Connect with Us

Reshje dhe temperatura nën zero/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditët në vijim

Sociale

Reshje dhe temperatura nën zero/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditët në vijim

Publikuar

-

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, ku reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve.

Sipas SHMU, dita e martë do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

Dita e mërkurë do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësin mbi 300m me intensitet deri mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë hera-herës të vrullshme nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 20-25m/s.

Dita e enjte do të ketë mot të qendrueshëm, ndërsa dita e premte do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza, ja sa arrijnë temperaturat

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte, ku temperaturat në vlerat minimale do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 30 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Ka mundësi te jeni shume kërkues dhe shume strikte ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite prandaj ne disa momente mund te keni edhe debate me te. Ndryshoni sjellje nëse doni te rikthehet qetësia. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrijnë dot t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do vendosni rregull maksimal dhe nuk do ju dalin asnjë moment te papritura.

DEMI 21. prill – 21. maj

Te nxitur nga Plutoni, sot do i jepni prioritet absolut partnerit dhe do jeni te gatshëm te lini çdo gjë tjetër pas dore për te. Beqaret do ndihen me te lire për te kërkuar dashurinë dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete dike. Gjithsesi mire është te mos nxitohen dike hedhur hapa. Me shpenzimet do ju duhet vetëm pak me shume kujdes dhe gjendje nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e privilegjuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do bazohet tek besimi dhe mirëkuptimi. Çdo çast do jete i qete dhe nuk do keni konflikte. Beqaret mire është te kujdesen me shume për pamjen dhe sjelljen ne mënyrë qe te tërheqin sa me shume persona. Financat, ndryshe nga sa e kishit menduar, do kenë përmirësime te njëpasnjëshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite shume e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do debatoni me partnerin edhe për gjera fare elementare dhe mund te ndiheni keq. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq i mire sa për te hedhur hapa. Ne planin financiar duhen menduar me shume kujdes gjerat sepse po u bene gabime zor se do përmirësohet situata shpejt.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat si t’i keni ne zemër ju te dashuruarit dhe kjo mund t’iu beje te ndiheni shpesh ne siklet te madh. Për beqaret do jete një dite tërësisht e qete dhe nuk do ndodhe asgjë e veçante. Le te bëjnë durim edhe për disa kohe. Ne planin financiar do jete një periudhe e qëndrueshme. Reflektoni për hapat qe duhet te hidhni me pas sepse është momenti i duhur.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite mjaft euforike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e harroni njëherë e mire te shkuarën dhe do mendoni vetëm si ta bëni te bukur te ardhmen. Beqaret nuk do duan te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi edhe ashtu si janë ndihen mjaft mire. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Te dashuruarit do jene gati edhe për aventura dhe çmenduri te vogla me partnerin. Dita e sotme ka për te qene vërtet si një ëndërr për ta. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort gjate kësaj dite sepse do takojnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar nuk do ju ecin gjerat si i kishit menduar. Do kryeni me tepër shpenzime nga sa kishit menduar.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite fantastike dhe here pas here e mbushur me emocione shpërthyese do jete kjo e sotmja. Do ju duket me te vërtetë sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne shtëpi, por duhet te dalin e te njihen me sa me shume persona. Buxheti do jete i mire, por nëse vazhdoni te shpenzoni me sy mbyllur duke mos menduar për te ardhmen, do keni goxha probleme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni probleme me komunikimin ne çift gjatë kësaj dite dhe kjo do sjelle vështirësi te njëpasnjëshme. Për asnjë çast nuk do ndiheni te qete. Ju beqaret do realizoni me ne fund një takim shume te veçante qe do iu nxite ta hapni zemrën. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi qe te mundeni nëse nuk doni qe te futeni ne një periudhe te vështirë e delikate.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite me shume diell do jete kjo e sotmja për juve qe keni një lidhje. Do kaloni çaste te paharruara me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni krenare për lidhje qe keni krijuar se bashku. Ju beqareve asgjë dhe askush nuk do ju ndale sot për te bere deklarata te forta. Shpenzimet kryejini pa frike sepse gjendja nuk do jete aq e keqe sa e kishit menduat.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite e qete dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për te dashuruarit. Bëni atë qe do ju thotë zemra ne çdo moment. Nëse jeni beqarë mos u fiksoni pas dikujt dhe mos bëni gjëra për të cilat te pendoheni. Jo çdo gjë është ashtu si duket ne pamje te parë. Me financat tregohuni ekstremisht te matur nëse nuk doni vështirësi te vazhdueshme. Gjithmonë duhet menduar edhe për te ardhmen.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do përjeton i kënaqësitë që keni dashur përherë ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret, pavarësisht mundimit dhe përpjekjeve te vazhdueshme, nuk do arrijnë dot as sot ta bëjnë për vete dike. Për financat do jete një dite e paqëndrueshme , megjithatë me pak kujdes dhe me pak mbështetje nga te afërmit nuk do gjendeni ne situata te sikletshme.

LEXO TE PLOTE

Sociale

I quajti “mostra” mjekët e Durrësit/ Drejtoresha bën për “ujë të ftohtë” ish deputeten

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu denoncoi disa ditë më parë se në Spitalin Rajonal të Durrësit kishte rezultuar një rast pozitiv me koronavirus, dhe se ngjarja po mbahej e fshehtë duke i quajtur e mjekët mostra që fshehin të vërtetën.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe drejtoresha e këtij spitali, Nadire Jani, e cila është shprehur se  “në Spitalin e Durrësit vinë të gjithë pacientet që dyshohen për Covid 19, kjo nuk është e fshehtë pasi të gjithë e dinë se pacientët që shkojnë në Tiranë, nga spitali i Durrësit nisen, nuk nisen nga ajri!

Në Spital këtyre pacientëve i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u merret tamponi me Coronavirus dhe pritet përgjigja! Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dërgohet në Tiranë, ndryshe mjekohet për sëmundjen që ka!”, thekson Jani në reagimin e saj

Në të njëjtën kohë, drejtoresha hedh poshtë edhe pretendimin se mjekët nuk janë të pajisur me veshjet e përshtatshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.

“Si mundet te nxjeri nga goja nje femer te tilla fjale MOSTRA !!!

Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER !!!

LEXO EDHE:  Shqipëria vijon të “përvëlohet”/ Ja sa do jenë sot temperaturat

LEXO EDHE:  “Tërbohet” moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Per cfare komenton kjo ish deputete ?!

Ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19, kjo nuk eshte e fshehte pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane, nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri !

Ne Spital ketyre pacienteve i behen te gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u meret tamponi me corona virus dhe pritet pergjigja !

Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dergohet ne Tr, ndryshe mjekohet per semundjen qe ka !

Nqs pacienti eshte me tampon NEGATIV, nuk quhet me Covid sipas rekomandimeve te OBSH !!

Biles ne spital, ne raste e dushuara jemi bere dhe 2 here tampon !!!

Sa per personelin, mos te behet merak zonja ish deputete se ato i kane te gjitha mjetet e nevojshme mbrojtese !!

Mos te meret me “ zera” nga spitali Durresit, por te vi ti shohi si punojne e ku punojne brenda te gjitha protokolleve te OBSH !!!

Mos te kete frike, se asnje nga keta djem e vajza te mrekullueshme te stafit te urgjences jane goxha te mbrojtur dhe nuk e infektojne zonjen ne fjale !!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Wau, wau!”/ Brataj i jep kurajo nga izolimi kolegëve të dërguar në Itali

Publikuar

-

Nga

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka reaguar nga izolimi për mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali për të luftuar krah kolegëve të shtetit fqinj me koronavirusin.

Brataj deklaron se ky staf mjekësor është krenaria jonë, shembulli dhe virtyti. Ai thotë se ka të njëjtën ndjesi si ajo e momentit kur pa ekipet e kërkim-shpëtimit të Italisë në Durrës duke gërmuar në rrënojat e banesave të shembura nga tërmeti.

“Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta skenë, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjekësore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Wau, wau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por ju sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit shqiptar! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Tërbohet” moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza, ja sa arrijnë temperaturat

Shefi i Urgjencës Kombëtare, i cili është konfirmuar me koronavirus, i jep kurajo kolegëve që të shpëtojnë jetë, pasi thekson se këtë mission fisnik e kanë të skalitur në zemër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE