Connect with Us

Rama i kthehet “luftës” politike/ Mbledh komisionin për shkarkimin e Metës

Politikë

Rama i kthehet “luftës” politike/ Mbledh komisionin për shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Edhe pse vendi është në një situatë emergjence për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se kryeministri Rama do i kthehet “luftës” politike me presidentin Meta.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të bëhet online dhe në rend ditë është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 28 shkurtit 2020 si dhe miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

Kujtojmë që përplasja Presidencë- mazhorancë ndodhi pasi KED dërgoi dy lista te secili institucion për të zgjedhur kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Meta zgjodhi vetëm një kandidat Besnik Muçin duke refuzuar të zgjidhte të dytin radhazi pasi pretendonte se kjo ishte shkelje e Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Paskal Milo: Rama braktisi aleatët

Njoftimi nga Kuvendi

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

E martë, 31 mars 2020

Ora:11:00

Ne rend të dites: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datë 28.02.2020

Miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor

Vendimi per te shtyre mandatin e komisionit behet per te pritur opinionin e Komisionit te Venecias mbi ceshtjen e emerimeve ne Gjykaten Kushtetuese.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Meta akuza Kuvendit/ Si gënjeu Komisionin e Venecias, ja përgjigjja që mora nga Dvorani

LEXO EDHE:  “Manifestimi më i mrekullueshëm”/ Meta zbulon skenarin e 2 Marsit, fton edhe Ramën

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.

I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.

“Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.

LEXO EDHE:  Rama-Fevziut: Boll më, se je i lodhur fare. Dukesh sikur ke lenë lekët në bixhoz

LEXO EDHE:  Të mos bëjnë të “zgjuarin” me cmimet/ Rama paralajmëron ndëshkime të forta

Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Protesta e Astirit/ Çuni i Fahriut: Rama jeton si mafioz

LEXO EDHE:  Rama dhe Berisha do të përfundojnë keq

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE