LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezenca e OSBE në Shqipëri mesazh qytetarëve/ “Respektoni masat që japin rezultat”

30 Mars 2020, 15:54, Sociale CNA
Prezenca e OSBE në Shqipëri mesazh qytetarëve/ “Respektoni

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë një mesazh lidhur me situatën në vendin tonë.

OSBE i kërkon qytetarëve të respektojnë masat që japin rezultat, në mënyrë që të mposhtin koronavirusin e ri.

OSBE thotë se është lajm i mirë që nuk kemi pasur shpërthime të mëdha me raste të prekurish, ndërsa falenderon mjekët për punën e palodhur që po bëjnë këto ditë.

?Ka qenë një javë e vështirë ? por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë, që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetike, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga