15,922 Switzerland
12,775 Belgium
11,817 Netherlands
10,827 Turkey
9,851 Austria
9,786 Korea, South
7,448 Canada
6,408 Portugal
4,831 Israel
4,661 Brazil
4,550 Australia
4,494 Norway
4,028 Sweden
3,002 Czechia
2,994 Denmark
2,910 Ireland
2,766 Malaysia
2,449 Chile
2,337 Russia
2,245 Romania
2,132 Poland
2,084 Philippines
1,988 Luxembourg
1,966 Ecuador
1,953 Japan
1,865 Pakistan
1,651 Thailand
1,528 Indonesia
1,453 Saudi Arabia
1,418 Finland
1,326 South Africa
1,251 India
1,212 Greece
1,094 Mexico
1,086 Iceland
1,075 Panama
966 Argentina
950 Peru
901 Dominican Republic
879 Singapore
802 Slovenia
798 Colombia
790 Croatia
785 Serbia
745 Estonia
712 Diamond Princess
693 Qatar
656 Egypt
647 New Zealand
630 Iraq
611 United Arab Emirates
584 Algeria
574 Morocco
549 Ukraine
533 Lithuania
532 Armenia
515 Bahrain
492 Hungary
463 Lebanon
411 Bosnia and Herzegovina
398 Latvia
379 Bulgaria
370 Andorra
363 Slovakia
362 Tunisia
336 Kazakhstan
330 Costa Rica
322 Taiwan*
320 Uruguay
298 Moldova
289 Kuwait
285 North Macedonia
273 Azerbaijan
268 Jordan
246 Burkina Faso
243 Albania
230 Cyprus
230 San Marino
204 Vietnam
193 Cameroon
192 Oman
175 Senegal
174 Afghanistan
170 Cuba
168 Cote d’Ivoire
158 Uzbekistan
156 Malta
152 Belarus
152 Ghana
143 Mauritius
141 Honduras
135 Venezuela
131 Nigeria
129 Brunei
129 Sri Lanka
117 West Bank and Gaza
110 Georgia
109 Cambodia
107 Bolivia
107 Kyrgyzstan
106 Kosovo
105 Montenegro
98 Congo (Kinshasa)
85 Trinidad and Tobago
70 Rwanda
65 Paraguay
64 Liechtenstein
51 Bangladesh
50 Kenya
49 Monaco
46 Madagascar
36 Guatemala
36 Jamaica
35 Zambia
34 Barbados
33 Uganda
32 El Salvador
30 Togo
27 Niger
25 Ethiopia
25 Mali
22 Guinea
19 Congo (Brazzaville)
19 Tanzania
18 Djibouti
18 Maldives
16 Gabon
15 Eritrea
15 Haiti
14 Bahamas
14 Burma
12 Dominica
12 Equatorial Guinea
12 Mongolia
11 Namibia
10 Seychelles
10 Syria
9 Eswatini
9 Grenada
9 Laos
9 Saint Lucia
8 Guinea-Bissau
8 Guyana
8 Libya
8 Mozambique
8 Suriname
8 Zimbabwe
7 Angola
7 Antigua and Barbuda
7 Chad
7 Saint Kitts and Nevis
7 Sudan
6 Benin
6 Cabo Verde
6 Holy See
6 Mauritania
5 Fiji
5 Nepal
4 Bhutan
4 Gambia
4 Nicaragua
3 Belize
3 Botswana
3 Central African Republic
3 Liberia
3 Somalia
2 MS Zaandam
1 Papua New Guinea
1 Saint Vincent and the Grenadines

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Na ka lënë të gjithëve gojëhapur”/ Tritan Kalo emocionohet nga dhurata e papritur

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar një suprizë që është bërë për heronjë e Infektivit nga një grup nxënësish nga gjimnazi “Muharrem Çollaku” i Pogradecit.

Ata kanë shkruar dhe pikturuar shumë kartolina dhe kanë mbushur një çantë plot e përplot, ndërsa shprehin mirënjohjen ndaj stafit mjekësor.

“MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuku ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!

LEXO EDHE:  Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

 

LEXO EDHE:  Shkodranët vdisnin nga uria më 1913

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Psikiatri Simon Wessely: Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë

Publikuar

-

Nga

Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Deutsche Welle: Qindra miliona vetë janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Çfarë duhet të presim që t’u ndodhë atyre?

Është fizikisht e vështirë, është psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur.

Unë mendoj se do të zbulojmë se do të jetë e vështirë për shumë njerëz. Do të ketë disa që do të jenë mirë, por po të mos jesh si ne – të kesh një pronë pak a shumë të madhe, të rehatshme – mendoj se do të bëhet gjithnjë e më pak e durueshme me kalimin e javëve.

Çfarë do të ndryshojë te njerëzit që izolohen në javët në vazhdim?

Para së gjithash, në plan afatshkurtër, ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja. Qeveria jonë ka qenë mjaft e kujdesshme të sinjalizojë paraprakisht pothuajse të gjitha ndryshimet që janë bërë. Pra, të gjithë i kanë pritur masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë.

Kështu që ata na kanë dhënë pak kohë për t’u përgatitur, gjë që mendoj se ka qenë shumë e dobishme. Por, pas një kohe, njerëzve kjo fillon të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë: “Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz ose për të bërë diçka “.
Çfarë do të ndiejnë ata saktësisht çdo ditë?

Nuk ka nevojë të jesh psikiatër për të ditur që emocionet janë mërzitje, zhgënjim, zemërim, nervozizëm, si dhe acarim në marrëdhënie. Dhe mos harroni, shumë njerëz tani kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet të ishin në shkollë, por tani nuk janë – një vendim shumë i debatueshëm, me të vërtetë. Kjo ka ndodhur në të gjithë Evropën dhe botën. Mbyllja e shkollave ka shtuar presionet.

Më në fund, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet. Kjo do të jetë e ndryshme nga personi në person, dhe natyrisht një numër i madh njerëzish do të binden. Por të tjerët jo.

Si ndikon altruizmi në këtë? Ideja që unë ndihmoj të tjerët duke hyrë vetë në karantinë?

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Kujdes, pamje të rënda!/Prezantuesja e njohur humb tragjikisht jetën (Video)

Unë mendoj se kjo është ndoshta pyetja e vetme më e rëndësishme. Ne e dimë se ata që i detyrojnë të futen në karantinë e kalojnë më keq, se sa ata që shkojnë vullnetarisht.

Dhe ata që e shohin, ose i shohin, si njerëz që kanë vepruar me altriuzëm dhe u futën në karantinë për të mbrojtur të tjerët – mbase beben e sapolindut të kunatës, ose prindërit e moshuar – do ta kalojnë më mirë në plan afatshkurtër dhe afatgjatë.

Pra, altruizmi, dhe thirrja për altruizëm, dhe bërja e njerëzve të ndjehen se po bëjnë diçka pak heroike, pak për të përfituar të tjerët, është gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjnë autoritetet lokale, policia, qeveritë.

Dhe unë mendoj se ka edhe një gjë tjetër që po ndodh. Mjaft njerëz, dhe më duhet të them edhe unë, pothuajse dëshiroj të infektohem me COVID-19 dhe ta kaloj.

Kështu që gruaja ime ka fat. Atë e testuan, dhe ajo tani e ka pasur virusin, dhe tani është imune – ose të paktën imune për të ardhmen e afërt – dhe do të kthehet të punojë sërish si mjeke, duke bërë një punë të mirë. Dhe shumë, shumë njerëz thonë: “Le ta lëmë pas. Atëherë mund të kthehemi, si altruistë të kontribojmë në shoqëri. Ose të paktën e di që e kam kaluar”. Ime shoqe ishte mjaft e sëmurë për dy ditë. Për dy ditë ishte vërtet e tmerrshme. Por u shërua thuajse po aq shpejt sa u sëmur. Dhe tani ajo do të kthehet te vetja e saj normale, e zakonshme, nëse dikush mund ta përshkruajë Clare-in si normale…

Sir Simon Wessely është presidenti i Royal Society of Medicine dhe bashkëautor i një përmbledhjeje mbi ndikimin psikologjik të karantinës. Ai foli për DW nën karantinë të imponuar pasi gruaja e tij u sëmur me COVID-19. Wessely është psikiatër, disiplina akademike e tij është epidemiologjia, ose studimi i popullsive të mëdha. Ai është ekspert për çështje si shëndetësia ushtarake, terrorizmi, për mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj situatave emergjente dhe katastrofave, dhe për sondazhe e studime të mëdha. Më parë ai ishte President i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve./DW

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

47 viktima nga Covid-19 në Greqi/ Mjeku nga Athina: Masat janë më tolerante se në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Mjeku anestezist shqiptar në Athinë, Vasil Llajo thotë se në shtetin grek deri tani janë shënuar 47 viktima për shkak të koronavirusit.

Sipas Llajos, ka një rënie të numrit të të infektuarve pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 56 raste nga 100 që ka qenë më parë.

“Numri i të prekurve në Greqi është në renie. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 56 raste të reja ndërkohë që ditë më parë ka pasur deri në 100 raste te reja.
Ligjet dhe masat e marra nga qeveria në Greqi janë më tolerante se në Shqipëri”, u shpreh mjeku në një lidhje me Skype ne Top Talk.

Sipas tij koronavrusi cilësohet si një virus tinzar që ka shumë anë të panjohura.

LEXO EDHE:  Kur leninistët e teprojnë, Putin dhe Jinping në prag të rrëzimit nga elitat e Moskës dhe Pekinit

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

Ai theksoi se politika e kryerjes së testeve për koronavirusin është njësoj si në Shqipëri, Kosovë apo Greqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE