Connect with Us

Ushqente të pamundurit/ Gjobitet e shoqërohet drejtori i qendrës rezidenciale

Denoncim

Ushqente të pamundurit/ Gjobitet e shoqërohet drejtori i qendrës rezidenciale

Publikuar

-

Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.

Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.

Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka” ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.

Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi të tjera mbijetese.

Por pak ditë më parë, Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.

Pamjet filmike dokumentojnë se dy policë, Guximi dhe Velo, në datën 24 mars hynë si ilegalë në ambientet e qendrës rezidenciale, duke venë gjobën dhe shoqëruar Hysniun në komisariat.

Hysniu është ankuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, SHÇBA-ja, Gjykata administrative, i ka bërë kallëzim dhe i ka shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por asnjë zgjidhje.

LEXO EDHE:  Zbulohet pse Kodheli u la jashtë kabinetit të qeverisë "Rama 2"

Për këtë rast, emisioni “Stop” iu drejtua Komisariatit të Policisë nr 4, ku pati një komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha.

Në mënyrë të çuditshme zoti Hoxha u shpreh se është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikojë pa qenë e nevojshme të bëjë shumë bujë.

Shefi Agim Hoxha-Përshëndetje! Faleminderit!

Shefi Agim Hoxha-Po, Odeta! Urdhëroni!

Shefi Agim Hoxha-Po!

Shefi Agim Hoxha-Po!

Shefi Agim Hoxha-Ky është një rast, që po verifikohet nga ana ime. Nuk duhet bërë kaq bujë, sa e bëni ju.Normalisht, aty ka ambiente ndenjëse. Ky ambient lokali, është ambient lokali, që shërben edhe për pjesën tjetër të banorëve, që duhet zbatuar urdhri, duhej të mbyllej.

Shefi Agim Hoxha-Unë jam në fazë verifikimi.Më kupton?/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Pacienti i hemodializës pa zgjidhje, askush nuk i siguron transportin

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan udhëtoi këtë të mërkurë drejt Cërrikut për të takuar Albert Cjapin, i cili prej 2 vitesh bën dializë, për të jetuar.

Së fundi, për shkak të situatës së izolimit nga koronavirusi, Alberti thotë se nuk ka me çfarë të shkojë në spitalin e Elbasanit. Ambulancat nuk e çojnë dhe mjete të tjera transporti nuk ka në qarkullim, që të mund ta çojnë, ta presin të mbarojë punë dhe ta kthejnë në shtëpi.

“Nuk kemi kundërshtim me urdhrin e kryeministrit që thotë karantinë, po për ne të dializës tani? Duhet të shkoj tre herë në javë. Nuk jemi të vetëm. Janë 3 veta nga Mollasi, bëhen gati 10-12 veta nga Cërriku. Të paktën spitali i Cërrikut të na ndihmojë me ambulancën në këto kohë sa është kjo karantina. Nuk është se jam vetëm unë. Nuk jemi në kundërshtim me karantinën se ai mendon për shëndetin tonë. Kur më thotë ruhu nga virusi, atëherë vdis në shtëpi nga dializa. Unë s’e bëj dot”, tha ai.

Në Qendrën Shëndetësore të Cërrikut, drejtori premtoi se do flasë me kryetarin e bashkisë, për gjetjen e një mjeti për pacientët e hemodializës gjatë kësaj periudhe.

Drejtori: Duke qenë në këtë situatë, ne kemi nisur emrat, ça janë domethënë brenda bashkisë Cërrik, vetëm qyteti, na takon ne, e kemi nisur te Operatori Rajonal dhe nuk i pengon askush në lëvizje, mjafton të japin targën.

LEXO EDHE:  Nga zonja 5 milionëshe tek ministrja e marrëdhënieve/ “Bluzë-grisura” e Qeverisë nën hetime

LEXO EDHE:  Nishani "ia numron një më një" Ramës/ "Nuk qeveriset nga shtëpia por nga fusha e betejës"

Gazetarja: Problemi është që ky pacient, ose X pacient nuk ka automjet privat. Nuk ka luksin që të marrë taksi pasi kostoja është shumë e lartë.

