LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me koronavirus/ Vdes gruaja shtatzënë

30 Mars 2020, 15:02, Kosova & Bota CNA
U infektua me koronavirus/ Vdes gruaja shtatzënë

Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 7340 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 812 persona.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur në 85 195 njofton Ministria e Shëndetësisë. Mes viktimave është dhe një grua shtatzënë e cila pas komplikimeve u detyrua ti nështrohej një lindje urgjente me operacion, por nuk ka mundur tia dalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në La Coruña në spitalin Materno Infantil, teksa gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ajo shkoi në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë, çka bëri që mjekët ta operonin me urgjencë.

Gjatë lindjes, u shënuan komplikime të tjera, duke bërë që gruaja të vdesë. Jo vetëm kaq, por edhe foshnja që mbante në bark, lindi e vdekur shkruan EuroWeeklynews./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga