LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Probleme për aplikimin në E-Albania”/ Rama jep lajmin: Nesër policia do jetë mirëkuptuese

30 Mars 2020, 19:07, Politikë CNA
“Probleme për aplikimin në E-Albania”/ Rama jep lajmin:

Shumë qytetarë janë anskuar se nuk kanë mundur të marrin leje dalje për shkak se sistemi i E-Albania ka pasur vështirësi për shkak të fluksit të aplikuesve.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar ndjesë dhe ka bërë të ditur se nesër policia nuk do jetë ndëshkuese, por mirëkuptuese me qytetarët.

?Më lejoni t?ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompanitë celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos adresojë në mënyrë të menjëhershme sanksionet dhe gjobat duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës?, tha Rama në një videolive./ CNA.al

Lajmet e fundit nga