Drejtori: Problemi është i tillë, që ata e marrin kompensimin e udhëtimit. Edhe pse janë në periudhë izolimi, e kanë të drejtën të udhëtojnë, mjafton të deklarojnë targën.

Gazetarja: Nuk kanë makinë që ta deklarojnë se me çfarë do të udhëtojnë

Drejtori: Për këtë ne do ta diskutojmë, ta ngremë edhe me kryetarin e Bashkisë, sesi të japim një zgjidhje, që të vëmë një mjet apostafat për ata.

Ndërkohë në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe drejtori teknik thotë se po përpiqen për një zgjidhje, por të gjitha autoambulancat varen nga 127-ta, Drejtoria e Përgjithshme e Urgjencës Kombëtare.

Gazetarja: Kam problemin e pacientëve që janë me dializë nga Cërriku dhe vijnë e bëjnë këtu në spitalin e Elbasanit. Arsyeja që kemi ardhur pranë spitalit të Elbasanit është një ambulancë për ata pacientë që nuk janë të paktë.

Drejtori: Të gjitha ambulancat varen nga 127-ta. Ne për gjithçka marrim 127-ën dhe për vizitat brenda qytetit. Në qoftë se 127 jep ok!

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Emisioni “Stop” zbulon skandalin/ I paraburgosuri që u vetëvra në qeli vuante nga skizofrenia

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvar në burg në Dhjetor 2019. I ndjeri akuzohej për vjedhje në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati Nr. 4, konkretisht oficerja e Policisë Gjyqësore, Geranda Gjeta.

Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin se Bilbil Hasani vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Në këto raste, personat procedohen me masë më të lehtë ose shtrohen në spitalin e burgut.

Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta, tregon se ky fakt është bërë i ditur edhe nga mjekja Valentina Asabella. Kjo e fundit tregon për emisionin “Stop” se Bilbil Hasani ka qenë prej vitesh pacient i saj.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Unë ka shumë vite që e kam ndjekur të ndjerin Bilbil Hasanin. U preka shumë kur dëgjova lajmin. Sigurisht që kur ikën një njeri normal që të krijon ndjesi, por unë isha shumë e lidhur me atë. Pra, ai nuk kishte ndërruar mjek deri vitin e fundit sepse mjekohej nga spitali me ampula. Ishte i detyruar dhe gjatë gjithë kohës ishte tek unë. Ai vuante nga skizofrenia, është një sëmundje e rëndë që kemi ne në shëndetin mendor”.

Kurse avokatja e të ndjerit thotë se Bilbil Hasanit nuk ju gjetën as paratë e vjedhura për të cilat u akuzua.

Avokatja Vjollca Pustina“Personi, që dyshonte, që i kishte marrë lekët, ishte një person.., të dëmtuarit e tërmetit dhe kishte tërhequr lekët, që i dhanë këto për qëra. Në fakt, këtij, në momentin e parë, (në kushtet e flagrancës) këtij 20 mijë lekë i janë gjet, Genci. Kur ka zbrit Bilbili nga autobuzi, ky burri ka vajtur nga mbrapa e ka kap, ka lajmëruar policinë dhe kanë ardhë e kanë arrestu. Po ky kallzuesi tha ‘ky është personi, që më vodhi portofolin”.

Pas arrestimit të Bilbil Hasanit dhe shoqërimit në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, aty u paraqit bashkëshortja e tij. Fillimisht kishte shkuar tek mjekja psikiatre, ku kishte marrë kartelën që vërtetonte se bashkëshorti i saj vuante nga skizofrenia.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Tek unë u paraqit bashkëshortja e Bilbilit, i kam vënë në dispozicion një epikrizë të hollësishme me ecurinë e sëmundjes, diagnozën, bashkëngjitur me të edhe raportin që vërtetonte që Bilbili vuante nga skizofrenia dhe përfitonte grup invaliditeti. Merrte KEMP, pra paaftësi të kufizuar më saktë. I ka pasur të dyja, ja kam vënë në dispozicion bashkëshortes”.

Por, oficerja e Policisë Gjyqësore Geranda Gjeta mohon që të ketë pasur dijeni për kartelën e Bilbil Hasanit. Ndërsa avokatja Pustina shprehet se Bilbil Hasani kishte thënë vetë përpara policisë se ishte i sëmurë.

LEXO EDHE:  Banorët në Thumanë lajmërojnë grevë urie/ 4 kërkesat e PD për qeverinë

LEXO EDHE:  Nishani "ia numron një më një" Ramës/ "Nuk qeveriset nga shtëpia por nga fusha e betejës"

Avokatja Vjollca Pustina: “I shkreti, se u bë për rahmet, inisistoi ju tha… Je arrestu ndonjëherë? Nuk jam arrestu tha, unë jam i sëmurë, – tha. Tha, le ta mohojnë kush të det …le ta mohojë le…, para Zotit unë di të flas. Mu vetëm ai nalt le të më besojë, Genci”.

Arrestimi i tij dhe vendimi me masë sigurie arrest në burg, çoi në një tragjedi. Bilbil Hasani u vetëvar brenda qelisë së tij, për shkak se autoritetet kompetente anashkaluan faktin se i ndjeri ishte i sëmurë.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me oficeren e Policisë Gjyqësore dhe me prokuroren e çështjes Elina Kombi, por që të dyja mohuan të kenë qenë në dijeni të faktit se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë.

OPGJ Geranda Gjeta: Po pra! Atëherë po ta shpjegoj edhe njëherë momentin, që ne nuk disponojmë një vendim mjeksor, tamam domethënë, një dokument zyrtar nga ana…, ne si OPGJ.., verifikimet merren nga prokurori pastaj…Mua s’më ka ndodh ndonjëherë, që të ketë epikrizë dhe të jetë arrestuar.

Prokurorja Elina Kombi: Absolutisht! Absolutisht jo! Madje ka pasur avokate të tijën. Në fillim ka pasur avokate Vjollca Pustina, pastaj ka marrë avokatin Saimir Visha dhe në asnjë fazë nuk është ngritur pretendimi dhe nuk më është paraqitur asnjë lloj raporti, në lidhje me shëndetin, me gjëndjen shëndetsore. Madje unë e kam përfunduar çështjen brënda 10 ditëve dhe e kam dërguar në gjykatë. Jo, absolutisht! Jo jo nuk është paraqitur asnjë pretendim, as nga personi vetë, as nga avokatët, që ka pas me prokurë gjatë gjithë procesit.

Por emisioni “Stop” ka zbuluar se në dosjen hetimore ishte përfshirë edhe epikriza që vërtetonte se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kërkesës së avokates së të ndjerit për një masë më të butë sigurie për shkak se Bilbili vuante nga skizofrenia, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk e mori parasysh dhe vendosi arrest në burg. Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie, pavarësisht se në dosjen hetimore ishte përfshirë kartela mjekësore e të ndjerit./TV Klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video-Denoncohet “sjellja banditeske”/ Shitësi dhunon pensionistin që bleu limona

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen banditeske” ndaj një pensionisti në tregun e fruta-perimeve në Durrës.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital Berisha thotë se një shitës kishte keqtrajtuar pa të drejtë një pensionist dhe kishte kërkuar t’i marrë paratë e limonave për të dytën herë ndonëse i moshuari i kishte paguar.

“Sot u gjeta papritmas para një sjellje prej banditi të një shitësi në treg ndaj një pensionisti i cili kishte dhe 200 lekë shitësesh dhe kishte blere 140 leke limona dhe shitësja i kishte kthyer kusurin dhe pensionisti u largua. Mbrapa pensionistit i vihet një shitës tjetër bandit dhe e tërheq me forcë duke i marrë qesen me limona. Shitësja i thotë se pensionisti i ka paguar limonat banditit. Ai përsëri në vend që t’i kërkonte të falur pensionistit kërkon t’i kthejë paratë dhe ti marrë limonat që kishte blerë”, thuhet në mesazhin e qytetarit, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE