LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimet-Bota “në luftë” me koronavirusin/ Nga vjen rreziku i infektimit, si ta shmangni

30 Mars 2020, 13:28, Lifestyle CNA
Studimet-Bota “në luftë” me koronavirusin/ Nga vjen

Gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm, koronavirusin.

Tashmë të gjithë njerëit janë të detyruar të izolohen dhe të marrin masa për mbrojtjen nga koronavirusi.
Cdokush duhet të jetë i kujdesshëm duke filluar që nga higjen personale dhe deri tek distancimi mes njerëzve.

Por a ekziston rreziku të infektoheni duke prekur me duart tuaja objekte që kanë qenë në kontakt me pacientët e Covid-19?

Sipas një studimi të botuar në Journal of Hospital Infection më 6 shkurt, kjo është e mundur.
Stabiliteti i virusit SARS-CoV-2 (përgjegjës për sëmundjen Covid-19) varet nga lloji i sipërfaqes me të cilen ai bie në kontakt.

Sipas studimit, virusi mund të rezistojë në sipërfaqe të ndryshe në një kohëzgjatje prej dy orësh deri në gjashtë ditë (kjo kohë është më shkurtër nëse temperatura e ambientit afrohet 30 ° C).
Studiuesit në këtë mënyrë gjetën lloje të qëndrueshme të virusit deri në pesë ditë pasi spërkatnin çelikun, qelqin ose qeramikën, pa mundur të matnin sa u gjet në secilën prej këtyre sipërfaqeve. Rezultate mjaft të ndryshueshme (nga dy deri në gjashtë ditë) janë vërejtur për plastikën, ndërsa mbi latex dhe alumin, mjaftojnë vetëm disa orë që virusi të bëhet i parrezikshëm.

Një studim i dytë, botuar në Neë England Journal of Medicine më 17 Mars, testoi rezistencën e virusit në materiale të tjera, të tilla si kartoni dhe bakri, ose edhe në ajër, duke e spërkatur atë me një aerosol. Rezultatet tregojnë kohëzgjatje më të shkurtër se ato të botuara nga punimet e mëparshme, nga tre orë (ne ajër) deri në tre ditë maksimum (mbi çeliku apo plastikë, njëzet e katër orë mbi karton), për një të njëjtën sasi të virusit të spërkatur.
Po të vemë re dy studimet bien dakord në një pikë: plastika dhe çeliku janë sipërfaqet ku qëndrueshmëria e virusit ka qenë më e gjata.

Plastikë 2 deri në -8 ditë

Xham dhe qeramikë -5 ditë

Çelik inoksidabël -3 deri në 5 ditë

Letër dhe karton -1 ditë

Alumin -2 deri në 8 ditë

Një studimin e tretë të publikuar nga Qendrat e Sh.B.A për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kohët e fundit raportoi se materiali gjenetik i virusit kishte rezistuar në kabinat e pasagjerëve të infektuar të anijes Diamond-Princess, ku 3.700 njerëz u karantinizuan në shkurt,edhe shtatëmbëdhjetë ditë pasi pasagjerët u larguan prej aty.

Këto studime mund të orientojnë njerëzit për të kuptuar se cilat janë sipërfaqet më të rrezikshme të cilat mbajnë më gjatë virusin.

Për të qenë më të sigurt, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të pastrojnë apo dizinfektojnë cdo sipërfaqe apo objekt para se ta prekin.
Koronavirusi, ky armik i padukshëm por mjaft i rrezikshëm për jetën e njeriut.
Prandaj kujdesi maksimal, higjena, distancimi social dhe cdo masë tjetër e rekomannduar duhet të zbatohet me përpikmëri për të shmangur infektimin nga ky virus.

Lajmet e fundit nga