Connect with Us

15 të infektuar në Korçë/ Reduktohen lëvizjet e qytetarëve, më pak pensionistë në rrugë

Sociale

15 të infektuar në Korçë/ Reduktohen lëvizjet e qytetarëve, më pak pensionistë në rrugë

Publikuar

-

Në qytetin e Korçës është shtuar edhe një rast me koronavirus duke e çuar kështu numrin total në 15 të infektuar nga Covid-19.

Ditën e sotme, në qytetin juglindor është vënë re një reduktim i personave që kanë dalë për të bërë pazarin.
Vihet re se nuk ka pasur dyndje dhe grumbullime nëpër supermarkete apo farmaci të ndryshme.

Të pakët janë sot edhe pensionistët që shihen nëpër rrugë krahasuar me ditën e djeshme.
Ata kanë dalë vetëm për furnizim me ushqime dhe barna./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kriza ekonomike nga koronavirusi/ Gratë më të shqetësuara se burrat

Publikuar

-

Nga

Rreth 70 për qind e shqiptarëve kanë pritshmëri negative sa ai takon ndikimit që do të ketë panemia e COVID-19 në financat e tyre për shkak të situatës së krijuar në gjithë zinxhirin ekonomik. Një anketë e IDRAPOLL nxorri në pah se gratë janë të të shqetësuar se burrat rreth kësaj situate.

“Rezultatet tregojnë se pritshmëria e qytetarëve të këtij kampioni është përgjithësisht negative. Rreth 70% e të anketuarave thonë që ndikimi mbi financat e familjeve të tyre do të jetë Negativ. Në një vështrim më të thellë, pothuajse 1 ne 2 qytetarë (48%) thonë se ndikimi do të jetë “shumë negativ”. Ndërkohë, 22% e të anketuarve thonë se nuk presin ndonjë ndikim në financat e familjes nga kjo situatë kurse vetëm 8% deklarojnë se presin ndikim pozitiv.

Të dhënat tregojnë se pritshmëria është e ngjashme në proporcione si për ata që banojnë në zonat urbane dhe për ata në zonat rurale.

Gratë duken se janë “më të shqetësuara” se burrat në lidhje me ndikimin mbi financat familjare. Rreth 76% e grave deklarojnë se situatë do të ketë ndikim negativ kundrejt 68% të burrave” vlerëson anketa.

IDRA sqaron se “të anketuarit janë kategorizuar në 3 grupe të mëdha sipas të ardhurave: të ulëta, mesatare, të larta (ky grupim bëhet përmes një pyetje indirekte që u drejtohet panelistëve në lidhje me aftësinë e blerjeve që kanë në muaj) dhe pastaj të dhënat janë kryqëzuar me përgjigjet e pyetjes mbi ndikimin e situatës në financa e familjes. Pothuajse të gjitha grupet deklarojnë pritshmërinë negative por ka diferenca midis tyre. Është interesante të shihet se ata që kategorizohen me “të ardhura mesatare” deklarojnë një pritshmëri më të madhe për ndikim negativ sesa ata që janë me “të ardhura të ulëta” (76% me 68% përkatësisht). Një tezë për ta interpretuar këtë rezultat është ajo se nga informacioni i dalë në publik, duket se paketa e qeverisë për ekonominë në ketë situatë, nuk e trajton mjaftueshëm “shtresën e mesme” por ka një fokus më së shumti tek shtresa me të ardhura më të ulëta (duke konsideruar edhe pagesën që sigurohet, e cila është në nivelin e pagës minimale)”

LEXO EDHE:  Deputeti i video-skandalit erotik në Korçë/ Ja me kë është takuar

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Korçën/ PD kërkon të shpallet gjendja e emergjencës

Një tjetër rezultat interesant është pritshmëria shumë negative e atyre që deklarohen si të vetëpunësuar. Rreth 94% e kësaj kategorie në anketë deklarojnë se financat familjare të tyre do të ndikohen negativisht (71% “shumë negativisht” dhe 23% “negativisht”). “Kjo shtresë është ndoshta më e prekura nga situatë e masave kufizuese. Duke qenë se pyetjes së shtruar nga IDRApoll iu përgjigjën 47 të vetëpunësuar, i kujtojmë lexuesit se rezultatet që interpretojmë për këtë kategori janë indikativë dhe jo shumë solide nga pikëpamja statistikore” nënvizon anketa.

Kjo është e disata anketë e zhvilluar në kuadër së situatës së pandemisë. Kampioni i përftuar i anketës së fundit është N=681, i peshuar në lidhje me urbanitetin, qarkun, gjininë dhe moshën në mënyrë që rezultatet të jenë përfaqësuese për moshën 18-54 vjeç. Toleranca e gabimit për këtë kampion është 3.8%./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk i treguam se do na mbyllnin derën”/ Moderatorja italiane mesazh prindërve të mjekëve shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë për ti ardhhur në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po kalon shteti fqinj për shkak të koronavirusit.

Disa nga mjekët që do të ndihmojnë Italinë në përballjen me koronavirusin kanë treguar se u nisën pa njoftuar prindërit për të mos i shqetësuar e ndoshta për të shmangur edhe faktin që frika se do të rrezikonin jetën e tyre t’i bënte prindërit të mos i jepnin “leje”.

“Nëse do t’i thonim ndoshta do të na kishin mbyllur derën”, iu shprehën disa prej tyre.

Moderatorja italiane e emisionit “Agora” në Rai3, nisur nga ky fakt, në një komunikim të drejtpërdrejtë me Skype nga Tirana me kryeministrin Edi Rama iu drejtua prindërve të mjekëve shqiptarë: “Rrini të qetë se do të kujdesemi për ta edhe ne. I dërgoj një mesazh prindërve të tyre. Si italian jemi popull bujar dhe i ndjeshëm”, u shpreh Serena Bortone.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen kandidatët e Bashës për degën e Korçës

LEXO EDHE:  E rëndë në Korçë/42-vjeçari  hidhet nga urbani, e përplas furgoni, ambulanca vonon 15 minuta

Kujtojmë se dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali bëri bujë të madhe në mediat italiane duke shprehur falenderime për Shqipërinë që iu gjend pranë në këto momente të vështira./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Protesta pas mbylljes së tregut së fruta-perimeve/ Jepet zgjidhja për tregtarët në Durrës

Publikuar

-

Nga

Ditën e djehsme, Bashkia e Durrësit vendosi mbylljen e tregut të fruta perimeve.

Mësohet se shkak për mbylljen është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë.

Duke filluar nga dita e nesërme tregu i fruta-perimeve në Durrës do të funksionojë ndryshe.
Sipas Abc News, janë rreth 300 tregtarë, të cilët do të ndajnë ditët e punës me njëri-tjetrin.
Kështu 150 tregtarë do të jenë në një ditë dhe 150 në ditët tjetër, pra një ditë po dhe një ditë jo.

LEXO EDHE:  Të dënuarit në burgun e Korçës në grevë urie/ Zbulohet arsyeja 

LEXO EDHE:  Tjetër aksident/ Përplasen dy makina në Korçë

“Kemi marrë masa, po pastrojmë të gjithë tregun. Nesër fillojmë të gjithë punën një ditë po dhe një ditë jo, duke ruajtur edhe 2 metër distancë”, shprehet një nga tregtarët.
Kjo zgjidhje u është dhënë tregtarëve pas protestës që këta të fundit bënë për shkak të mungesës së kushteve në vendin e tyre të punës.

LEXO TE PLOTE