LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga koronavirusi/ Rama "harron" fermerët

30 Mars 2020, 14:30, Politikë CNA
Situata nga koronavirusi/ Rama "harron" fermerët

Ish-ministri i Bujqësisë, njëkohësisht kryetar i PA-së Agron Duka, duke komentuar situatën nga koronavirusi, tha se qeveria e ka lënë jashtë vëmendjes bujqësinë.

Sipas tij, në paktën që kryeministri prezantoi, gati nuk u fol fare për sektorin e bujqësisë, ndërsa bëri thirrje të ndërhyhet me subvencione.

?Qeveria mundohet që ta kurojë këtë situatë që është një situatë jo normale, por nuk shoh që ka një vëmendje për bujqësinë. Në paktën që paraqiti kryeministri, pothuajse për bujqësinë nuk u fol fare. Sot bujqësia ka shumë probleme, perimet janë në pikën e prodhimit të tyre, por ka mungesë tregu, çka ka shkaktuar ulje çmimi. Në këtë kushte shteti duhet të futet me masa subvencionuese. Gjë të cilën ne nuk po e shohim deri më tani.

Çfarë duhet të bëjë shteti në këtë situatë? Janë subvencioni direkte. Janë njohje me humbjet e kostove të prodhimeve bujqësore. Në rastet kur ka humbje ose stogje, duhet që të kompensohen. Në këto kushte ne po humbim shumë pasi bujqësia përbën 18-20% të PBB-së dhe kjo nuk po shihet siç duhet nga ana e qeverisë.

Ka raste kur mund të pengohen fermerët që të shkojnë në punë. Kjo duket sikur bëhen me dashje. Fermeri nuk rrezikohet nga ky virus, pasi punon në sera të mbyllura ose punon tokën me traktor. Këta duhet të kenë leje si të tjerët që kanë leje që merrem me biznese të tjera, ushqimore për shembull?, u shpreh Duka për Ora news.

 

Lajmet e fundit nga