Connect with Us

176 mijë të punësuar në biznesin e vogël/ Lista e aktiviteteve, që përfitojnë nga paga e “luftës”

Ekonomi

176 mijë të punësuar në biznesin e vogël/ Lista e aktiviteteve, që përfitojnë nga paga e “luftës”

Publikuar

-

Janë rreth 99 mijë subjekte në vend, të cilat janë të regjistruara si biznes i vogël, pra që kanë një qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, ose rreth 92% e totalit të ndërmarrjeve në vend. Sipas të dhënave nga tatimet, në këto subjekte të vogla deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Në total, të punësuar në sektorin privat jo bujqësor deri në fund të dhjetorit ishin rreth 516 mijë persona, sipas INSTAT. Nga këta 35% janë të punësuar, ose vetëpunësuar në biznesin e vogël, ndërsa të tjerët, rreth 319 mijë persona janë të punësuar nga bizneset e mëdha (që realizojnë mbi 14 milionë lekë qarkullim vjetor në vit). Rreth 20 mijë prej tyre janë të punësuar në ndërmarrjet shtetërore që funksionojnë si sh.a ( OSHEE, Posta, KESH, OST, Ujësjellës, porte etj). Ndërsa 174 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin shtetëror. Në bujqësi janë dhe 463 mijë persona të tjerë, të cilët konsiderohen si të vetëpunësuar, duke bërë që në total në vend të jenë 1.15 milionë të punësuar, sipas INSTAT.

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor nga tremujori i parë i vitit 2017 e në vijim, është mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas INSTAT. Ndërsa numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor bazohet në vlerësimet tremujore të Anketës së Forcave të Punës.

Sa të punësuar do kompensohen nga paga e luftës

Kufizimi i aktiviteteve ekonomike dhe i lëvizjeve të qytetarëve nga java e dytë e marsit, si rrjedhojë e masave për parandalimin e virusit infektiv Covid-19, ka vënë në vështirësi shumë biznese, të vogla e të mëdha, si dhe të vetëpunësuar. Shumë subjekte kanë mbyllur aktivitetin të detyruara nga një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë , “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku përcaktoheshin aktivitetet që lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike dhe, aktivitetet qe nuk lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike. Nga 140 aktivitete ekonomike, 34 u mbyllën.

    Lista e aktiviteteve qe do te lejohen te ushtrojne aktivitetin e tyre dhe aktivitetet te cilat do te ndalohen te ushtrojne aktivitetin ekonomik duke filluar nga data 24 Mars 2020

Por dhe biznese të tjera që nuk kufizoheshin nga kjo listë kanë ndalur aktivitetin për shkak të pamundësisë për të lëvizur, mungesës së klientëve, apo ndërprerjes së zinxhirit ekonomik (psh dyqanet e tregtimit të peshkut, ndonëse lejohen si aktivitet, janë mbyllur në disa raste për shkak se restorantet që ishin klientët kryesore nuk punojnë më). Të tjera kanë reduktuar minimalisht aktivitetin për shkak të mosqarkullimit të njerëzve.

LEXO EDHE:  Prek mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë/ Pipero tregon si ndikon COVID-19 në organizëm

Qeveria, në planin e saj financiar për të përballuar situatën, parashikoi mbështetje direkte për biznesin e vogël, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, përmes dhënies së një page minimale  prej 26 mijë lekë (e ashtuquajtur paga e luftës), ndërsa biznesi i madh mund të përfitonte nga një fond garancie prej 100 milionë eurosh.

Por dhe dhënia e pagës minimale për biznesin e vogël është e kushtëzuar nga lista e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet që lejohen apo jo. Vendimi, që sqaron se si do të kompensohen të punësuarit/vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, thotë se subjekti përfitues, krahas kriterit të xhiros, duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim. Kjo do të thotë që kompensim do të marrin vetëm subjektet që janë pjesë e aktiviteteve ekonomike të mbyllura.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, që nuk mundëson kompensimin e më shumë se 75 mijë biznesve në muaj, (me pagën minimale 26 mijë lekë), përfshirë dhe pagesën e papunësisë.(Link).

Ndërkohë ka një paqartësi te bizneset se cilat aktivitete do të kompensohen dhe cilat jo. Burimet nga tatimet thanë se gjatë ditës së sotme (31 mars) pritet të publikohet dhe lista e saktë e aktiviteteve ekonomike, që po përgatitet nga Ministria përgjegjëse për situatën e Covid-19 ( Ministria e Rindërtimit, që po menaxhon dhe fondet e tërmetit).

Aplikimi fillon në 1 prill

Nga 1 prilli, subjektet, që plotësojnë kriteret, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve (formulari në këtë link, kliko këtu). Pasi formulari plotësohet, secili subjekt e ngarkon atë tek rubrika “Çështjet e mia”.

Tatimet thonë se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

Publikuar

-

Nga

Zhvillimet e reja që vijnë çdo ditë prej pandemisë, kanë bërë që bizneset të llogarisin me laps e letër pasojat e saj. Mungesa e likuiditetit pritet të sjellë probleme me pagat e muajit mars, pasi askush nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë.

Paralizimi i shumë aktiviteteve tregtare dhe shërbimeve, do të sjellë shkurtimin e shumë vendeve pune, duke bërë që qytetarët të kërkojnë asistencë sociale, një barrë më shumë kjo për buxhetin e shtetit.

Sipas sipërmarrësit Flamur Hoxha, rreth 70% e fasonëve nuk kanë likuiditet pasi nuk janë paguar nga klientët italianë. Si rrjedhim një pjesë e madhe e punonjësve do të mbeten pa marrë paga.

Coronavirus ka ulur të gjitha pritshmëritë ekonomike të qeverisë për vitin 2020. Sipas ministrisë së financave prodhimi i brendshëm bruto do të shoqërohet me tkurrje, ndërsa rritja ekonomike parashikohet deri në 2%.

LEXO EDHE:  Pezullohet aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta

LEXO EDHE:  Bëni këto aktivitete gjatë verës dhe do të largoni stresin

Qeveria blen jashtë maska mbrojtëse , fasonët shqiptarë prodhojnë për BE.

Për të përballuar nevojat për pajisje mjeksore gjatë pandemisë së Covid-19 ministrisë së shëndetësisë i është vënë në dispozicion një fond i vecantë. Sipas njoftimeve zyrtare deri tani kanë mbërritur nga Turqia 25 ton pajisje ku përfshihen medikamente dhe pajisje mbrojtëse për bluzat e bardha.

Dhe si për ironi, ndërkohë që në spitalet tona do të ketë produkte importi të sapo blera, fasoneritë shqiptare janë duke prodhuar për eksport pajisje mbrojtëse për vendet evropiane/Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Forcohet ndjeshëm euro dhe dollari/ Ekspertët: Rritja është artificiale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.0 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).

Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.

E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.

Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.

LEXO EDHE:  Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

LEXO EDHE:  Propozimi i Trump/ "Koronavirusi të trajtohet me ilaçin e malaries"

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situate aktuale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Asnjë nuk do të paguhet për 18 ditët e Marsit”/ PD akuza qeverisë: Paketa gjysmake e Ramës hyn në fuqi në Prill

Publikuar

-

Nga

Opozita thekson se Qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë për lënien pa punë në mars të mbi 1 milion shqiptarëve.

Dorian Teliti i DP thekson se qeveria ka përjashtuar me shumë se gjysmën e shqiptarëve nga paketa e ndihmës, duke kërkuar rishikimin e saj.

Sipas tij, lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.

“Shqipëria sot është në betejë kundër virusit, por qeveria është në luftë për të mbuluar 2 të vërteta të hidhura.
E vërteta e parë është se qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për shkak të masave të jashtëzakonshme.
E vërteta e dytë është se askush nuk do të paguhet për 18 ditët e marsit, kur shumica e bizneseve u mbyllën dhe qytetarët u futën në karantinë me urdhrin e qeverisë.
Paketa gjysmake e qeverisë parashikon shtrirjen e efekteve nga 1 prilli. Kjo do të thotë se marsi nuk përfshihet fare në llogaritë e Edi Ramës për të ndihmuar qytetarët.
Në vendimin e fundit të publikuar për fondin e ndihmës gjysmake shkruhet e zeza mbi të bardhë:
“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shume se 3 muaj.”
Është e qartë se vendimi i qeverisë ka përjashtuar ndihmën për muajin mars, duke lënë në mëshirë të fatit më shumë se 1 milionë qytetarë.
Ku do t’i gjejnë paratë ata për të mbyllur këtë muaj?
Pse duhet të shtojnë borxhet kur Edi Rama e kishte në dorë t’ua lehtësonte jetën?
Hyrja në fuqi në 1 prill e vendimit nuk do të thotë se pagesa do të kryhet menjëherë. Pas aplikimit nga bizneset, do të duhen të pakten 10 ditë të tjera që te marrin një përgjigje, nëse perfitojnë apo jo nga fondet e pamjaftueshme të vëna në dispozicion.
Lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.
Edhe ato pak masa te lançuara nga qeveria janë gjysmake dhe jotransparente.
Ndërsa vazhdon të paguajë miliona euro për beton për një grusht njerezish, qeveria nuk ka ende një pergjigje se:
Çfarë do të bëhet me rreth 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?
Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?
Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?
Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?
Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.
Nuk janë paratë e xhepit të Edi Ramës, por parate e taksave të shqiptarëve. Ato nuk duhet të shkojnë tek një grusht oligarkësh dhe financuesish të Edi Ramës.
Sot, është më jetike se kurrë, që shqiptarët të marrin ndihmë nga shteti, të mos diskriminohen dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Ky është detyrim ligjor i shtetit dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.
Partia Demokratike kërkon rishikimin e paketës së ndihmës së qeverisë! Asnjë qytetar nuk duhet të përjashtohet! Çdo ditë e lënë pa punë duhet të kompensohet!”, u shpreh Teliti në një deklaratë për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE