LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Regjistrohet viktima e 12 nga koronavirusi në Shqipëri

30 Mars 2020, 20:23, Politikë CNA
Regjistrohet viktima e 12 nga koronavirusi në Shqipëri

Një tjetër paciente e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e cila ka qenë e shtruar prej 5 ditësh në spital.

Dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t?i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga